Vendi i vetëm në botë ku vrasësit nuk dënohen

Nga : Ardit Saliaj

Këto vrasje të here pas hershme dhe vetëm kundra emigrantëve shqiptarë, të lë përshtypjen e vrasjeve me qëllim, pasi viktima nuk është me kombësi greke. Kjo gjë duket edhe në drejtësinë greke ku vrasësit nuk dënohen kur këta kanë vrarë shqiptarë. Janë këto armë zjarri që përdoren ngas policia në drejtim të shtresës së varfër, të emigrantëve. Kur polici Theodoros Katcas më 24/10/2001 vrau vendasin Anastasio Limura, akuzua me akuzën vrasje me paramendim, ndërsa polici Joanis Rizopulos që vrau shqiptarin Gentian Çeliku, pas gjykimit u la i lire. Mos-dënimi i asnjë vrasësi që ka vrarë shqiptarë dhe ciganë tregon se në këtë vend ligjet zbatohen vetëm në dëm të viktimave, pasi armët në të gjitha rastet kanë dale nga brezi dhe janë drejtuar dhe shkrepur vetë pa vetëdijen e policit. Kjo tregon se viktima gjithmonë nuk ka asnjëherë të drejtë edhe kur është i mbuluar nën dhe. Për këtë autoritetet greke duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një gjykim të drejtë pa dallime raciale dhe ngjyre, për të përmbushur standardet ndërkombëtare për një gjykim sa më të drejtë.
Këto vrasje paraqesin një realitet krejt ndryshe. Procedurat e gjata të Bordit Disiplinor është një problem i madh për mos dënime, duke pritur gjykimin deri në katër vjet, ku gjatë kësaj kohe çdo gjë ka shkuar në krahun e vrasësit.
Pavarësisht për këto vrasje të pafalshme në këtë vend të çuditshëm nuk ka dënime, pasi viktimat janë shqiptarë dhe vetëm shqiptarë. Thuajse është një rastësi e shekullit. Lind pyetja, por sikur këta viktima të ishin minoritarë në Shqipëri, si do të reagonte Greqia?
Po sikur këta emigrantë të ishin polakë, rus apo gjerman a do të shtiesh mbi ta me armë zjarri?…
A do të qëndronte indiferente shteti i tyre?…
Fatkeqësisht, mbi të gjitha këto vrasje ndodhin në Greqinë e sotme evropiane, në djepin ku lindi demokracia, në vendin ku emigracioni shqiptar është paguar me gjënë më të shtrenjtë. Por deri kur?…Edhe të vdekur këta emigrantë duhen respektuar respektivisht nga të dy VENDET…

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button