Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Pj 1. Mbi nje teze te mohuar te historiografise zyrtare. Rrënjët pellazgjike të shqiptarëve | My CMS

Pj 1. Mbi nje teze te mohuar te historiografise zyrtare. Rrënjët pellazgjike të shqiptarëve

Nga : Ardit Saliaj

At Zh.K. Faveirial në Histoire… të 1889, vëren: “Dijetarët kanë pretenduar se një e treta e gjuhës shqipe është me rrënjë latine, një e treta greke, dhe një e treta ilire. Por, në vend që të nxjerrin prej shqiptarëve fjalë të huazuara nga gjuhët latine dhe greke, a mos do të ishte më mirë ti shihnim ato të huazuara prej latinëve dhe grekëve nga gjuha pellazgjike, e cila kalon, në mënyrë të pakundërshtueshme, si gjuha e parë e ardhur në Itali dhe në Greqi, dhe të cilën shqiptarët e përcjellin natyrshëm si e vetmja e ruajtur deri në ditët tona?”

* * * * *

Ish-konsulli francez në Janinë, z. Dozon, në Excursion… të vitit 1875, pohon se “…në raportin fonetik, gjuha shqipe ka një begati dhe shumllojshmëri që e kalon mjaft gjuhën e Aristofanit…”.

* * * * *

Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellazgjike – thotë historiani Kantu në Histoire universelle…, të 1849 – Pellazgët ishin shumë të lashtë për grekët, më të lashtët, të cilët përbënin një racë mitike, si Titanët dhe Ciklopët. Por historia e tyre na është përcjellë veçse nga pushtuesit e tyre…

* * * * *

Po Kantu në Histoire…, vëren “Por faktet dëshmojnë se Pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tëre besimi, artesh dhe gërmash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten sesa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.

* * * * *

Nga Justini mësojmë se maqedonasit ishin një racë pellazgjike. Ndërsa tek Kuin-Kyrsi dhe Plutarku shohim se midis greqishtes dhe maqedonishtes ekziston një ndryshim i tillë saqë, duke kuptuar njërën prej dy gjuhëve, nuk mund të kuptoje edhe gjuhën tjetër. Kurse Straboni thotë se, edhe në kohët e tij, shumë njerëz i thërrisinin Epirit me emrin Pellazgji.

* * * * *

Në Shqypnia…., P.Vasa shkruan “na shqiptarët kemi qëndruar tash tri mijë vjet e ma tepër, e kemi mbajtur gjuhën e mendimin, karakterin e trimninë, dashuninë e lirinë që na kanë lanë të parët, njata Pellazgë, që i përmendën e i ngulën mbretnitë e Epirit, Maqedonisë e Ilirisë…”.

* * * * *

Sipas Nermin Vlorës në L’Etrusco…, autorë të ndryshëm italianë kanë pranuar tezën e një ndikimi të konsiderueshëm iliro-pellazg në krijimin e popullsive të gadishullit Apenin. Kështu, Ribeco pranon përputhjen e konsiderueshme midis onomastikës venete, japige, ilirike dhe shqiptare. Lattes pohon se nuk ka ndonjë arsye për të mos pranuar një origjinë ilirike të popullsisë italike. Trombeti në fund përforcon se fiset ilirike janë shpërndarë gjatë gjithë Gadishullit Italik, nga Veneto në Pulia, e deri në Kalabri.

* * * * *

Në veprën e tij, gjeografi i lashtësisë Straboni shkruan se “Popullsia e Epirit, Ilirisë dhe Maqedonisë flasin të njëjtën gjuhë, bile dhe flokët i presin në të njëjtën mënyrë. Kanë të njëjtat zakone, dhe qeverisen nga kuvendi i pleqve të cilin e quajnë Plakonia. Të vjetërve u thonë Plaixh kurse plakave Plaixhe”.

