Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Raportet: Vendi ku shkelen më shumë të drejtat e emigrantëve | My CMS

Raportet: Vendi ku shkelen më shumë të drejtat e emigrantëve

Nga : Ardit Saliaj

Vetëm për vitin 2000 ky vend kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Watch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqija. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut…Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vende të tjera vijnë në Greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi…Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek…Greqia, kampione në Evropë për ksenofobi dhe racizëm. Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizëm kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Evropian e ka renditur Greqinë në vend të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve.

Në vitin 1999 barometri vendas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve.
Raporti i Komitetit Kundër Torturës
Mosndëshkimi, çon në abuzime dhe keqtrajtimet e emigrantëve

Një raport tjetër i Komitetit Kundër Torturës dhe Keqtrajtimit të Këshillit të Evropës (CTP) botuar më 20 tetor 2009 ka dhënë edhe një alarm tjetër Greqisë, vendit më me shumë probleme në këtë drejtim. Si çdo vit ashtu edhe për vitin 2008, Komisioni gjatë një vizitë në Greqi ka vënë në dukje se, mbajtja e emigrantëve të paligjshëm në dhomat e paraburgimeve është në kushtet e mjerueshme, pa shërbime mjekësore, mungesë i informimit në gjuhën e tyre si dhe mungesa e mbështetjes ligjore. Jo pak herë ky vend është bërë epiqendra e kritikave të organizmave ndërkombëtar për keqtrajtimet e emigrantëve dhe romëve, jo vetëm në mbajtjen e tyre brenda kampeve dhe dhomave të izolimit por edhe jashtë tyre. Përbuzja e kësaj shtrese nga autoritetet shtetërore ka bërë që ky vend të sfidoj direktivat apo udhëzimet e Komisionit Evropian.
Raporti i bën fjalë edhe për qeverinë që po ikën, sepse, në përgjigje nuk ndjehet i kënaqur me ekzistencën e thjeshtë të Avokatit të Popullit, të shqyrtojë vetëm ankesat në lidhje me keqtrajtimin e emigrantëve. Por duhet d kërkuar në të gjitha rastet, një hetim të plotë, verifikimin e ankesave dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës. Më në përgjithësi, duke iu referuar të 20-të viteve veprimit kundër Torturës, KPT-ja vëren se “se mos ndëshkimi është ai që nxit shpërdorimin e emigrantëve dhe grupet tjera të rrezikuara nga policia dhe autoritetet e tjera, duke theksuar se nuk ka zgjidhje po ndërton më shumë burgje në Evropë. Komiteti paraqet pikëpamjet e tij për ruajtjen e të drejtave të emigrantëve të paligjshëm, të privuar nga liria e tyre dhe tërheq vëmendje të veçantë Greqisë…
Shqipëria, më aktive në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve

Emigrantët janë njerëz, që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinj deri tani ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen masave e policore në ruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përballë varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë. E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesë e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçuar. Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtës së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Lind pyetja, çfarë do të ndodhte në rast se policia shqiptare do të keqtrajtonte një grek apo shtetas të ndonjë vendi tjetër? Menjëherë përfaqësia e atij vendi do të kërkonte llogari, ashtu siç veproi tre vite më parë Ambasada Ruse për keqtrajtimin e një bashkëqytetari të saj në Omonia, duke protestuar në ministrinë e Jashtme të Greqisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button