Greqia perfitonte 1.5 herë më shumë det se ne

Tabelat krahasuese që tregojnë sipërfaqen ujore që kanë përfituar të dy vendet.

Kjo kohë e çmuar e tejdukshmërisë, bën një lloj “katarsisi” midis nesh. Nuk e kam fjalën për “veten time” sepse unë jam një studiues i pavarur i vendit tim. Por, mendoj dëshpërueshëm se gjatë gjithë kësaj kohe institucionet tona duhet të ishin marrë me problemet themelore të këtij përcaktimi kufijsh, që me pasaktësitë e tij, tejkalon çdo hamendje.

Mirëpo ata janë fokusuar se si të gjejnë “hapësira të dyshimta” në këto trajtesa, e skica pafund, vetëm për ta çuar gjer në fund veprën e gatuar.

Kjo nuk është normale brenda të njëjtave interesa të shetit shqiptar. Për vëmendjen tuaj, po trajtoj më poshtë, vetëm parimin e barazisë dhe testin E PËRPJESTUESHMËRISË, si një nga testet të shumpërdorura sot në botë, lidhur me Ndarjen e Ujrave detarë dhe të Shtratdetit Kontinental.

Le të jemi të matur, racionalë, pa ngarkesa emocionale dhe pa hetime për ” të gjetur se ku e ka qëllimin ky studiuesi i pavarur… etj etj) Jam i sigurt se ky përfundim që po u përcejll ministrave të mi dhe shqiptarëve në përgjithësi, është një këmbanë alarmi, jo për kushtrim, por për “qetësi, përqëndrim, shqyrtim teknik e shkencor” për të mos i bërë dëm askujt, por për të mbrojtur të drejtën tonë ndërkombëtare detare.

Sepse nuk duhet të dëgjohet vetëm “Klani” i cili organizoi ndeshjen e dy njerëzve, njëri prej të cilëve është me autoritetin e shtetit kurse tjetri, i pambrojtur, nën kërcënimin e tij.
Pse jemi të pabarabartë!

Gjatë gjithë kësaj kohe është hedhur argumenti i vijës mesore. Pra i baraslargësisë. Ky është një parim i rëndësishëm në procese të ndarjes së kufijve detarë, por që në fakt eklipsohet ne rëndësi nga ndryshimet që iu bënë UNCLOS në vitin 1982.

Më lejoni të shpjegohem: Barazlargësia – Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar) si vijën, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta, nga të cilat matet gjerësia e detit Shtetëror, ndërmjet dy shteteve”.

Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare, të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi kjo metodë çonte në pabarazi.

Diskutime të shumta u bënë, por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e vitit 1982 ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusiver Economic Zone) dhe neni 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror).

Ja ç’thotë neni 74 i Konventës: Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje përballë apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes, bazuar në ligjin ndërkombëtar, siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTE (EQUITABLE SOLUTION). Po kështu edhe neni 83, paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë. Pse është futur ky nocion (Nocioni i BARAZISE).

Ky nocion është futur pikërisht sepse mesorja, nëse merret verbërisht, çon në pabarazi. Vet koncepti i barazise (Equity) bazohet në atë që është e drejtë, e ndershme, e barabart. Ky është elementi final i çdo procesi ndarjeje detare.

Sidomos, kjo bëhet shumë e rëndësishme kur kemi pikërisht rastin e veçantë shqiptar,kur ka bashkësi ujdhesash të vogla (shkëmbinj etj) që ndikojnë në ndarjen e kufirit. Ky është pikërisht,rasti që mesorja mund të çojë shpesh në pabarazi.

Si test për BARAZINË përdoret koncepti i PROPORCIONALITETIT = PERPJESTUESHMERISË. Ky është testi që shikon raportin e ujrave të përfituara nga delimitimi, krahasur me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy sheteve.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button