Emrin Iliri e hasim deri në shekullin e7-të e.s.

Nga : Ardit Saliaj

Emrin Iliri e hasim deri në shekullin e7-të e.s. Më vonë në shekullin e 11-të na shfaqet emri kombëtar “Alban” dhe “Albania,” i cili siç kemi thënë më sipër vjen nga fjala “arban”.Ky ndryshim i emrit Kombëtar erdhi si rezultat i vërshimit si lum i popujve barbar sllavë në Ballkan. Në këtë kohë një pjesë e Ilirjanëve të veriut mbetën si ishull në mes tyre dhe u asimuluan, dhe pjesa tjetër u shtynë më në brendësi të Ballkanit.Me ardhjen në krye të bizantit Herakliu, i cili zëvendesoi latinishten me greqishten, dhe lejoi sllavet (fiset sllave: serbët..etj.), që kishin lënë trojet e tyre ku banonin në veri të Karpateve, që të vendoseshin në Trojet Ilire. Ballkani pellazgo-Iliro-shqiptar ndryshoi duke u bërë kryesisht greko sllav.
Në 16 korrik 1054, u bë ndarja e kishës së krishterë në një kishë të lindjes nën “Patrikun e Bizantit.Më (1291) Bullgarët dhe serbët ndertuan kishën e tyre me seli në Pejë, (për të cilën serbët vazhdojnë të lehin) dhe të ashtuquajturën perandoritë të tyre me në krye Stefan Dushani.Gjatë kësajë periudhe shqiptarët i shohim të organizuar në pricipata në mbrojtje të trojave të tyre nga sllavët, duke ruajtur zakonet dhe traditat e tyre Ilire, ndërsa nga feja ishin kthyer në katolik dhe ortodoks. Pas rënjes së bizantit dhe me pushtimin e Ballkanit nga Turqit shqiptarët të organizuar në principata bënë një rezistencë mjaft të fortë. Më (1444) këto principata u bashkuan nga Heroi ynë kombtar GJERGJ KASTRIOTI (Skenderbu) i cili i fshiu nga trualli shqiptar njëra pas tjetrës ushtritë turke për 24-vjet rresht.Gjatë kësaj periudhe del në skenë emri Kombëtar Shqipëri dhe shqiptar. Ne disa dokumenta që gjenden në Vatikan Skenderbeu e quante veten pasardhës i Pirros dhe përkrenarja e tij ishte e njëjtë me atë të Pirros, njekohësisht edhe flamuri me shqiponjën dykrenare Luan Godo në librin Gjeneralët e Ilirisë ( f.41) tregon një legjendë që i ndodhi Pirros në lidhje me shqiponjën dykrerëshe ne flamur.
Duke pasur këtë të dhënë dhe faktin që në atë kohë ipja (shqiponja) ishte shpendi më i nderuar për fisin e thesprotëve te cilët e quanin vendin e tyre Iperi dhe veten iperotë. Nga kjo fjalë e ka prejardhjen emri Epir, dhe jo nga tregetarët grek. Pra në lashtësi kishim: ipe-Iperi-iperotë. Ndersa në shqipen e sotme kemi shqipe-Shqipëri-shqiptar. Pra këtu duhet kërkuar origjina e flamurit dhe e emrit kombtar SHQIPTAR. Pas vdekjes së Skënderbeut shqipëria ra nën sundimin turk për rreth 500 vjet. Gjatë kësajë kohe një pjesë e konsiderueshme e tyre siç dihet u kthyen në fenë Islame. Me gjthëse ato bënin pjesë në perandorinë Turke kurrë nuk pranuan të komandohen nga të huaj, por vetëm nga udhëheqës shqiptar. Gjithashtu në disa zona të veriut si p.sh. Dibra, nuk vuri në zbatim asnjë nga ligjet turke por u vet-qeveris nga Kanuni i” Nantë Maleve.”
Gjatë periudhës së sundimit Turk Shqipëria shërbeu si bazë furnizimi me ushtarë dhe gjeneralë ku 25 vezir të mëdhenj qenë shqiptarë, Muhamet Aliu themeluesi i Egjiptit të ri(shqiptar) Pashai i pamvarur A.Pashë Tepelena etj, qenë mjaft me rëndësi për perandorinë turke.
Shqiptarët luajtën rolin vendimtar edhe në kryengritjen e Grekëve me 1821 ku nga 100 heroj 90 ishin shqiptarë me në krye Marko Boçarin. Kryeministri i I-rë grek ishte Gjon Kapodistra (me origjinë nga Gjirokastra) .Po të kalojmmë në Itali nga arbëreshët kemi Napolonin Bonopartin e madh ( “enigma” R.d’ Angely).Kryeministrin Italian Françesko Kristi Garibaldi etj. Pra këtijë populli që shërbeu si gurrë e pashtershme për Evropën dhe Azinë që nga kohët e lashta e deri në këtë periudhë, mori si shpërblim nga Evropa shtrigë një pamvarsi të gjymtuar më 1913., duke i prerë krahët e këmbët duke i lënë vetëm trupin.Po ti besonim Nostradamusit icili thotë: se shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe habisin gjithë botën në arenën politike ndërkombëtare. Duhet qe këto karta ti luajnë me kujdes. Neve mund të mbajmë komferenca e simpoziume pa pushim, por botës duhet ti japim më shumë fakte e argumenta shkencore, duke plotësuar të gjtha hallkat e zinxhirit që na mungojnë.
Për këtë duhet të bëhet një punë më shkencore nga historjanë, gjuhëtare, arkeologë e të tjerë që tu pritet rruga pseudohistorianëve dhe shovinistëve greko-serb të cilët kërkojnë të gllabërojnë tokat shqiptare duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë i propzoj kësaj konference që tu kërkohet qeverive shqiptare ne Shqipëri e Kosovë të thirret një kongres mbarëkombëtar (ose nderkombëtar) në Tiranë duke ftuar pellazgolog, albanolog, arkeolod nga, bota që nuk janë të pakët, duke ftuar dhe përfaqsues nga të gjitha akademitë me emër në botë, që të futet në kanalet e historisë botërore historia e popullit më të lasht të botës, pra: HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Në rast se qeveritë nuk do të na mbështesin, atëhere neve duhet ta organizojmë duke tubuar fonde nga bisnezmenë shqiptarë kudo që janë.
Ky kongres, do të shpejtonte pamvarsinë e Kosovës, do të ligjëronte problemin e Epirit,(i cili është fillim e mbarim pellazgo-iliro-shqiptar) do të ndante një herë e mirë atë çfarë është greke dhe çfarë është shqiptare, që ne i hasim çdo ditë në literaturë si fjalë greke, në një kohë kur ato përkthehen vetëm në gjuhën e bukur shqipe, pra do të kthente në vend dinjitetin e popullit Shqiptar të mohuar për 2000 vjet me rradhë.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button