MUMJA E ZAGREBIT, MES ETRUSKISHTES DHE SHQIPES

Pas Sami Frasherit, Spiro Kondes, Nermin Vlores apo dhe studiuesve te tjere tashme na paraqitet nje tjeter studiues shqiptar qe perpiqet te ndricoje dhe te besoje ne lidhjet e hershme te etruskeve me shqiptaret e sotem, qe gjuha e tyre jeton ende te shqiptaret e sotem. Quhet Niko Stylo dhe eshte nje arvanitas qe jeton ne Gjermani, e sic e pershkruan miku i tij, gazetari dhe studiuesi tjeter i etruskeve Ilir Mati “ai eshte nje heremit i vertete, i cili per 30 vjet rresht eshte marre manishem vetem me studimin e tij mbi etrusket”. Dhe kjo fale edhe njohurive shume te gjera qe Niko gezon ne gjuhet e vjetra greke dhe latine perpos njohjes se shqipes. Por pergjithesisht perpjekjet e tij te stermundimshme, sic ndodh shpesh, nuk jane marre mjaft seriozisht nga studiuesit e ndryshem ne Europe; “me stresonin me nje mori keshillash e dokrrash ne emer te shkences”, thote autori, qe megjithate nuk u thye dhe gjithesesi mbeshtetet nga nje pakice studiuesish qe besojne se epigramet e shumta etruske ne Mesdhe deshifrohen me shqipen e sotme. Ilir Mati kujton nje detaj, pikerisht nga koha kur mbronte doktoraten per etruskologji ne Universitetin e Perugias, kur profesori i tij sapo mesoi qe mes studenteve ishte dhe nje shqiptar e fton per nje kafe dhe i thote: “gjithe pedagoget tane paraardhes na kane keshilluar se kush kerkon te futet ne boten e etruskeve duhet te shkoje ne Shqiperi e te mesoje shqipen, por asnjehere nuk e beme nje gje te tille e ndihemi fajtore”. Mos eshte dhe ky nje nga shkaqet e moskuptimit.

Puna qe i ka marre kohe te madhe nga jeta Nikos eshte sidomos deshifrimi i cohes se mumjes se famshme te Zagrebit. Ne librin e titulluar “Historia e shenjte e arvaniteve” i botuar tani afer ne Kosove ai perpiqet te shpjegoje pikerisht kete objekt, i padeshifruar deri me sot nga askush, pasi thuhet se “lexohet, por nuk kuptohet”, sic ne fakt ndodh me mijera shkrime te etruskeve, por qe ne fakt permbys mitologjine e lashte greke, historine e Bibles, duke e sjelle fillimin e periudhes historike ne mijevjecarin e trete para Krishtit.

Historia e Mumjes

Ne Muzeun Kombetar te Zagrebit ne korrik te vitit 1862 u dhurua nje mumje nga trashegimtaret e kroatit Michael de Baric, detyra e fundit e te cilit ishte drejtor i arkivit te kancelarise mbreterore ne Oborrin Hungarez. Mumja gjendet ne Pavijonin e Arkeologjise se Egjiptit, eshte kufoma e nje gruaje te re, rreth te tridhjetave, e njohur si Agramer Mumia ne bibliografine perendimore, prej emrit te vjeter te atij qyteti gjerman. Trupi i balsamosur eshte Alkmena (per greket), nena e Herkulit, e mbeshtjelle me fasho linoje. Profesori Heinrich Karl Brugsch zbuloi prej nje demtimi te saj se ne anen e brendshme ajo ishte e shkruar me nje shkrim krejt te panjohur per te. Edhe pse profesori Brugsc u angazhua shume vite me ate tekst nuk mundi as te orientohej per origjinen e tij. Po ate vit, ne 1891 fashon e cuan ne Universitetin e Vjenes, ku menjehere specialistet vune ne dukje se behej fjale per gjuhen etruske. Sipas karakterit te shkronjave dolen ne perfundimin se ai ishte shkruar ne mesin e shek.2 p.e.s, gje jo e sakte, pasi perdorimi i atij alfabeti eshte me i vjeter.

Alfabeti i perdorur eshte jonik, i vjeter dhe pikerisht alfabeti qe perdorej nga kleri ne Dodonen e lashte, qe ndjek nje menyre shkrimi te kundert me tonen, dmth nis nga e djathta e shkon majtas. Gjuha e tekstit eshte jonike dhe gjenealogjite nuk jane shkruar me te njejtin dialekt dhe kjo eshte arsyeja qe specialistet qe merren me te pretendojne se gjenden gabime ortografike, edhe pse ata vete pranojne se nuk dine aspak se cfare gjuhe flisnin etrusket per te cilen mendojne se ajo i perket. Dialektet jonike, mandej ato dorike, me nje fjale te vetme sot ne i quajme dialekte te gjuhes shqipe.

Rroba me te cilen eshte mbeshtjell mumja e zagrebit tanime eshte mjafte e demtuar edhe nuk munde te na japin kenaqsin e leximit te plote te te gjithe shkrimit mbi te,megjithate kane shpetuar 1300 fjale etruske nga ky shkrim,gje qe e rendit shkrimin ne vendin e pare per nga madhesia e shkrimeve etruske qe mbijetojn,edhe qe jane gjendur deri me sote.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button