Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
"Skenderbeu ishte mes te tjerash, princ i Epirit dhe Shqiperise.Dokumentat e vjetra flasin vete" | My CMS

"Skenderbeu ishte mes te tjerash, princ i Epirit dhe Shqiperise.Dokumentat e vjetra flasin vete"

Skenderbeu ishte mes te tjerash, princ i Epirit dhe Shqiperise.Dokumentat e vjetra flasin vete

Per te pare lidhjen e Kastriotit me termin epirot letra e tij derguar princit te Tarantos eshte treguesi me i qarte :

Gjergji, zotërues i Shqipërisë
Joanes Antonius, princit të Tarantos.

“Meqënëse pata një armëpushim me armiqtë e mij turqë, nuk desha t’ja kursej ndihmën time mikut tim Ferdinado, sepse Alfonsi, i jati i tij, më ka ndihmuarë në luftë kundër turkut. Do të isha mosmirënjohës po të mos ja shpërbleja të birit.
Ti kërkon të pushtosh tokat e birit të mikut tim duke e prerë në besë e tradhëtuarë pasi ju kishit një alenacë me të jatin dhe për këtë do të marrësh nga unë shpërblimin që meriton. Do të shohësh vetë sesa fisnik je dhe se çdo të thotë prerje në besë, po ku kupton ti nga këto që po them unë!

Kjo është e vetmja arësye që më shtyn mua të vij në Itali dhe të matem me ty. Shumë shpejt ne do të përleshemi bashkë dhe për mua kjo do të jetë si një zbavitje ndërmjet betejave që kam bërë me turqit jevgjë siç i quan ti.
Sa për punë fisnikërie që ti më përmënd unë dua të të kujtoj se sot fisnik të bën vetëm një luftë e drejtë dhe e ndershme. Ai bujk që dije kapte parmëndën, sot pas një lufte të drejtë mund të kapë fronin dhe di ta mbjë, por mos harro se nuk ka më keq kur fisnikun e dërgojnë tek parmënda dhe ai nuk di ta mbajë!
Mos harro këtë që po të them, nuk ka fisnikëri më të madhe se trimëria dhe unë nesër do tja shohim fisnikërinë njëri tjetrit.
Ti përbuz kombin tim duke i quajtur bagëti shqiptarët, flet plot sharje se ashtu të është mësuarë goja. Ju nuk e njihni kombin tim dhe as origjinën tonë. Të parët tanë kanë qënë epirotët me në krye Pirron. Nga sulmet e këtij burri mezi shpëtuanë romakët tënd.
Por, o fisniku im trim, përderisa (sipas jush) shqiptarët janë bagëti, përse juve ju dridhen këmbët dhe zhdukeni si lepuj kur ndodheni përpara tyre?! Këto ditët e fundit e treguanë fare qartë se kush ishin bagëtitë dhe ditët që vijnë do ta tregojnë akoma më shumë sidomos kur ne të dy të jemi ballë për ballë. Deri më sot që jam duke luftuarë me ushtarët e tu, s’kam parë asnjë trim tëndin që të guxojë të më vështrojë drejt e në sy siç bëj unë me ata! Unë dhe luftëtarët e mij shikojmë për ditë vetëm shpinat e ushtarëve të tu trima! Fytyra dhe gjokse të ushtarëve të tu ne kemi parë vetëm në ato raste kur u kemi prerë kokat ose u kemi hedhur hekurat në duar!
Unë nuk e kam zili shtëpinë tënde dhe të askujt mbase më mjafton shtëpia ime, por, nëse do të ngelesh gjallë, unë kërkoj prej teje që të mos i prekësh kurrë tokat e mikut tim Ferdinados!

Kjo ishte letra derguar princit te Tarantos .
Shqipja si gjuhe e si pjesa me e rendesihme e fjales komb eshte dokumentuar vone, por kjo nuk do te thote se viti kur nje i huaj e rregjistron ate ne leter mbetet si vit i “zbulimit” te saj. Studiuesi Hammond e vendos shfaqjen zyrtare te shqipes ne 1285, nderkohe qe Ana Komnena i shfaq shqiptaret si etni me vete qe ne 1081 !!!

Epiri si term apo si njesi gjeografike, sic u shkruajt edhe me siper,i perket se kaluares, apo eshte rreth [distrikt] i Greqise veriore.
“Epiri i Veriut” eshte term mevonshem i shekullit te 20, i shpikur grek pasi nuk ka ekzistuar historikisht. Ringjallja e ketij termi shovinist cenon integritetin e Rrepublikes shqiptare. Grekeve nuk u vjen mire qe Rrepublika e Maqedonise te quhet Maqedoni pasi kane vete nje krahine me emrin Maqedoni, ndersa termin Vorio epir e perdorin gjithe krenari. Nuk ka nevoje per standarte te dyfishta pasi ne mediat greke apo edhe rradhet e disa zyrtareve greke perdoret pa te keq termi i poshter Vorio Epir. Si do ju vinte atyre karafilave sikur ne media apo nga zyrtaret shqiptare, pjesa veriperendimore e Greqise te quhej Cameri?? Ne flasim pr problemin cam apo per pronat e cameve, por nuk permendim gje Cameri pasi nuk kerkojme nderrim kufijsh. Por nje pjese e grekeve, dhe biles zyrtare perfshire, na permendin Vorio Epirin qe nenkupton nje njesi territorriale me histori te shemtuar prapaskenash per ta shtene ne dore.
rasti me i shemtuar i perket ish presidentit grek qe ne bruksel te Belgjikes e quajti jugun e Shqiperise si pjese te pushtuara te Greqise!!! Te paftyret!

PRESIDENT STEPHANOPOULOS ADDRESSED GREEK EMIGRANTS IN BELGIUM
Athens, 4 February 2005

Mr. Stephanopoulos was deeply moved when he referred to his origin saying that he comes from the Peloponese, Northern Epirus in south Albania and Cyprus and pointed out that he comes from two still occupied parts of Greece.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button