Pj 5.Katër popujt te cilet janë degë të popullit të madh PELLAZG te cilat vertetohen me prova të pa kundërshtueshme

Nga : Ardit Saliaj

1-Ilirët që ishin përhapur prej kufirit të Greqisë së vjetër deri në skajin verior të detit
Aziatik.
2- Maqedonasit, të cilët banonin në viset e maqedonisë që shtrihej nga malet e pindit e të sharrit deri në malet e rodopit, dhe në detin Egje.
3-Thrakasit, që ishin të përhapur në trevat e Bullgarisë, duke mos patur të përcaktuar kufijtë veriorë.
4-Frigasit që gjendeshin në krahinat nga brigjet e Anadollit deri në Ankara e në Sivas.

Është vertetuar me prova të pa kundërshtueshme se këto katër popuj janë degë të popullit të madh PELLAZG.
Meqë përmendëm frigasit Horodototus na jep një shembull (“Enigma”f.234.) për provën që, kërkoi të bëhej nga fareoni PSAMETIK për të mësuar se cili ka qenë populli më i lashtë se Egjiptasit, që besonin deri në atë kohë se nuk kishte më të vjetër nga ato. Ai mori dy fëmijë të porsalindur dhe i la në kujdestarinë e një bariu, icili kish për detyrë tu çonte dhitë për tu ushqyer ne kohën ecaktuar. Pas dy vjetëve fjala e parë që u dëgjua nga fëmijët ishte buk. Pasi PSAMETIKU mësoi se me këtë fjalë frigasit emërtonin bukën ashtu si edhe në shqipen e sotme, u vertetua se frigasit ishin më të lashtët mbi tokë. Nga degët pellazgjike që përmendëm më sipër Ilirët dhe maqedonasit ishin më të afërt nga gjuha dhe zakonet dhe mënyra e jetesës.
Maqedonasit nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh i cili pasi pushtoi qytet shtetet greke, ndërmori ekspeditën e tij të famshe drejt Indisë në vitin 334 para krishtit. Ushtria e tij perbëhej më së shumti nga popuj shqipfolës: maqedonas dhe ilirë, dhe më pas u përvetësua nga grekët, të cilët deri në hapat e fundit të jetës së tij e quajtën armik. Finlei tek “historia e revolucionit grek”, thekson: Aleksandri i Madh në simpoziumet e tij fliste me strategët e vet një dialekt të hershëm arvanitas. Medoj se po të mos ishtë djegur biblioteka madhështore e Aleksandrisë nga Kalifi Omar të cilin pasi e pyetën se ç’duhet të bëjmë me të?.. (His. e Botës ( f.143) Thuhet se ai u përgjigj: “Nëse në ato libra është shkruar gjithshka çfarë gjendet edhe në Kuran, atëhere janë të tepërt. Nëse ka gjëra të tjera atëhere janë të dëmshëm.” Besoj se potë mos kishte ndodhur kjo, sot do të kishim në dorë mjaft dorëshkrime në gjuhën e bukur pellazgo-iliro-shqipe.
Për Ilirët siç thamë më sipër në lidhje me hapsirën që ato zinin desha të shtoj se: edhe popujt e tjerë që ndodheshin në jug të tyre(pra greqinë e sotme) i pëkasin po kësajë dege pellazgjike ku më vonë u thirrën me emrin Epir. Ndër fise më të përmendura ilire ishin:dardadanët,ardejtë, dalmatët,taulantët, enkelejt, në jug të tyre ndër fiset më kryesore kaonët,thesprotët, malosët ,jonët etj. Për thesprotët ipja (shqiponja) përmendet si shpendi më i nderuar.Këto fise u bashkuan dhe krijuan lidhjen malose ku më vonë (rreth viteve 270 para krishtit me nderhyrjen e Olimbisë Nëna e Aleksandrit të madh) iu dha emri lidhja epirjote. Kjo mbretëri nën qeverisjen e Pirro Burrit arriti në kulmin u lulzimit për atë kohë. Pirroja njihet si një nga gjeneralët më të zotët që njeh historia, i cili u ndesh dy herë rrjesht me romakët dhe doli fitimtar.Pas vdekjes së Pirros një forcë e re u shfaq në veri të Epirit kësajë rradhe ishte mbreti Ilir, Agron i cili ngriti flamurin në kryeqytetin e mbretërisë së vet Shkodër.Pas vdekjes së Pirros ai aneksoi teritoret e Malosëve të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave greke, i cili i mposhti këto të fundit. Pas kësajë fitorje Agroni vdiq dhe (231.p.e.s.) pushteti kaloi në duart e gruas së tijë Teuta , e cila ndërtoi një flotë mjaft të fuqishme ku kishte në Kontroll gjith bregdetin e mbretërisë së sajë.Pas Teutës Iliri i fundit që u rezistoi romakëve ishte Genti.
Më pas në vitin 168 para Krishtit romakët nën komandën e gjeneralit Paul Emili pas një lufte të gjatë fituan mbi epiriotasit, dhe pas kësajë fitorje ai dogji e shkatroi gjithshka duke rrafshuar gjithë Epirin dhe mori si skllever (150.000) banorë të Epirit. (sipas R.d’Angely)
Më vonë rreth viteve 6-9 p.e.s. kemi një nga kryengritjet më të mëdha të ilirëve kundër Romës,që e solli këtë të fundit në pozita mjaft të vështira,por edhe kjo kryengritje u shtyp ashtu si të tjerat. Së fundi romakët do ta kthejnë Ilirinë në një krahinë të Romës dhe për të mënjananuar kryengritjet marrin mjaft Ilirë si mercenarë. Shumë prej tyre madje, u bënë perandor të Romës sieci, Klaudi i II-të, Aureliani, Diokleciani e deri ke Kostandini i Madh. Kostandini e zhvendosi perandorinë nga Roma në Kostandinopojë ku me 323. pas K. u bë perandor i vetëm, dhe më 325. toleroi krishterimin (H. e Ball.G.Castellan f.34). Kostandini i Madh ishte dardan nga Nishi i sotëm. Ilir ishin, edhe Anstasi i i I-rë që kishte njërin sy të zi dhe tjetrin bojqielli, dhe Julani, i ashtëquajtur “shkëlqesi”. Është bërë gjithmonë pyetja se si Kostandini arriti ta shpërngulte selinë e tijë nga Roma në Kostandinopol pa as shqetësimin më të vogël. Në lidhje me këtë R.d’Angely (f,218.). Sqaron se: elementi kryesorë, i cili çimentonte të ashtëquajturën popullsi të ndryshme nga një cep i Perandorisë në tjetrën ka qenë gjuha shqipe e cila flitej në mënyrë të përgjithshme që nga Kaukazi e Taurusi deri te shtyllat e Herkulit. Gjuha shqipe është nëna e greqishtes së vjetër (helenëve që janë një perzierje egjiptiane, mesapotananase, pellazge, që u shfaqën rreth viteve 1700 p.e.s) dhe e latinishtes…(f.24)në lidhje me greqishten e re Angely thekson seo të mos kishin qenë shkronjat e njëjta, pashmangshmërisht do të ishte deklaruar se gjendemi para dy gjuhëve të ndryshme.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button