Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
"Vorioepiriotët" e vetëshpallur | My CMS

"Vorioepiriotët" e vetëshpallur

Nga Ardit Saliaj

Para disa ditësh isha ne gjendje civile,rastesisht trokiti në zyrë një emigrant mbas meje, që kishte disa ditë që ishte kthyer nga Greqia për arsye familjare. Ishte nga një qytet verior i Shqipërisë. Kur u prezantua, duke i shtrënguar fort dorën punojsit aty, u çudita për emrin Spiro. Theksi verior i të folurit nuk i përshtatej emrit ortodoks që ai e tha me plot gojën. Në bisedë e sipër (pasi ai erdhi për ta sqaruar) foli për vështirësitë e bashkimit familjar. Konkretisht, ai donte të gjente rrugën e bashkimit familjar, pasi emrin dhe mbiemrin e vet e kishte bërë grek, por kishte harruar që në pasaportë t’i ndërronte dhe mbiemrin gruas. Tashmë mbiemri i vet i dilte puro grek, ndërsa i gruas dopjo puro mysliman (sepse Palikaris nuk ka asnjë lidhje me Teveqeli). Në qoftë se vitet e para të emigracionit klandestin, tjetërsimi i kombësisë dhe ndërrimi i emrave nga shumë bashkatdhetarë tanë në Greqi mund të justifikohej në emër të mbijetesës, tashmë mbas 14 vjetësh, ky tjetërsim duket paradoksal. Sidomos në vitet 1990-1996, ishin mijëra shqiptarë që brenda një çasti të vetëm u konvertuan në mënyrë të ndërgjegjshme në grekë, pa vështirësi e pa brerje ndërgjegjeje.Edhe sot e kësaj dite, kur takon shumë emigrantë të vijnë nga Greqia dhe i dëgjon (të shumtët të prezantohen me emra ortodoks), një ndjenjë dyshimi qëndron pezull brenda vetvetes mbi vërtetësinë e emrit dhe gjuhën e bashkëbiseduesit. Sipas shumë emigrantëve, ndërrimi i emrit (dikur) ka pasur vetëm një motiv – sepse kështu bëhej më i pranueshëm nga bashkëvendasit grekë, sidomos për gjetjen e punës. Dhe natyrisht për të “justifikuar” harresën ndaj gjuhës së “nënës” (Greqi), veç lotëve të krokodilit përpara miqve grekë, natyrisht u shfajësoheshin miqve të rinj grekë, me togfjalëshin “komunistët nuk na lejonin të flisnim gjuhën e nënës” (në Krujë apo Pukë). Aktualisht të gjithë emigrantët tanë në Greqi që kanë ndërruar emrat vetëm në pasaporta apo dhe gjendjen civile, po hasin disa probleme 1- Për bashkimin familjar. 2- Për çështje pronësie dhe probleme noterizimesh në të dy vendet. 3- Për vazhdimin normal të procedurave të legalizimit. Dhe këtu bëhet fjalë për rreth 25-30 mijë emigrantë shqiptarë, me një shtrirje gjeografike uniforme Veri-Jug. Një pjesë e të konvertuarve sot më tepër se kurrë po e kuptojnë se sa veprim i nxituar, i papërgjegjshëm dhe me pasoja ka qenë momenti kur është marrë vendimi tragjik për ndërrimin e emrit, dhe më tej ta detyrojë dhe gruan e fëmijët që t’i harronin emrat e vërtetë e të stërvitnin veshët dhe gojën me muaj të tërë, për të shqiptuar emrat e rinj. Gabimi (apo më mirë faji) i të konvertuarve filloi të kuptohej më 2 janar 1998, ku filloi procedura e parë e legalizimit, pasi menjëherë të ndërgjegjshëm për nxitimin, i flakën si të hiqnin nga vetja murtajën, emrat e “fisshëm” kristianë e iu rikthyen emrave që kishin para se të merrnin udhët e kurbetit. Ndërsa një pjesë po kuptohet sot… Pra pas dy procesesh legalizimi, kur mund të themi se guri ka gjetur vendin e vet. Sot kanë mbetur pak nga ata që janë vetëshpallur “vorioepirotë”, dhe gjë i kanë dhënë shkas qarqeve shoviniste të rrisin në mënyrë artificiale numrin e minoritetit grek në Shqipëri. Por edhe këta të paktë tashmë po e vuajnë nxitimin e koshiencës së gabuar dhe anakronike të kohës që po jetojmë. Një nga këta është dhe “vorioepirioti” verior që trokiti në zyrën time. Personalisht, në vitfillimet e emigracionit në Greqi, nuk do t’u vija shumë faj. Mbijetesa në ato vite ishte çështja më sublime e çdo shqiptari. Shqiptarët erdhën në dekadën e fundit të mijëvjeçarit të dytë në Greqi, për të mbijetuar në përpjekje të mundimshme e sakrifica. Dhe sakrifica më e madhe e tyre ishte ndërrimi i emrit. Për këdo, ky ndërrim ka qenë një dhimbje e madhe, duke marrë për bazë një psikozë të mbjellë në erë, se kështu do të integroheshin më mirë në jetën greke… më kujtohen mirë fjalët e një arvanitasi në moshë të thyer, që e takova rastësisht në vitin 1996 në ishullin e famshëm të Salaminës (në jug-perëndim të Athinës), gjatë një vizite të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Duke u prezantuar me emrin tim, ai duke më përqafuar më thotë: “Sot, shumë i kanë ndërruar emrat nga fukarallëku, nesër do të pendohen, pasnesër do t’u vijë turp nga vetja. Pa emër nuk je askush”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button