Greqi- racizmi, ne Shkoder studentet djegin flamurin grek

SHKODER- Studentët e universitetit Luigj Gurakuqi në qytetin e Shkodrës janë mbledhur sot paradite për të protestuar ndaj videos skandal ku ushtarët greke lëshojnë thirrje antishqiptare në paradën e 25 marsit, ditës së pavarësisë së Greqisë.

Dhjetëra studentë janë mbledhur para rektoratit të universitetit dhe më pas me flamuj shqiptarë në duar dhe në shpatulla kanë marshuar nëpër rrugët kryesore të qytetit për tu ndalur në sheshin “Luigj Gurakuqi”.

Të rinjtë janë ndalur në rreth rrotullimin, (kur dikur ka qenë busti i 5 heronjve te Vigut, sot është ndërtuar një shatërvan) ku valëviten flamujt e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s.

Në shenjë proteste studentët kanë hequr flamurin grek nga grupi i flamujve të NATO-s dhe i kanë vënë flakën.

“Shpirti ynë atdhetar na thirri të bashkohemi në një protestë të organizuar nga vetë ne. Nuk lejojmë fyerje raciste kundër shqiptarëve. Është e disata herë që në Greqi ofendohet dhe shahet kombi ynë. .. Ne duhet të reagojmë”- deklaroi një protestues. Protestuesi mbante mbi shpatulla flamurin shqiptar.

Studentët paralajmëruan se protestat nuk do të ndalet por do të vazhdojë sot në kryeqytet. Sipas organizatorëve në orën 13.00 protesta do të zhvillohet para ambasadës greke.

Dy ditë më parë disa të rinj në qytetin e Burrelit dogjën flamurin grek në shenjë proteste. Një protestë e tillë u zhvillua dhe nga studentët e universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës.

Një tjetër protestë e organizuar nga lëvizja Mjaft, Camëria dhe PDU, u zhvillua të shtunën e kaluar para ambasadës greke si reagim ndaj videos skandal.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button