Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
"Informacioni në duar të grekëve".Grekët menaxhojnë edhe informacionin e shqiptarëve | My CMS

"Informacioni në duar të grekëve".Grekët menaxhojnë edhe informacionin e shqiptarëve

Grekët menaxhojnë edhe informacionin e shqiptarëve. Pas “Byrosë së Kredive”, kompanive të celularëve edhe kazinoja krijon file-t me të dhënat e shqiptarëve. Si transferohet informacioni në skedarët e grekëve

Nga : Ardit Saliaj

“Shiko te kamera numër 3, ju faleminderit!”. Këto janë fjalët e recepsionistes së Regency Casino në Tiranë që, njëlloj sikur hyn për herë të parë në SHBA, të fotografon përpara se të të japë kartën e anëtarësisë. Një formular me të dhëna të plota, që te emri, adresa, numri i telefonit e deri të adresa emailit i bashkangjiten fotos dixhitale për të krijuar dosjen e anëtarësimit në kazinonë e parë dhe të vetme në Shqipëri. Kazinoja ka filluar aktivitetin para dy javësh, por ende ngërthen debate të forta e paradokse që mund të ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në shtetet paralele në Afrikë, si për shembull përjashtimi nga TVSH e deri te zhvendosja jashtë Tiranës me shpenzimet e buxhetit të shtetit. Debatet kanë qenë prezente që në procedurat e para të tenderit dhe supozimet e shumta mbi aferat potenciale korruptive në dhënien e licencës dhe vendosjen e saj pranë një lokali në qendrën e Parkut Rinia, “Tajvan”. Të dhënat e tyre krijojnë skedarët e parë që mund të menaxhohen nga Regency Kazino Tirana dhe që mund të transferohen në vendin e origjinës. Karta e anëtarësimit është pronë e kazinosë dhe sipas drejtuesve të Regency Casino, e cila është nën pronësinë e Hyatt International, mbajtësi i kartës duhet të ndjekë të gjitha rregullat e vendosura dhe pranon çdo vendim të drejtuesve të saj si përfundimtar. Gjithashtu stafi i menaxhimit ruan të drejtën e refuzimit të hyrjes dhe të shërbimeve sipas vendimit të tij.

Byroja e Kredive, projekt grek

Byroja e Kredive është database i të dhënave që menaxhojnë bankat në vendet e zhvilluara për të klasifikuar klientët e tyre. Nëse një klient në mënyrë të vazhdueshme ka patur parregullsi në kthimin e kësteve të kredisë, atëherë ai klasifikohet si “debitor i keq”. Ky klient nuk mund të marrë kredi në asnjë nga bankat e sistemit sa kohë që është klasifikuar në këtë kategori të paktën nga njëra prej bankave të nivelit të dytë. Në Shqipëri veprojnë 17 banka, nga të cilat 14 janë me kapital të huaj dhe në mes tyre 4 vijnë nga fqinji ynë jugor, Greqia. Ishin pikërisht bankat me kapital grek që propozuan ngritjen e Zyrës së Informacionit të Kredive ose që ndryshe quhet Byroja e Kredive, nëpërmjet asistencës së Shoqatave të Bankave në Greqi. Projekti do të ishte i përbashkët me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe ndihma greke kishte një kusht të vetëm: qendra e përpunimit të shifrave do të ishte në Athinë pranë zyrave të Shoqatës. Projekti, i endur për tre vite me radhë 2002-2005 do të gjente kundërshtimet e drejtuesve të Bankës Qendrore të cilët kuptuan filozofinë e ndihmës greke për bankat dhe kundërshtuan transferimin e të dhënave në Greqi. Pas këtij dështimi në lojë ka hyrë Banka Botërore e cila do ta ndërtojë Byronë e Kredive në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë. Informacioni do të jetë i disponueshëm për të gjitha bankat dhe institucionet financiare që veprojnë në Shqipëri.

Celularët, si kontrollohen telefonatat

Marrja e një telefoni celular me kontratë kërkon edhe një sërë të dhënash të detajuara për mbajtësin e numrit. Llogaria bankare, vendi i punës, profesioni dhe të ardhurat mujore, janë vetëm disa nga kërkesat e formularëve të AMC-së dhe Vodafonit. Personat VIP, falë një investimi të fundit të AMC-së dhe Vodafonit në rrjetet e tyre, prej muajsh janë të kontrolluar. Fjalët kyç që kapin “sensorët” e rrjetit janë para, euro, dollar, tender etj., por burime nga kompanitë e celularëve thonë se jo në pak raste politikanët shqiptarë janë përgjuar edhe për thashetheme nga më të rëndomtat. Një mendje e mbrapshtë thotë se këto të dhëna deri për raporte “jashtëmartesore” janë përdorur edhe si shantazhe për qeveritarët për të siguruar një aktivitet të “qetë” të kompanive të celularëve. Qendra e përpunimit të të dhënave edhe në këtë rast i takon fqinjit tonë jugor, ndërsa autoritetet shqiptare si Prokuroria, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Gjykatat janë të detyruar që jo në pak raste të kërkojnë informacione nga kompanitë e celularëve për rastet e trafiqeve dhe veprimeve të tjera ilegale që sigurisht një nga mjetet kryesore të komunikimit kanë telefonat celularë. Por, ndërsa për të marrë një numër me kontratë duhet të deklarohen një sërë të dhënash nga individi ose kompania që bën kërkesën, AMC dhe Vodafone shpërndajnë në tregun shqiptar numra me parapagim, pa deklaruar asnjë të dhënë të përdoruesit. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm i autoriteteve shqiptare të hetimit, që në shumë raste kanë ndeshur në emra të panjohur pas celularëve pa kontratë në vepra kriminale. Për këtë arsye Ministria e telekomunikacionit i ka detyruar kompanitë e celularëve të bëjnë regjistrimin e të dhënave të klientëve deri në fund të këtij viti, pasi përndryshe telefonat pa të dhënat e abonentit duhet të mbyllen.

Bankat greke udhëheqin financat shqiptare

Katër banka greke janë në mes të liderëve të sistemin bankar shqiptar nëpërmjet një sistemi prej 46 degësh në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të cilave iu referohet siti i internetit grek Reporter, Tirana Bank, një degë e Bankës së Pireut, Alfa Bank, Banka Kombëtare e Greqisë dhe and Emporiki Bank kanë tërhequr 15.05 për qind të totalit të depozitave në Shqipëri dhe mbulojnë 39.82 për qind të totalit të kredisë së dhënë në Shqipëri, duke përfituar njëkohësisht 26.44 për qind të fitimit të sistemit financiar të vendit. Tirana Bank zotëron 7,34 për qind të depozitave e ndjekur nga Alpha Bank me 5.02 për qind të tyre, NBG me 2.10 për qind dhe Emporiki 0.68 për qind. Revista e njohur “The banker” i rendit bankat greke midis vendeve 172 dhe 470 ku banka me e mirë në këtë klasifikim është Banka Kombëtare e Greqisë, e cila ka filiale në shume vende të Evropës Juglindore. Kjo bankë është futur disa herë në garë për të blerë 60 % të Bankës Kombëtare Tregtare pas falimentimit të turkes Kent Bank, por autoritetet shqiptare duken se e kanë përjashtuar këtë mundësi. BKT mbetet nën pronësinë dhe administrimin e shtetit turk dhe banka blerëse e saj mund të jetë përsëri një bankë greke.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button