Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi,lexohen dhe kuptohen vetëm në gjuhen shqipe. | My CMS

Perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi,lexohen dhe kuptohen vetëm në gjuhen shqipe.

Nga : Ardit Saliaj

Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke edhe këta kanë emra të kuptimit shqiptar, për shembull, Athina – a thënë, Edessa – e desha, Thiva – theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë shqipe, duke pasur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhë sheh) janë legjenda pellazge ose shqiptare, që u shkruan nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm bizantinë. Tek Iliada, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesëmarrëse në betejën e Trojës dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip, për shembull:

Mikena – mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao – mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët – mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë.
Elena – e lanë mend.
Priami – i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi – i pari që di, etj.

Në të gjitha kohërat bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur fjalët jo-greke në fjalë greke. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mënyrën e shqiptimit të fjalëve ose emrave. Megjithatë, po të shohim perënditë e lashta te Olimpit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi lexohen apo kuptohen vetëm në gjuhen shqipe si për shembull:

Zeus – Zë, është perëndia më e fuqishme që kishte për grua perëndinë.

Hera – Era. Perëndia tjetër Letos – Leton. Zeusi më vonë u martua me
perëndeshën Mentis – mend dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve prandaj e pat marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’. Perëndia Apolon mendoj se e ka marre këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apoloni ishte perëndi i muzikës, poezisë dhe harqeve, dhe çfarë bënte Apoloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët ishte shigjeta. Perëndia e detit quhej Tetis, që shume lehtë në shqipe T zëvendësohet me D.

Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgët. E diela, është dita që përfaqëson Diellin ngaqë e diela është dita më me shumë diell. E hëna përfaqëson hënën. E marta është dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura është dita e Mërkurit. E enjtja nuk është zbuluar akoma. E premtja është dita e zezë, të prenë, e prenë. E shtuna përfaqëson Saturnin.

Ndërkohë, grekët bizantinë ditët e javës i emërtojnë kështu: e diela përfaqëson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtja, është e pesta, e premtja, është dita e Shën Mërisë, te shtunën e kanë marrë nga hebrenjtë.

Siç shihet shqiptarët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe betimin pellazgët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarët sot, për kokën e nënës dhe të babait. Pellazgët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë evropianë, dijetar, aventurier shkruan për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë apo për veshjet karakteristike. Uillam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekët dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)

Përrallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruhej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.

Në përfundim duhet theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirëve dhe Pellazgëve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekët, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur gjuhë tregtie, të ardhura nga larg, njerëzit që sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë Ilir e Pellazg. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t’i ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button