Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Flamur Pisli, i riu qe e tronditi Ballkanin | My CMS

Flamur Pisli, i riu qe e tronditi Ballkanin

Historia e emigrantit shqiptar nga fshati Patin i Matit ende ruhet ne kujtesen e njerezve. Flamurit, pas 8 vjet pune si emigrant ne Greqi per te marre djersen e ballit iu desh te ndermerrte nje aventure te papare ne shkalle boterore duke marre peng nje autobus me 8 pasagjere grek per t’i cuar ne fshatin e tij
per t’u treguar se ku jetonte familja e tij.Por aventura e Flamur Pislit u pre ne mes pasi
ai gjeti vdekjen ne fshatin Fikas te Kerrabes se Elbasanit dhe nuk mundi te realizonte qellimin e tij.

Flamuri pasi kishte punuar per me shume se 8 vjet emigrant ne Greqi per shume vite nuk kishte marre djersen e tij, por kishte marre tortura e plage ne trupin e tij. Pasi kishte kaluar mbi 3 muaj i semure prane familjes, nje dite qe ishte bere me mire kishte menduar per djersen qe nuk i kishte marre pronari grek dhe per plaget qe i kishin shkaktuar ne trup. Ai ishte ngritur me kurajo duke thene:”Mua s’ka c’me duhet jeta keshtu si me kane bere. Me kane rrahur, me kane burgosur e ne trup kam 12 plage qe m’i kane dhene ne vend te parave qe une kam punuar”.

E verteta mbi aventuren e djaloshit nga Mati

Aventura e emigrantit shqiptar Flamur Pisli beri jehone ne gjithe Ballkanin e me gjere. Shume njerez te thjeshte e kane quajtur:”Trim mbi trimat “Gjergj Elez Alia””. Shume te tjere hallexhinj per buken e gojes, dhe qe jetonin si emigrant e quajten ate “heroin e tyre”. Mediat ballkanase dhe me gjere u moren shume me Pislin duke i vene epitete nga me te ndryshme per kete aventure. Policia e quajti te drejte vrasjen e Pislit, pasi ai ishte i armatosur. Por asnje nha keto epitete nuk pranon familja e tij qe ende e ka te fresket plagen e humbjes se djalit te vete. Ajo e quan te padrejte pasi djali i tyre nuk kish vrare njeri dhe pengjet do t’i sillte ne fshatin e tij pa ushtruar dhune.

Si nisi aventura qe u vulos me gjakun e Flamurit

Ishte muaji prill i 1999-es kur Flamuri pasi kishte qendruar per me shume se tre muaj i semure nga plaget qe kishte ne trupin e tij, ngrihet ashtu i pa sheruar mire dhe shkon ne Greqi tek pronari qe nuk e kish paguar per shume vite pune krahu. Qellimi i Flamurit ishte te bisedonte edhe nje here per ato padrejtesi qe ai mendonte se i kish bere pronari duke mos i dhene djersen e ballit. Por fatkeqesisht ai merr edhe nje here pergjigje negative nga njeriu qe i mbante peng djerses e tij. Ne nje gjendje teper te nervozuar ai ka vendosur te marre pesiper nje aventure te padegjuar. Dhe Flamur nuk ishte nje kriminel qe kerkonte shperblim per pengjet, por ishte nje emigrant qe donte djersen e derdhur ne nje shtet qe nuk bente asgje per te drejtat e tij. Ka qene ora 10.00 e dates 28 maj. Ai ka marre nje automatik dhe menjehere ka hipur ne autobusin e shoqerise greke “KTEL”, i cili u nis per ne Selanik nga fshati Kozan. Ne autobus ishin 15 pasagjere. Ne fillim Flamuri rrinte i qete ne poltronin e tij dhe vetem kur autobusi u nis ne drejtim te Selanikut, ai nxori njeren nga bombat. I hoqi siguresen dhe u beri te ditur pasagjereve qellimin e tij. Pas kesaj autobusi me pengjet u fut neper rruget e qytetit. Rreth ores 12.00 te drekes vihet ne ndjekje te tij policia greke. Ndersa ajo vihet ne kontakt me rrembyesin Flamur Pisli, ky i fundit vihet ne kontakt me gazetare te medias greke. Ne Selanik, Pisli liroi gjysmen e pengjeve duke mbajtur ne autobus vetem 8 pengje, 5 burra e 3 gra. Ato qe ai zbriti ishin pleq dhe femije, ndersa me pengjet e tjere ai sillej mire, duke u dhene atyre deri ushqim dhe pije te ndryshme, ndersa per vete nuk fuste asgje ne goje. Me anen e nje celulari Pisli lidhet ne telefon me shefin e policise se Selanikut duke i bere te ditur qellimin e ketij rrembimi, si dhe kerkesat e tij per te liruar pengjet, te cilat ishin 50 milion dhrahmi, 3 kallashnikov si dhe siguri per jeten qe te shkoje i gjalle ne Shqiperi. Nderkohe qe ai fliste me shefin e policise u bente te njohur njerezve te medias veprimin e tij aventuresk duke hequr rrobat dhe duke u treguar atyre 12 plaget qe kishte marre ne trupin e tij si rezultat i dhunes si dhe perse i kerkonte 50 milion dhrahmi. 1.5 milion ishte haku i punes, ndersa te tjerat i duheshin te merrte nje avokat qe ta ndihmonte pas kesaj ngjarje. E pabesueshme per nje pengmarres por ai kishte vendosur qe pjesen e mbetur t’ua falte shqiptareve te varfer.

