Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
"Diplomacia" e interesave personale dhe anti-shqiptare të Ilir Metës me Greqinë | My CMS

"Diplomacia" e interesave personale dhe anti-shqiptare të Ilir Metës me Greqinë

Ardit Saliaj :

Nga qëndrimet e fundit ushtarake zyrtare greke, me thirrje për “derdhje gjaku” dhe “prodhim këpucësh me lëkurë shqiptarësh”, kuptohet qartë ajo që deklaroi pak ditë më parë ministri i Jashtëm Shqiptar Ilir Meta, që “Marrëdhëniet me Greqinë janë të dobishme e shpresëdhënëse dhe, se në bazë të tyre është ndërtuar me sukses politika e fqinjësisë së mire me Greqinë”.

Se sa “të dobishme janë këto marrëdhënie dhe se sa “fqinjësi e mirë ofrohet prej Shtetit Grek, këtë e dëshmojnë shumë raste qëndrimesh zyrtare greke antishqiptare. Meqë ministri i Jashtëm shqiptar pro-greko-serb Ilir Meta, vazhdon të deklarojë se, “Greqia është një fqinjë (shumë) i mirë dhe dashamirës ndaj Shqipërisë”, ne po i kujtojmë disa momente, të cilat ai ka detyrë jo vetëm diplomatike, por edhe kombëtare si shqiptar (nëse është i tillë) për t’i negociuar e zgjidhur:

1. Greqia nuk lejon çamët të kthehen në trojet e tyre dhe nuk u kthen pronat e sekuestruara me genocid.
2. Greqia nuk abrogon Ligjin e Luftës me Shqipërinë, prej 70 vitesh vazhdon të na quaj “armiq”.
3. Greqia vazhdon të kërkojë zaptimin e trojeve shqiptare të “Vorio-Epirit”.
4. Greqia ushtron provokacione fizike ushtarake në kufi me Shqipërinë, brenda trojeve shqiptare.
5. Greqia vazhdon të bëjë thirrje për gjakderdhje kundër shqiptarëve, në aktivitete ushtarake kombëtare. Bënë thirrje për gjakderdhje kundër shqiptarëve dhe për pushtim të trojeve të saj.

Përballë këtyre fakteve, Shteti Shqiptar, ku zoti Ilir Meta është kryediplomat dhe dyshi i qeverisë, jo vetëm hesht për t’i denoncuar, por në mënyrën më të pështirë i ulet në gjunjë thirrjeve gjakësore të Greqisë, duke plotësuar çdo kërkesë të tyre, që me lejim të monopolit të bankave brenda Shqipërisë, të karburanteve, ushqimeve, produkteve industriale, propagandës anti-shqiptare fetare e kulturore e deri me dhënie territoresh fizike tokësore e detare shqiptare.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button