Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane. | My CMS

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane.

Nga : Ardit Saliaj

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.

Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të hershme dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala “Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërimit njerëzor. Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalëformimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në procesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.

Ashtu si në arkeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarëve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane.

Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historisë të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kështu mbas shumë studimesh duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra. Një vërtetim i pamohueshëm për Letërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve që janë trashëguar deri me sot duke iu qëndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI,
SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashëgiminë nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas në shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tillë emra janë mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Evropës, do të vëmë re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si për shembull:

– Toskana në Itali qe e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë të njëjtë me ata të Shqipërisë.

– Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

– Kryeqyteti i Francës Parisi është në shqip: i pari ose si i pari.

– Marrsiella, qytet i Francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në
lashtësi sepse ai ka qenë dhe është qytet bregdetar tregtar, pra marr
dhe sjell.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button