* * * * *

Për hershmërinë e traditës folklorike, si dhe për autenticitetin e saj tek shqiptarët, autorët e huaj vërejnë edhe përkimet e elementëve të mitologjisë zanafillore antike tek shqiptarët. Kështu, M.Lamberc e quan si një motiv shqiptar të Nausikës përshkrimin që i bëhet në këngët tona të bijës së krajlit dhe vashave të tij, të cilat banojnë nëpër çadra dhe i lajnë vetë ndërresat e leshta në breg të lumit. Po Lamberci në “Volksopik…”, Zanën ai e krahason me Pallas Atenën e Homerit që përkrah Odisenë dhe Diomedin, dragonjtë i krahason me gjigantët e mitologjisë antike, lubinë me tipin e Perseut dhe Andromedës. Ndërsa etnologu R. Grevs, në “Mitet greke”, ka vënë në dukje se miti i shndërrimit të nimfës Kajnida në djalë për të marrë pjesë në jetën luftarake, gjen vazhdimësi tek zakoni shqiptar i “virgjinave”.

* * * * *

Studiuesi i gjuhës Mihaesku vëren se treva ku është formuar gjuha shqipe (veç Shqipërisë) duhet të ketë përfshirë edhe treva të tjera ballkanike dhe, duke qënë kjo mjaft e gjerë “nuk ka mundur të qëndrojë e padepërtueshme nga kulturat dhe popullsitë e jashtme, por pa dyshim ka strehuar, për një kohë të gjatë, një shumicë etnike shqiptare”.

* * * * *

Në hyrje të Gramatikës shqipe të vitit 1887, të lënë në frëngjisht nga P. Vasa, lexojmë “Populli shqiptar është, pa aspak mëdyshje, më i vjetri në të gjithë ata që banojnë në Europë. Nuk mundet dot ta mohojë kush këtë përparësi të popullit shqiptar ndaj bashkëgjinorve të tij, sepse tashmë ia ka dhënë të drejtën shkenca, që thotë se ai zbret drejtpërdrejtë nga Pellazgët, nga ai popull parak, prejardhja e vërtetë e të cilit humbet në mjegullat e dendura të lashtësisë…”.

* * * * *

“Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë nga cila shkollë ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar? Përpara shkollave greke, pra, ka pasur shkolla pellazgjike, dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qënë themeli i letërsisë greke, ashtu si ndërtimet ciklopike (pellazgjike) kanë shërbyer si themel për ngrehinat e përkohshme të ngritura prej grekëve të lashtë” – shkruan At Faveriali në Historia e Shqipërisë.

* * * * *

Kur flet për kombësinë shqiptare, studiuesja D. D’Istria shkruan: “…ata pellazgë që mitet helenike i bëjnë të lindur “përpara hënës” , këta bij të Pellazgut, z. Dorsa, që ka mbledhur me kujdes dhe ka diskutuar me kaq mprehtësi traditat popullore të bashkatdhetarëve të tij, rivendikon për racën shqiptare këto origjina të ndritura dhe nderin që ka nxjerrë Filipin, Lekën e Madh, Aristotelin, Pirron, mbetëreshën Teuta, që guxoi ti bëjë ballë republikës romake…”.

* * * * *

Në Thesare lajmesh, Nikollë Keta shkruan se shqiptarët rrjedhin nga maqedonasit dhe janë të njëjtë me ta, gjuha shqipe është një nga më të vjetrat në botë, dhe Shqipëria në kohë të lashta ka qënë ajo pjesë e Maqedonisë që shtrihej drejt lumit Drin i Bardhë, Epirit dhe një pjese të Peloponezit, dhe që quhej Alvanitia prej shkrimtarëve bizantinë.

* * * * *

Duke iu referuar Herodotit në Librin I të tij, At Faverial shkruan “Disa filologë pretendojnë se pellazgët flisnin greqisht. Por gjuha shqipe që ekziston ende, dhe që, pak a shumë e pastër, është në mënyrë të pakundërshtueshme një e folme pellazgjishte – ajo vetë dëshmon se pellazgjishtja ndryshon prej greqishtes. Veç kësaj, Herodoti, i cili shtron po këtë pyetje, në një periudhë kur shumë bërthama pellazgjike ende ekzistonin, pohon se ata flisnin një gjuhë barbare, dhe shton se vetë Athinasit, duke u bërë Helenë, ndryshojnë gjuhën”

* * * * *

J. Hubshmid në referatin Interpretimi…, ndër të tjera, vëren se “Hans Krahe, dhe pas tij Julius Pokorni, deri pak pak dhjetëvjeçarësh besonin se kishin zbuluar në treva të gjera të Europës, relike gjuhësore ilire në toponime e në disa apelitiva… Krahe shikonte tek elementët e cilësuara më parë “ilire”, material gjuhësor “europian të vjetër”…”.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button