Ilir Meta ka pranuar kredinë greke të strehimit, si kusht për faljen grekëve të "Korridorit 8-të"

Nga Ardit Saliaj :

Me ardhjen e socialistëve në pushtet në vitin 1997, për të kompensuar mashtrimin e Fatos Nanos në Vlorë, për kthimin 100% të lekëve të piramidave, ish-qeverisja deklaroi se shqiptarët që kishin humbur shtëpitë në piramida, do të strehoheshin nëpërmjet një kredie greke prej 5 miliardë dhrahmi. Kredia greke e premtuar, ka patur lidhje direkte me shitjen prej qeverisë shqiptare tek grekët, të “Korridorit 8-të” (Vijës Egnatia), fakt ky i publikuar në janar 1999 në gazetat shqiptare “Nacionalisti” dhe “Koha Jonë”. Fakti konfirmonte detyrimin e qeverisë shqiptare, për ta shitur “Korridorin 8-të” tek grekët. Skema greke ishte e gatshme dhe nisi me lojën e shëmtuar të kredisë greke të strehimit. Kjo kredi, sipas burimeve të asaj kohe, do të justifikonte dy motive: Së pari, qeveria shqiptare duhet të dilte me një premtim të fuqishëm social. Së dyti, përligjej prania e gjithanshme greke, në jetën shqiptare. Kështu pra, nisi pazari për shitblerjen e “Korridorit 8-të”. Sipas atij pazari, Greqia premtoi një kredi 5 miliardë dhrahmi, ndërsa Shqipëria do të firmoste pranimin e devijimit të vijës së “Korridorit 8-të”. Kushti ishte ky: Kredia, nuk do të jepej në momentin e nënshkrimit të (p)aktit (të turpshëm anti-shqiptar ku Meta ka firmosur si ish-zëvendëskryeministër), por kur të niste puna për zbatimin e devijimit të “Korridorit 8”. Si kondicion financiar, qeveria shqiptare Nano-Meta-Majko, i kërkoi qeverisë greke 2 milionë dollarë transh paradhënie, pjesë e kësaj kredie, për të paguar mësuesit, policët, mjekët, ministrat, të cilët sapo kishin nisur protestat nga mungesa e pagave, për shkak të grabitjes së bankave gjatë rebelimit të vitit 1997. për këtë transaksion mafioz të grupit Nano-Meta-Majko, në 17 dhjetor 1997 u dërgua në Athinë ish-ministri i Transport-Ndërtim-Telekomunikacionit, Gaqo Apostoli, i cili firmosi “pranimin e qeverisë shqiptare, për spostimin e vijës së Korridorit 8-të” dhe në shkëmbim, iu dhanë 2 milion dollarët, të cilët u përdorën jo si kredi për strehimin e viktimave të fajdeve, por për paga e kredi strehimi për qeveritarët.

Shtypi dhe mediat greke, kanë denoncuar mungesën e një kredie greke për strehimin e shqiptarëve. Faktet treguan, se kishte një pazar për kredi strehimi, por e gjitha varej nga fillimi paraprak i punimeve në portin e Selanikut, moment pas të cilit, qeveria greke do të lëvronte e më pas, do të deklaronte faljen e kësaj kredie. Në fakt, nëse ndodhte, ajo nuk ishte falje kredie, por pagesa e blerjes se resursit gjigand në portin e Selanikut, të shitur prej ish-qeverisë “Nano-1997”, duke spostuar me këtë shitje, nxjerrjen jashtë projektit të portit të Durrësit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button