Racistët, ushtaret greke stërvitje në Sarandë

Forcat e Njësisë së Gardës Bregdetare të Greqisë, që kërcënuan shqiptarët nga bulevardi kryesor i Athinës me prerje kokash, rrjepje lëkure e deri me pirje gjaku, kanë vizituar Shqipërinë 7 muaj më parë.

Në kryeartikullin e sotëm të Gazeta Shqiptare “Parada Antishqiptare, zbulohet stërvitja në Sarandë e togës greke” të gazetarit Tedi Blushi shkruhet se- të paktën 20 nga 36 komandot ksenofobë që u filmuan teksa klithnin: “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun për ty do derdhim o derr shqiptar”, kanë zbarkuar në portin e Sarandës në datën 15 shtator 2009. Koha përkon pikërisht me periudhën kur mbarë opinioni publik ishte përfshirë në debatin për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes dy shteteve.

Sipas njoftimit nga Athina kanë qenë dhe forcat shqiptare të rojes bregdetare, por nga ana e Ministrisë sonë të Mbrojtjes nuk ka asnjë njoftim, gjithashtu nuk ka asnjë vendim të qeverisë shqiptare që e mundëson këtë stërvitje.

Incidenti
Në parakalimin e forcave speciale së ushtrisë greke, gjatë festës kombëtare të Greqisë, 25 mars, ushtarët grekë kënduan këngë dhe lëshuan thirrje antishqiptare. Incidenti ndodhi pikërisht në ditën që në Tiranë, Kuvendi miratoi ndërtimin e dy varrezave për ushtarët greke të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Matanë kufirit, Forcat Speciale greke bërtisnin në kor para syve të Komandantit të tyre të Përgjithshëm, njëherësh Presidentit, Karolos Papulias: “Elinas genise, dhen ginese pote, to ima su tha hisume, guruni albane”, që e përkthyer në shqip do të thotë: “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun për ty do derdhim o derr shqiptar”. Klithmat shoviniste që kumbonin në qendër të Athinës kanë vijuar mandej jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj fqinjëve maqedonas.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button