Oret e aventures vetvrasese

Pasi leviz per ore te tera neper Greqi, autoritetet greke i afrojne rrembyesit leket e kerkuara dhe 3 kallashnikove, por ai nuk i kish pranuar duke u shprehur se nuk ishin ato qe donte. Duke lene Selanikun autobusi me pengjet nen vezhgim te kamerave televizive si dhe te nje psikologu, niset drejt tokes shqiptare. Ne oren 12 te nates futet ne Kapshtice. Gjate udhetimit ne token shqiptare pengmarresi, krahas forcave te policise greke, shoqerohet dhe nga policia shqiptare. Ai mundi te vazhdonte rrugen ne token shqiptare deri ne oren 06 10 minuta te mengjesit. Ne ate moment ne fshatin Fikas te Kerrabes Elbasanit fillojne te shtenat dhe pengmarresi Flamur Pisli dhe njeri nga pengjet.

Flamur Pisli emigrant

Prinderit e tij tregojne se ishte ne moshe fare te njome dhe akoma nuk i kishte mbushur te gjashtembedhjete vjetet, kur per arsye ekonomike te nje varferie te tejskajshme Flamuri niset bashke me fshataret e vet per ne kurbet. Ne fillim ai filloi te bente pune te vogla sepse ishte i pafuqishem per vete moshen e re, qe kishte. Ai u rrit ne emigracion bashke me shume shoke te tij. Punet qe ai bente ishin nga me te rendomtat dhe kete e bente vetem per t’u derguar ndonje leke prinderve te tij. E ema e Flamurit, Qania shpjegon e perlotur vuajtjet e djalit te saj ne vitet e kurbetit, ku ai dhe ato pak para qe i ngelnin i sillte tek shtepia per te na ndihmuar ne. Nga 25 vjet te jetes 8 vjet ai i ka kaluar ne kurbetit. “Ai nuk vinte me leje ne shtepi edhe pse i lodhur shume nga kurbeti ai nuk e jepte veten”, shpjegon e ema. Per shume vite duket se atij nuk i ishin paguar parae per punen e bere dhe ishte rrahur e torturuar nga policia greke, por ai nuk kishte treguar kurre ne shtepine e tij per nje gje te tille. Dhe kete e kishte bere vetem qe prindrev te mos u shtohehsin brengat dhe hallet.

Flamur Pisli, i semure

“Vetem shpirti im e di se cfare kam hequr nga torturat ne polici. Une jam shqiptar dhe me mire duhet te vdes me dinjitet atje se sa mburravec ketu. Ata me kane mbajtur djersen e ballit dhe mua me duhet te marr djersen time”. Keshtu ishte shprehur Flamuri pasi ishte bere me mire nga plaget qe kish ne trup. Pas torturave dhe plageve, Flamuri kishte shkuar ne Tirane tek tezja e tij per t’u kuruar. Nuk kishte shkuar ne shtepine e tij sepse nuk donte qe familja t’i shikonte plaget. Kur plaget kishin filluar te sheroheshin pak, ai kishte shkuar ne fshat prane familjes duke qendruar edhe 3 muaj te tjera i semure. E perlotur e ema te rrefen shume e shume nga vuajtjet e djalit te saj nga plaget qe ai kish ne trup akoma te pasheruara mire.

