Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Marrëveshja e varreve, Shqipëria do nderojë ushtarët grekë çdo 28 tetor | My CMS

Marrëveshja e varreve, Shqipëria do nderojë ushtarët grekë çdo 28 tetor

Çdo vit, më 28 tetor përfaqësuesit e Republikës Greke dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ceremoni përkujtimore në nderim të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë, një përfaqësi e vendit tonë atij fqinj Greqisë do të ndjekë ritualin sa më sipër, ku, sipas marrëveshjes, janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të të afërmve dhe miqve të të rënëve.

Përmbajtja e plotë e marrëveshjes për ushtarët grekë është bërë publike vetëm dje pas botimit të saj në fletoren zyrtare. Në bazë të marrëveshjes, në nderim të ushtarakëve, si dhe shtetasve të tjerë grekë, që kanë shoqëruar ushtrinë me status të veçantë (anëtarë të Kryqit të Kuq, personel mjekësor dhe priftërinj), të rënë në luftë gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940-1941, do të ndërtohet vendprehje në Shqipëri, me shpenzimet e Qeverisë së Republikës Greke.

Personat e përmendur sa më sipër, do të quhen “persona të rënë në luftë”. Vendprehja do të ndërtohet: a) në një shesh, 4 km përpara qytetit të Këlcyrës, në rrugën kryesore Lekli – Këlcyrë që Qeveria Shqiptare do ta vërë në dispozicion për këtë qëllim, me sipërfaqe 10 000 m²; b) në një shesh, në hyrje të fshatit Bularat, me sipërfaqe 1610 m².

Sipas marrëveshjes, të gjitha eshtrat e personave të rënë në luftë, gjatë luftës greko – italiane të viteve 1940-1941, që ekzistojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, do të vendosen në këto vendprehje. Kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi i eshtrave do të bëhet nga një komitet i përbashkët me ekspertë shqiptarë dhe grekë.

Në mbledhjen e tij të parë, ky komitet është parashikuar që të hartojë rregullat procedurale të veprimtarisë së tij. Kërkimi, zhvarrimi, identifikimi dhe varrimi do të bëhen mbi bazën e arkivave ekzistuese dhe dëshmive të asaj kohe, mbështetur mbi hartat e miratuara nga komiteti i përbashkët.

Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin. Veç kësaj, pala greke do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike.

Në marrëveshje është parashikuar edhe ngritja e një memoriali kushtuar “Personave të rënë në luftë” që do të përbëhet nga një pllakë mermeri, me mbishkrimin të gdhendur në gjuhët shqip dhe greqisht: “Në kujtim të ushtarakëve grekë të rënë në luftë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, pala greke ndër të tjera merr përsipër:

a) Të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të marrin pjesë në komitetin e përbashkët të ekspertëve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, staf mbështetës, si dhe personel tjetër, materialet dhe mjetet e nevojshme për kërkimin, nxjerrjen dhe mbledhjen e eshtrave të personave të renë në luftë;

b) Për të lehtësuar në përgjithësi kërkimet, pala greke duhet të sigurojë çdo lloj materiali arkivor, lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çdo të dhënë të disponueshme (skica topografike, harta ose çdo burim tjetër që mund të shërbejë si dëshmi);

c) Të sigurojë personelin e nevojshëm, i cili do të hyjë në Shqipëri për të bërë transportin e materialeve dhe mjeteve të nevojshme për ndërtimin e varrezave;

d) Të sigurojë realizimin e të gjitha kërkesave higjienike dhe shëndetësore, lidhur me proceset e zhvarrimit, identifikimit dhe varrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar, si dhe të mbulojë edhe një sërë shërbimesh që deri diku duken edhe të tepruara si furnizimi me ujë, energji elektrike, lidhjen telefonike me varrezat.

