Organizim i mirë dhe i fshehtë: 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut
Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua më 9 prill 2008 dhe hyrin në fuqi me 15 Qershor 2008, shkruan Gazeta Metro.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë Kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj Përfaqësuesit special të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.
Sot bëhen 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut.
Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të mirë dhe të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.
Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpall persona në kërkim.7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës./gazetametro.net