Ngrihet Gjergj Elez Alia

Legjendat thone se Gjergj Elez Alia kish ne trup 9 plage, ndersa Flamur Pisli kishte 12 plage, keto sipas thenieve te familjes se tij. Edhe pse atij nuk i ishin sheruar akoma plaget, nje dite ngrihet dhe vdes. “Do te shkoj e te marr parate, djersen time te ballit qe me ka mbajtur pronari”. Keshtu u tha prinderve dhe keshtu beri. U ngrit dhe vajti tek pronari per t’i kerkuar parate e punes se bere dhe kur mori pergjigje negative ne kushte teper te acaruara dhe per te mos demtuar njeri zgjodhi rrugen e pengmarrjes, rruge qe nuk i dha rezultat.

Heroi i emigranteve

Shume kush e ka quajtur te tille Flamur Pislin, shume e kane quajtur dragua, shume Gjergj Elez Alia, e shume e shume njerez te thjeshte jane shprehur ne menyra te ndryshme per ngjarjen e bujshme. Ne shtepine e tij ne fshatin Patin te Matit gjen me dhjetra letra nga njerez te ndryshem qe shprehin vleresimet e tyre per ate aventure, qe ai mori per te kerkuar djersen e ballit. Emigrantet jane ato qe zene me shume vend ne keto letra. Pasi i shprehin ngushellimet per vdekjen e Flamurit, ata shprehin dhe ato mendime qe emigrante i kane te perbashketa ne kurbet. Ne letren e tyre nje grup emigrantesh nga Elbasani pasi shprehen per vdekjen e Flamurit shkruajne:”Flamur Pisli nuk qe tjeter vecse nje dragua, i kishte te gjitha virtytet e mira, trimeri, zgjuaresi e bujari.

I renduar nga gjithe ato plage Flamuri qendroi duke kerkuar djersen dhe duke u bere hero i kurbetit”.

Cfare i mundon prinderit e Pislit

Edhe pse kane kaluar shume nga ngjarja, prinderit e Flamurit jane te brengosur nga fundi qe i ndodhi djalit te tyre. Ne lidhje me ngjarjen Nuredini, i ati i Flamurit shprehet: “Ne si familje nuk kerkojme hakmarrje, por djali yne te mos quhet “kriminel” ashtu sic e quan policia. Gjithashtu eshte thene se djali ka vrare pengmarresin ne rruge dhe ka ushtruar dhune ndaj pengmarresve te tjere, gje qe nuk eshte e vertete, kete na e kane pohuar gazetaret e ardhur ne shtepine tone”.

Jehona e bujshme e Flamur Pislit

Edhe pse aventura e Flamurit nuk u quajt e drejte, ajo pati shume jehone. Disa media e kane quajtur ate aventuren me te rralle ne Ballkan, disa te tjera pengmarres te kohes, disa te tjera kriminel e shume e shume u shkruajt ne shtypin e atyre diteve jo vetem ne ate venas dhe ate grek, por dhe ne Evrope. “Polica shqiptare beri ate qe duhej sepse pengmarresi mbante ne dore nje arme dhe granate per te kryer ndonje akt”. “Reagim i qeverise greke:”Nuk respektuat marreveshjen”. “Athine-Tirane:”Komision i perbashket hetimor”.

“Shtypi grek:”Telefonate kercenuese nga Shqiperia”. “Vellai i Pislit eshte futur ne Greqi”.Alarm ne polici”. “Reagimi i familjes Pisli:” Nuk marrim hak”. RV Skaj eshte shprehur se Pisli ka vrare pengmarresin Jorgo, ndersa nje nga pengmarresit deklaron se nuk eshte e vertete qe Pisli te kete vrare grekun. E keshtu vazhdoi ate vit e me vone te beje jehone aventura e te riut nga Patini i Matit Flamur Pisli. Ndoshta tani shume pak kujtohen per te, por familja e tij ende e ka te fresket tragjedine qe i solli vdekjen e djlait dhe ajo kerkon vetem nje gje:”Djali i tyre te mos quhte kriminel, pasi nuk ishte i tille”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button