Erdhi koha te jemi te bashkuar!!!Kjo vjershe per te gjithe shqip folesit anemban botes!!!Rrofte shqiperia…

Kush pengon bashkim me amën,
Mos i lindtë fëmijë në vatër,
E marrtë mortja, e humbtë famën,
I pa mend e shetitë botën.
*
Gjithëherë gjendet ndonjë marionetë,
Shpirt të lig e plotë trathti,
Të na therë me bajonetë,
Ta mbaj të gjymtë këtë Shqpëri.
*
Edhe dielli me ne po qeshë
Kur Evropa ra n’ujdi
Pse shqiptarët s’mund te merren veshë.
Dymijë vjet jetojnë në huti.
*
Nuk jemë të vegjël, as s’kemë qenë,
Kemi pasë Gucinë e kemi pasë Shkodër,
Kemi pasë Krujën e Tepelenë
Kemi pasë emër në tërë botën.
*

Mjaft kemi qenë të ndarë e të tretur,
Do të ngjeshemi në një bërdhamë
Nuk do vdesim për liri të etur,
Pa i dal flaka në katër anë

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button