Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Qeveria edhe politika shqiptare nuk reaguan e nuk reagojnë akoma edhe sot lidhur me çështjen "Himara" | My CMS

Qeveria edhe politika shqiptare nuk reaguan e nuk reagojnë akoma edhe sot lidhur me çështjen "Himara"

Dihet që Himara është një krahinë shqiptare, e banuar nga shqiptarë. Megjithatë, krerët politikanë grekë, jo një herë, por në çdo rast që u jepej mundësia deklaronin se: “Në Himarë kishin parë një popullsi kompakte greke”, se “himariotët janë minoritarë grekë dhe këmbëngulnin që aty të hapeshin shkolla greke. Dhe qeveritarët tanë pa shtyllë kurrizore, iu bindën presionit grek deri në atë shkallë sa që të gjithë po ambientohen me gjendjen dhe masat për helenizimin e saj. Bollano e qeveris Himarën sikur të ishte një provincë greke që i merr porositë dhe urdhërat nga Athina. Në tokën e pastër shqiptare të Himarës valon flamuri grek, këndohet himni grek, në shkollë mësohet historia e Greqisë dhe jo e Shqipërisë, madje dhe mbishkrimet shqipe në tabela u hoqën, për t’u zëvendësuar me mbishkrime greke. Të gjitha këto ndodhin edhe se në krye të pushtetit atje është Bollanua, njeriu i lidhur ngushtë me Federatën Pan Helene me qendër në SHBA, në atë federatë që drejtohet nga shovenët e deklaruar Nikolas Geixh (Nikos Gaxhojanis). Dihet tani që Bollanon e sollën në pushtet krerët e Federatës Pan Helene, duke përdorur të gjitha rrugët dhe mjetet për t’ia arritur kësaj, për ta marrë Bashkinë Bollano. Luftën dhe përpjekjet e Federatës Pan Helene dhe të mister Geixhit i zbuloi fare mirë dhe hapur gazeta e kësaj federate kur shkruante: “Zgjedhja e Bollanos në krye të Bashkisë së Himarës nuk është fitore e tij, por fitore e Helenizimit”. Dhe me të vërtetë bënë si bënë dhe e siguruan fitoren e helenizimit. Veçse për këtë i ndihmoi fuqimisht PD-ja dhe Berisha, të cilët bënë aleancë me PBDNJshin dhe i dhanë votat për Bollanon. Ja, dhe tani me rastin e dhënies së nënshtetësisë greke për shqiptarët “homogjenë”nuk pati dhe nuk ka reagime.Pse ndodh kështu?! Pse nënvlerësohen deri në këtë shkallë rreziku i greqizimit të jugut? Pse harrohet historia e kaluar dhe ajo e afërt në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe pretendimi grek ndaj trojeve shqiptare me termin Vorio Epir? Përgjigja e këtyre pyetjeve te çon në përfundimin se klasa e sotme politike (Lexo:borgjeze) shqiptare, e degjeneruar deri në palcë, i ka hedhur në baltë flamurin dhe interesat kombëtare shqiptare për hir të interesave të ngushta pasurore dhe mbushjen e xhepave të saj. Për të përmbushur me qetësi interesat e veta, kjo klasë, masat e gjera popullore, i ka lënë në mëshirë të fatit, të cilat ngaqë s’kanë nga t’ia mbajnë, për të siguruar mbijetesën përplasin kokën tek i huaji, tek greku, duke u kthyer në shërbëtor të tij. Klasa borgjeze e pa aftë dhe inferiore në çdo gjë, në vend që me të huajt e sidomos me fqinjin jugor, të ndjekë politikën e barazisë, mosndërhyrjes dhe respektit reciprok midis të dy shteteve, përkundrazi ndjek politikën e pështirë të nënshtrimit. Karakteristikë e kësaj klase politike është servilizmi ekstrem, kurdoherë dhe për çdo gjë, ndaj të huajve, kushdo qofshin ata. Në fund të fundit, ajo nuk ka kohë e Qeveria dhe faktorët e tjerë grekë hapat për realizimin e synimeve ndaj “Vorio Epirit” i kanë hedhur me kujdes, avash avash dhe të mbuluara me “miqësinë” midis dy vendeve dhe me ndihmën e saj ndaj Shqipërisë antikomuniste, duke marrë edhe njëfarë roli paternalist, deri sa ia arriti që popullsinë e pastër shqiptare të viseve të jugut ta quajë “homogjenë grekë”. Ka nge të merret me gjërat e “vogla” si ajo e çështjes kombëtare dhe të popullit, qeverria jone kur ka punë më të mëdha për të kryer, zënien e karrikeve në presidencë, në qeveri e në parlament që sjellin fitime dhe begati. Politikën dhe qëndrimet e veta sërish i justifikon me nevojën e miqësisë, të hapjes e mosizolimit. Interesat kombëtare i ka zëvendësuar me qëndrimet kozmopolite, me globalizmin, me integrimin evropian, që sipas saj do të zgjidhin dhe këto interesa. Në këto kushte, del nevoja që njerëzit, intelektualët, masat, lipset të mos presin nga qeveritë dhe klasa politike borgjeze, por të veprojnë vetë dhe të ndërgjegjësohen për rrezikun që përfaqësojnë synimet e veprimtaria greke për helenizimin e jugut.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button