Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Edhe sot qytetarët reagojnë ndaj thirrjeve raciste greke, por edhe ndaj heshtjes së autoriteteve shqiptare | My CMS

Edhe sot qytetarët reagojnë ndaj thirrjeve raciste greke, por edhe ndaj heshtjes së autoriteteve shqiptare

Kane grisur dhe kanë djegur flamurin grek, kanë hedhur parulla duke dënuar ashpër skandalin e ushtrisë greke. Ky ka qenë reagimi i studentëve shqiptarë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, “Ismail Qemalit” të Vlorës, si dhe studentëve të Tiranës, përpara ambasadës në kryeqytet. Të irrituar rreth veprimeve dhe thirrjeve antishqiptare të disa ditëve më parë nga ushtarët grekë, studentet shqiptarë u shprehën se do të vazhdojnë protestat edhe në ditët në vijim, pasi skandalin në fjalë e kanë quajtur një turp për shqiptarët. Protesta ka vazhduar për rreth 60 minuta. Ajo ka qenë paqësore, ndërkohë që forca të shumta policie kanë ndjekur nga afër gjithë ecurinë e protestës.

Edhe ne Burrel digjet flamuri grek në mes të qytetit
 

BURREL – Një flamuri grek në një protestë të improvizuar nga disa të rinj të këtij qyteti, i është vënë flaka në mënyrë demonstrative në qendër të qytetit, si shkak i irritimit të qytetarëve të kësaj zone ndaj thirrjeve të ushtarëve grek ndaj shqiptarëve në stërvitjet e tyre.
Qindra të rinj u mblodhën dy dite me pare në mes të sheshit të qytetit para bustit të mbretit Zog në orët e mesditës, dhe, pasi kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj thirrjeve të ushtarëve grekë, si dhe heshtjes së shtetit helen për mosreagim ndaj këtij gjesti të ulët antishqiptar, ata i kanë vënë dhe zjarrin flamurit grek në mes të qytetit. Ndërkohë që qytetarë të tjerë të moshave të ndryshme e kanë shprehur mbështetjen në distancë përreth sheshit.
Qytetarë të ndryshëm u shprehën se në protestojmë ndaj provokimit grek,që jo pak herë po e bëjnë ndaj ne shqiptarëve, por dhe heshtjes së shtetit shqiptar,i cili nuk reagon si duhet ndaj thirrjeve të tilla histerike. Tubimi vazhdoj për rreth gjysmë ore me thirrje dhe parulla reaguese ndërsa më pas protestuesit u shpërndanë të qetë pa shkaktuar probleme.

Ndërkohë që një protestë e tillë është zhvilluar dhe në qytetin e Durrësit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button