Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Grekët manifestuan antishqiptarizmin tradicional në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës | My CMS

Grekët manifestuan antishqiptarizmin tradicional në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Edhe pse tashmë, Pavarësia e Kosovës është një realitet i përshëndetur e i njohur dhe nga superfuqitë botërore, si SHBA, Angli, Gjermani, Turqi, Francë, Itali etj, një tjetër “superfuqi” hezituese me emrin Greqi, nuk e ka njohur ende këtë akt të madh, të një populli që e ka kërkuar prej shekujsh Lirinë dhe Pavarësinë e vet, madje e ka paguar shtrenjtë. Fqinja jonë Greqia, të cilën e kemi cilësuar dhe e kemi trajtuar si vend “mik”, edhe pse ka manifestuar qëndrime sistematike antishqiptare, jo vetëm që nuk dërgoi asnjë fjalë përshëndetje për këtë ngjarje të madhe mbarëshqiptare, por ka deklaruar, se është ende në dilemë të vendimit të saj për ta njohur Pavarësinë e Kosovës. E vendosur në këtë pozicion historik anakronik, Greqia po jep provën e radhës kundër çështjes Kombëtare Shqiptare. Mosrreshtimi i saj përkrah vendeve perëndimore dhe fuqive të mëdha të botës, të cilat mbështetën dhe përshëndetën sinqerisht dhe deri me entuziazëm Kosovën, për këtë moment të madh historik, dëshmon qartazi, se cinizmi dhe shovinizmi proserb i qarqeve zyrtare Greke, nuk lidhet thjeshtë me aktin e pavarësisë, as me flamurin me simbol bashkëjetues mes etnive që ngriti Kosova, por me një problem më madhor, që Greqia e prezanton shumë ashpërsisht dhe me diversione aktive ndaj trojeve shqiptare. Nëse në vitin 1913, ajo shtoi hartën e shtetit të vet, me troje të rrëmbyera shqiptare të territorit jug-lindor, nëse përpara 1913-ës, kishte bërë po këtë gjë, deri edhe me dhunë, nëse në vitin 1944 organizoi genocidin më të përgjakshëm me shpërngulje të dhunshme të popullsisë Çame, po kjo Greqi, vazhdon politikat e saj të zaptimit të trojeve të mbetura shqiptare, duke “vizatuar” harta me kufij, deri në Shkumbin. Nëse Greqia, do të niste mesazhin e njohjes së Pavarësisë drejt Kosovës, Shqipërisë dhe opinionit botëror, atëherë ajo, do të konfirmonte qëndrimin e saj pro të drejtës shqiptare, duke ndërprerë në mes, ëndrrën për shtyrjen e kufijve të saj territorialë, deri atje ku ajo i lakmon që përpara 100 e kusur vjetësh. Nëse ka një histori, që nuk ka nevojë për historianë që të shkruhet, kjo është historia e qëndrimit Grek, ndaj Shqipërisë. Është një qëndrim i dukshëm, i hapur dhe veprues i saj kundër Shqipërisë. Ka shumë momente, që e dëshmojnë këtë. Nëse gjatë viteve 1945, ka qenë i izoluar informacioni në lidhje me qëndrimin grek ndaj Shqipërisë, tashmë ai është i hapur. Ka shumë “episode” dhe praktika greke, me objeksion antishqiptar, të manifestuara veçanërisht këto 17 vjetët e fundit, kohë kur qarqet e specializuara shoviniste greke, me “seli” edhe brenda shtetit, fesë dhe qeverisjes greke, nisën dhe po vazhdojnë veprimtarinë e tyre të hapur e të kamufluar, për të qenë prezent dhe komandues në jetën shqiptare. Kujtojmë momente skandaloze të qëndrimeve të forcave ushtarake greke, të vendosura në Yzberisht të Tiranës, të cilat edhe pse ishin dislokuar me ligj të Parlamentit Shqiptar, si forca paqeje, shpërndanin harta greke, me përfshirje brenda tyre të territorit të Vorio-Epirit! Kujtojmë largimin e ish-Konsullit Grek në Gjirokastër Kristos Jakovus, i cili në 13 prill 1994, u shpall “person non grata” prej shtetit shqiptar dhe u largua, për veprimtari antishiqptare, së bashku me 12 priftërinj të Kishës Ortodokse Greke që ishin në Shqipëri, mbasi bënin propagandë të hapur me gazeta e libra për Voriro-Epirin, si tokë greke. Kujtojmë, masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër, ku buldozerë ushtarakë grekë, rrafshuan kufirin Shtetëror Shqiptar, duke përdorur dhe forcat e armatosura e duke vrarë katër ushtarakë kufiri të Shtetit Shqiptar. Kujtojmë ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë të Përmetit dhe në Kiçok të Tepelenës, nën motivacionin “Vrarë për çlirimin e Atdheut”. Kujtojmë, presionin e shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë, për ndryshimin e kombësisë dhe të emrave të tyre. Kujtojmë vendimin e qeverisë Greke, për dyshtetësinë e shqiptarëve, duke synuar asimilimin e popullsisë shqiptare. Të gjithë këto qëndrime, nuk janë gjë tjetër, veçse akte konkrete, që cenojnë haptazi integritetin e shtetit dhe të kombit Shqiptar. Këtu nuk është fjala për “qarqe të veçuara dhe veprimtari sporadike” të tyre, të cilët kanë ende si simbol antishqiptarizmin grek të (ndjesë pastë) klerikut të Konicës, Sebastionas, i cili ka lënë një testament të rrallë në llojin e shovinizmit botëror: “Kur të vdes, ma vendosni kryqin me drejtim nga toka shqiptare, më varrosni 1 centimetër larg kufirit shqiptar dhe pllakën e varrit, të ma bëni në formën e hartës së Vorio-Epirit”. Ky amanet është përmbushur plotësisht. E po kështu është respektuar dhe nga deputetë, nga ish-deputetë e politikanë grekë të PBDNJ dhe OMONIA, si Vangjel Dule, Panajot Barka, Kristo Goxhi, Jani Jani, Thoma Miço etj, të cilët kanë çuar lule tek varri i ish-klerikut të mirënjohur antishqiptar, Sebastionas, i cili vdiq pa arritur dot, të realizojë misionin e tij shovinist, për futjen e Vorio-Epirit në hartën e Greqisë. Mjafton kaq, për të thënë, që Greqia, duke mos njohur Kosovën është në unison të plotë me Serbinë, Rusinë e ndonjë mbetje tjetër anakronike në Ballkan, në Europë e në Botë. Qëndrimi i saj i fundit, nuk është thjeshtë Kosova. Ky qëndrim tregon, se ka një prapavijë tjetër interesash dhe paniku. Me këtë korrigjim të historisë dhe me këtë ngritje Flamuri Pavarësie në Kosovë, Greqia “nuhat” uljen e “flamurit të saj shovinist antishqiptar” si dhe korrigjimin e historisë edhe në pjesë të cenuara prej saj…

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button