Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ish-Legata Shqiptare në Athinë,prej 70 vitesh e sekuestruar | My CMS

Ish-Legata Shqiptare në Athinë,prej 70 vitesh e sekuestruar

Nga Ardit Saliaj :

Zoti Meta, në kohën kur ka qenë kryeministër i PS (reservist i Fatos Nanos) ka nënshkruar një dokument “top sekret”, nëpërmjet të cilit ka njohur një grabitje që Greqia i ka bërë 70 vite më parë shtetit Shqiptar. Buxheti i Shtetit Shqiptar, ka vite që paguan shuma kolosale financiare për të përballuar qiranë e godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe 8 apartamente banimi të familjeve të rezidentëve të saj. Kjo ndodh në një kohë, kur prej 70 vjetësh, në qendër të Athinës, në rrugën “Vasilissis Sofias” ndodhet godina e ish-Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, godinë kjo, që është pronë historike e Shtetit Shqiptar. Që prej 70 vjetësh, pra që prej vitit 1940, kjo ndërtesë ish-seli diplomatike, ka kaluar në “sekuestrim konservativ” dhe është kthyer në muze. Natyrisht, në krahasim me atë që kanë humbur dhe po humbin shqiptarët në Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur është shumë pak, por që duhet kërkuar e rikthyer, jo vetëm si pronë fizike, por së pari, si vlerë historike.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button