Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
"Atje ku greqishtja mund shqipen..." | My CMS

"Atje ku greqishtja mund shqipen…"

Shkolla e Boboshtices 93 vjet me pare hapi dyert duke pritur ne klasat e saj dhjetra e dhjetra femije te etur per te mesuar gjuhen shqipe, te ndaluar per shekuj me rradhe nga pushtues qe vinin e iknin.

Ka kaluar shume kohe qe nga viti i larget 1916 dhe rrota e historise ka nderruar drejtim per kete shkolle.

Tashme ketu ndjekin mesimet vetem 5 nxenes, pjesa tjeter ka zgjedhur shkollen greke “Omiros”.

Shkolla e Boboshtices u harrua diku larg ne valet e historise, ne ato vite kur Korca ishte pushtuar nga greket dhe kur pas nje mundi te jashtezakonshem te paguar edhe me gjak rilindasish, hapi per here te pare dyert.

93 vjet me pas, kjo shkolle eshte thuajse ne prag te mbylljes.

Balle saj jane serish greket, por kete here fajin nuk e mbartin ata, por shteti shqiptar qe shkeli e perdhosi vleren e saj duke e kthyer ne ate germadhe qe eshte sot.

Realiteti qe ofron kjo zone e Korces jane dy imazhe, njeri i rrenuar e i harruar nga shteti ame dhe tjetri modern, dhurate nga vendi fqinj.

Ne njerin krah 5 nxenes, ne shkollen greke me shume se 350 te tille.

Dy fate krejtesisht te kundert qe i kane bere femijet te mos kendojne te njejtin himn.

Ne Boboshtice te 5 nxenesit nuk jane ne nje moshe, por jane mbledhur ne nje klase per te garantuar mbijetesen e kesaj shkolle nese mund te quhet ende e tille.

Ne krahun tjeter tek “Omiros” cdo vit po hapen klasa te reja.

“Dua te vijne te gjithe ketu, te ishte shkolle e mire, e bukur dhe te gjithe te vinin prape!”, shprehet nje nxenese e shkolles se Boboshtices.

Nderkohe drejtoresha e shkollesh greke thote: “Besoj se do vazhdojme te zgjerojme numrin. Vitin tjeter do hapet edhe klasa e shtate. Plus jane shtuar edhe regjistrimet ne kopesht. Qe ne kopesh fillon gjuha greke”.

Ne “Omiros” rreth 40 perqind e oreve mesimore behen ne gjuhen greke, ajo eshte nje shkolle private ku jane te punesuar mesues greke dhe shqiptare, por per cudi pa pagese per nxenesit.

“Kemi ne plan te ndertojme edhe nje ndertese tjeter, nese nxenesit do te vijojne edhe shkollen e mesme”, thekson drejoresha e shkolles greke.

Nuk mbahet mend kur shtetaret kane investuar per here te fundit ne shkollen e Boboshtices.

Ky eshte realiteti paralel mes shkolles greke “Omiros” dhe shkolles 93 vjecare te Boboshtices.

Nje realitet i lidhur pashmangshmerisht, krijuar nga askush tjeter vec shtetit shqiptar, i cili eshte pergjegjes per ate qe po ndodh ne kete zone e ne shume te tjera te vendit.

“Une kam qejf gjuhen shqipe se ne jemi shqiptar”, shprehet nje nxenes i shkolles ne Boboshtice.

Tashme objektivi afat shkurter i shtetareve servile, te paafte, e abuzues eshte i qarte: te cojne me pahir edhe keta femije ne shkollen, greke “Omiros”.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button