Shtator 2000: Xohaxopullos, kërcënim për pushtim me gjak, të Shqipërisë

Në shtator të vitit 2000, në një prononcim për agjencinë maqedone të lajmeve “Macedonia Press”, i pyetur të komentonte optikën e qeverisë greke dhe zhvillimet në Himarë në prag të zgjedhjet lokale për kryetar bashkie atje, ministri grek i mbrojtjes të asaj kohe, andarti i mirënjohur anti-shqiptar, Akis Xohaxopullos, ka bërë këtë deklaratë: “Qeveria dhe populli grek, janë shumë të shqetësuar lidhur me shkeljen e të drejtave të grekëve etnikë në Shqipëri. Ne (grekët), do të reagojmë në mbrojtje të këtyre të drejtave, ashtu siç reaguan shqiptarët gjatë konfliktit në Kosovë, në mbrojtje të të drejtave të shqipfolësve të Kosovës, për të cilët shqiptarët, ishin gati të luftonin e të jepnin edhe jetën”.
Më troç për plane diversioni grek deri fizik, nuk mund të flitet. Pra, Xohaxopullos, ka deklaruar që përpara 6 vjetësh, se grekët do të luftojnë edhe me armë, “në mbrojtje të të drejtave të minoritetit” të quajtur grek, në Himarë! Që në Himarë, nuk ka patur e nuk ka minoritet grek, këtë e dinë mirë grekët dhe shqiptarët. Edhe vetë majori andart Spiro Milo, i cili në fund të tetorit 1914 zbarkoi në Himarë dhe e shpalli atë “krahinë nën juridiksionin grek”, kur e pyetën se, “çfarë e shtyu të tradhëtonte atdheun dhe të bënte këtë poshtërsi”, u përgjigj: “Paratë e grekut, paratë më shtynë”! Askush nuk e përkrahu atëherë, të ashtuquajturën “Autonomi të Himarës”, që u zhduk si “shurrë pule”, këtë shëmbull të (pa)turpshëm të ambicjeve pa fre të grekëve, të cilët që në vitin 1912, me ndihmën e Evropës, shkëputën Çamërinë. Kjo histori vazhdon sot, duke e interpretuar shtetësinë e dytë si e drejtë e mohuar për minoritarët, shtetësi që mund të përfitohet edhe nga ata shqiptarë të cilët kanë nisur të bëhen grekë, për hall të punës në Greqi! Që minoritetit grek në Shqipëri, nuk i është shkelur asnjë e drejtë, për këtë është dëshmimtar vetë Vander Shtyl, komisari i BE për mbrojtjen e pakicave dhe minoriteteve. Gjatë kohës së pushtetit “Berisha” në vitet 1992-‘96, hollandezi progrek, i cili nuk foli asnjë fjalë për të drejtat e çamëve të shfarosur e të përzënë nga atdheu i tyre, ndërmori inkursione për të vërtetuar pretendimet greke “të represionit të qeverisë shqiptare, kundër minoritetit grek në Shqipëri”. Por nuk gjeti asnjë gjurmë represioni. Analiza e mardhënieve shqiptaro-greke gjatë dekadës së fundit, që përkon me pluralizmin shqiptar, dëshmon lëshimet e mëdha të paprincipta, për të drejtat e minoritetit grek dhe të Greqisë në Shqipëri, lëshime që njihen botërisht. Këto lëshime, s’kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë shtuar oreksin e Greqisë, për helenizimin e Jugut të Shqipërisë. Këto lëshime, kanë marrë si shpërblim prej grekëve, vetëm përgjigje shtazërore ndaj ushtarakëve e refugjatëve shqiptarë, të vrarë në gjumë, të ndjekur si kafshë, të dhunuar e të djegur me napalm. Grekofilët shqipfolës në Shqipëri, së bashku me kapot e ish-pushtetit socialist në zgjedhjet lokale 2000 e 2003, nuk pranuan të lëshojnë Himarën.e së bashku më të, me ndihmën e socialistëve, grekët “fituan” edhe komunën e Vau-Dejë në Shkodër, të Poliçanit në Skrapar e të Kolshit në Kukës! Aq të vendosur ishin socialistët për t’i dhënë partisë greke PBDNJ komunën e Vaut të Dejës, sa që arritën të grabisin me anë të policisë kutitë e votimit, për t’i mbushur paskëtaj me vota në favor të kanditatit të PBDNJ, madje lejuan edhe fushatë elektorale me flamurin kombëtar grek, duke lejuar heqjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar! E dinë të gjithë psh., se në Kolsh të Kukësit dhe në Vau-Dejë të Shkodrës, nuk kishte dhe nuk ka asnjë “këmbë” minoritari grek, por socialistët e bënë atë shërbim të radhës, duke krijuar precedentin absurd të një minoriteti inekzistent, që gjoja shtrihet deri në kufi, të po gjoja “Kosovës serbe”, duke u dhënë në dorë grekëve, një provë tjetër fiktive, për të përligjur shtirjen e veprimtarisë së tyre diversive, deri në kufirin me Serbinë. Pra, bënë lidhjen e skemës që po çfaqet tashmë, ç’ka do të justifikonte në të ardhmen, tezën e ndarjes së Shqipërisë, midis Greqisë e Serbisë ortodokse, për t’i larë njëherë e mirë duart me faktorin shqiptar në ballkan dhe për të realizuar kështu, ëndrrën e vjetër të fqinjëve tanë grabitqarë. “Askush nuk ndalohet të ëndërrojë”,-ironizoi 6 vjet më parë zonja Ollbrajt, duke iu referuar ballkanasve, por sidomos shqiptarëve të Kosovës dhe ëndrrës së tyre për pavarësi, por populli i Kosovës dhe shqiptarët, i kujtuam asaj Izraelin, atdheun e të parëve të saj dhe popullin hebre, i cili e fitoi pavarësinë dhe atdheun e vetë, me gjakun e bijëve çifutë, derdhur gjatë Holokausit dhe gjatë shekujve. Edhe ne shqiptarët, do ta fitojmë pavarësinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, deri në bashkimin përfundimtar të atdheut. Përpjekjet “humane” të grekëve ndaj nesh, nuk mund të gëlltiten lehtë si “llokum”, mbasi shqiptarëve nuk u mungon vetëdija dhe aftësia për të kuptuar skemat e reja të synimeve të vjetra greke. Aq më tepër akoma, duke kujtuar deklaratën e Xohaxopullos të vitit 2000, për “mbrojtjen e Himarës” deri edhe me diversion ushtarak, duhet kujtuar një fakt: Nëse grekëve, me skemën e fundit diversive të dyshtetësisë, në një të ardhme, ashtu siç ka deklaruar Xohaxopullos, do t’i shkojë ndërmend, që me preteksin “e mbrojtjes së minoritetit grek”, të sulmojnë Shqipërinë për të marrë të ashtuquajturin e lakmuar “Vorio-Epir”, atëherë këtyre grabitqarëve të Ballkanit, të cilët i kanë dalë padrejtësisht për zot, madhështisë dhe Atdheut të Helenëve Antikë, po u kujtojmë fjalët e Leonidhës, që ata pretendojnë se e kanë të vetin, drejtuar Darit të persëve: “MOLLON, LLAVE!”, pra “HAJDE, TA MARRËSH!”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button