Greqi, masakrohet 35-vjeçari shqiptar, i vihet flaka
Një emigrant shqiptar është torturuar në Greqi në mënyrë çnjerëzore nga disa të rinj grekë.

Policia greke po heton lidhur me nje rast të dhunës ekstreme ndaj një emigrant shqiptar 35-vjecar. Një emigrant shqiptar është torturuar në Greqi në mënyrë çnjerëzore nga disa të rinj grekë. Policia greke po heton lidhur me një rast të dhunës ekstreme ndaj një emigrant shqiptar 35-vjeçar.
* * * * * *
Sipas burimeve lokale, 35-vjeçari shqiptar u paraqit në spitalin e Haniase ne ishullin e Kretës,në gjendje të rëndë. Ai kishte dëmtime të rënda në pjesën e brendshme të trupit dhe hemorragji në organet jetike. Prej insistimit të mjekëve, u mësua se gjatë një sherri banal me disa vendas, ai ishte rrahur, e është ‘shkuar në hell i gjallë’. Për momentin mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë jetën emigrantit, i cili më pas do të merret në pyetje nga agjentët. Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, ndërsa televizionet më të mëdha në vend kanë publikuar lajmin tronditës. Ky është rasti i katërt i dhunës ndaj emigrantëve dhe simboleve fetare në qytetin e Haniasë që prej fillimit të vitit.