Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ska krim me te madh se te shkaterrosh kulturen tende.Mos valle shteti jone bashkpunon me te huajt per te shtrembur historine... | My CMS

Ska krim me te madh se te shkaterrosh kulturen tende.Mos valle shteti jone bashkpunon me te huajt per te shtrembur historine…

Nga : Ardit Saliaj

Shpreh keqardhjen time për shkatërrimin e kësaj kryevepre të Artit të pikturës Shqiptare, që është dhe simboli i shkallës më të lartë të Artit grafik, jo vetëm shqiptar por edhe botëror. Për mua, imazhet e Shpellës së Shkruar të Lepenicës, janë jo vetëm të pakrahasueshme për nga vlera historike, por edhe sa u takon vlerave artistike. Simbolet antropomorfe të stilizuara në shkallën më të lartë të shprehjes se artit grafik, si në një ekran gjigand prej guri, paraqesin gjenezën e shoqërisë njerëzore. Tek simbolet grafike të Lepenicës janë logot e arketipeve të “Babait”,“Nënës së Madhe”, “Fëmijës primordial” si dhe “Kafshës”, të cilat ekzistojnë brenda secilit prej nesh . Grafikat e Lepenicës na transmetojnë arketipin e “Shtëpisë”, “Qytetit” dhe “Varrezës”. Ato janë mesazhet e koduara të respektit për njeriun, familjen, natyrën, kafshën, territorin dhe shoqërinë. Ato janë kodet me të cilat paraardhesit tanë, na transmetojnë jo vetëm esencën e jetës, por edhe të vdekjes.
Shkatërrimi i kësaj kryevepre nuk ka të bëjë me shkatërrimin thjesht të disa vizatimeve.”abstrakte”. Për konceptin e kriminelit shkarravitës që në vetvete është vetë një shkarravinë, këto arketipe nuk janë gjë tjetër veçse disa shkarravina pa kuptim, mbi të cilat ai dëshiron të lerë shenjën (logon) e ekzistencës së tij të shkatërruar. Akti i shkatërrimit nuk ka të bëjë aspak me figurën, por me vetë esencën e kësaj shkarravine të gjallë. Struktura konfuze dhe energjia e pakontrolluar e shkarravinës, nuk mund të pajtohet me harmoninë dhe elegancën e stilizuar të prototipit të përpunuar prej mijëra e mijëra vjetësh, përpunim që ka ardhur si rezultat i gjetjes së raportit delikat të harmonisë së njeriut me vetveten, me të ngjashmit e tij dhe me natyrën. Shkarravina nuk e njeh rregullin, harmoninë, elegancën. Ajo është në vetvete dalja nga rregulli dhe harmonia. Në substancën e vet, ajo ka kaosin, shkatërrimin dhe vetëasgjesimin.

Ska mizori me te pashoqe sesa te shuash gjurmet e asaj qe tregojne prejardhjen tende. I tregoja nje dite nje mikut tim arkeolog mbasi ra biseda mbi shkrimet e lashta dhe po flisnim per Toth Fliste Shqip te Catapanos ku po i tregoja disa shembuj pasi ky eshte i specializuar ne shkrimin akrofonik dhe ne runet druide (eshte irlandez/welsh me origjine) dhe kur i tregova fotot e marra nga kjo teme u drodh i gjithi. Me ka pare ne fytyre si i shushatur dhe tha edhe Dogonet e Malit ne Afrike i ruajne me mire keto gjera sesa nje popull ne mes te Europes. Dhe gati ju mbushen syte me lot.
Se kuptoj dot sesi shteti shqiptar ka treguar nje indiference te tille kaq jo vetem absurde po edhe keqdashese. Si mund te lesh pa mbrojtje deshmi te tilla vjetersie? Do vije nje dite qe do i behet deshifrimi (megjithese deri me sot njohurite jane shume te pakta) dhe mbase do mesojme me shume per ata qe kane populluar viset tona.

Mediat reagojne kur nje polic i huaj i gris pashaporten ndonje shqiptari dhe nuk reagojne kur demtohet e vetmja pashaporte e jona me te cilen ne identifikohemi si nje nder popujt me te vjeter te Evropes.

Mos valle shteti shqiptar ne bashkpunim me ate te huaj si greke e kane mundur vete per ta prishur ketet e ta shtremberojne historine per arsyet e tyre personale???

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button