Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shoqata “Vorio Epiri” i bashkohet korit antishqiptar grek | My CMS

Shoqata “Vorio Epiri” i bashkohet korit antishqiptar grek

ATHINË- Thellohet skandali i thirrjeve antishqiptare greke. News 24 ka siguruar foto të shoqatës së “Vorio Epirit”, e cila iu bashkohet këtyre thirrjeve gjatë një parade. Anëtarët e kësaj shoqate mbanin parrullën “Epirin se falim”, duke thelluar më tej racizmin grek për shqiptarët.

“Vorio Epiri” është një shoqatë ekstremiste greke që ka pretendime territoriale, në jug të Shqipërisë prej shumë dekadash.

Koreve raciste dhe ksenfobe iu bashkuan edhe ekstremistët e “Vorio Epirit” të grupuar në shoqatën e tyre dhe me flamujt e shtetit që ata pretendojnë, shtet ky që nuk ka ekzistuar kurrë. Në parrullat që mbanin në duar lexohet greqisht “Epirin e veriut , nuk e shes dhe nuk harroj”.

Gjatë paradës për festën Kombëtare, më 25 Mars, Forcat Speciale të ushtrisë greke lëshuan thirrje të rënda antishqiptare, duke kërcënuar edhe me pirje gjaku. Përpara presidentit Papulias u dëgjuan thirrjet “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – si edhe, “Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button