Në marrëveshje janë parashikuar edhe detyrimet e qeverisë shqiptare ku ndër të tjera thuhet se, pajisjet dhe mjetet e transportit, të importuara përkohësisht, gjatë momentit të hyrjes së tyre në territorin shqiptar nuk do t’i nënshtrohen zhdoganimit, me kusht që kur të mbarojnë punimet, ato të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Detyrimet e palës greke ndër të tjera janë:

1. Shpenzimet për transportin e personelit, mjeteve dhe materialeve nga Greqia në Shqipëri, për mbledhjen e eshtrave dhe ndërtimin e varrezave;

Furnizimin me ujë, energji elektrike, lidhjen telefonike me varrezat; si dhe
ndërtimin e një pike parkimi aty pranë dhe lidhjen ndërmjet tyre me rrugët më të afërme;
Të sigurojë, pas përfundimit të ndërtimit, mirëmbajtjen e vendprehjes të sipërpërmendur, duke dhënë fondet e nevojshme për shpenzimet operative dhe të pajisë personelin e punësuar me ekspertizën e nevojshme të mirëmbajtjes.

Në zbatim të kësaj Marrëveshjeje, pala shqiptare merr përsipër:

Të vërë në dispozicion një ekip ekspertësh, të cilët do të jenë pjesë e komitetit të përbashkët të ekspertëve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave dhe të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ndihmuar dhe lehtësuar detyrat e komitetit në fjalë;

Për lehtësimin në përgjithësi të kërkimit, të sigurojë çdo lloj materiali arkivor, lidhur me vendndodhjen e varreve individuale ose kolektive të personave të rënë në luftë dhe çdo lloj të dhënash të disponueshme (skica topografike, harta ose çdo burim tjetër që mund të shërbejë si dëshmi);

Të marrë të gjitha masat për të siguruar, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, hyrjen, lëvizjen dhe qëndrimin e personelit grek në Shqipëri, si dhe transportin e materialeve dhe mjeteve në sheshet e miratuara më parë;

Pajisjet dhe mjetet e transportit, të importuara përkohësisht, gjatë momentit të hyrjes së tyre në territorin shqiptar nuk do t’i nënshtrohen zhdoganimit, me kusht që kur të mbarojnë punimet, ato të kthehen në vendin e tyre të origjinës;

Materialet dhe pajisjet e destinuara për procesin e identifikimit dhe ndërtimin e varrezave nuk do t’u nënshtrohen detyrimeve doganore apo taksave të tjera, me kusht që, krahas deklaratave të rregullta doganore, autoriteteve shqiptare do t’u dorëzohet një listë e saktë e mallrave të importuara dhe një deklaratë nga personi i autorizuar nga Qeveria Greke, i cili do të konfirmojë zyrtarisht se mallrat e deklaruara do të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë Marrëveshje;

Të marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin pa pengesa të shërbimeve përkujtimore.

Për zhvendosjen e eshtrave të personave të rënë në luftë nga Republika e Shqipërisë në
Republikën Greke, pala greke duhet të bëjë kërkesë me shkrim.

Autoritetet shqiptare do të japin leje për zhvendosjen në fjalë, vetëm pasi të jetë paraqitur kërkesa zyrtare përkatëse.
Për të gjitha kërkesat që i drejtohen palës shqiptare, lidhur me çdo transferim të mundshëm të eshtrave të personave të rënë në luftë në një vend të tretë, nevojitet konfirmimi zyrtar nga pala greke.

Pala shqiptare nuk do të mbulojë asnjë shpenzim financiar për zhvarrimin, identifikimin dhe transferimin në vende të tjera të eshtrave të të rënëve.

Në rast se në varret ekzistuese të luftës greko-italiane, do të gjenden eshtra të personave të tjerë që nuk janë të rënë në detyrë, atëherë kjo çështje do të trajtohet në pajtim me vendimin e marrë mbi mbajtjen dhe ruajtjen e tyre, në bazë të vendimit të komitetit të përbashkët të ekspertëve. Shpenzimet e rivarrimit të tyre do të mbulohen nga pala greke.

Secila palë ka të drejtë të propozojë ndryshime për çdo dispozitë të kësaj Marrëveshjeje. Çdo ndryshim i tillë do të hyjë në fuqi, pasi të jetë dhënë edhe pëlqimi me shkrim i palës tjetër
Çdo mospajtim ndërmjet palëve, lidhur me interpretimin ose zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, do të zgjidhet me bisedime të drejtpërdrejta nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut 

Kliko me siper per tu bere anetare ne faqe  ^^^

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button