Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Ligjet greke antishqiptare dhe ligjet shqiptare antikushtetuese | My CMS

Ligjet greke antishqiptare dhe ligjet shqiptare antikushtetuese

Ja ligjet greke antishqiptare

Në datë 10.11.1940, Parlamenti Grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet juridike të armiqve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike”. Në zbatim të këtij ligji, me Dekret Mbretëror Grek është deklaruar “Gjendja e Luftës me Shqipërinë”. Shteti grek, për të “zbutur” disi zhvatjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, me dy akte nënligjore të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, me Nr. 14882 dhe Nr. 3574, si dhe me Ligjin Nr. 4506 të vitit 1965, të datave 07.06.1947 dhe 09.07.1947, ka bërë përjashtim për shtetasit shqiptarë me kombësi greke, duke u dhënë të drejtën e rifitimit të pronave të sekuestruara. Këtë aktsekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe në vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të shqiptarëve me kombësi jo greke deri në momentin e shfuqizimit të ligjit të luftës dhe të nënshkrimit të traktatit të paqes mes Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe tani, 70 vjet pas daljes së atij ligji famëkeq, edhe pse mbretëria greke është rrëzuar, edhe pse kanë kaluar 65 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse “miqësia” mes dy vendeve vazhdon, dekreti i gjendjes së luftës kundër Shqipërisë dhe ligji i sekuestros konservative për pronat e shqiptarëve nuk po shfuqizohen.

Ja ligjet shqiptare antikushtetuese

Shqipëria ka në fuqi disa ligje që ndërtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore në lidhje me shtetet që kanë në fuqi ligjet e luftës ndaj saj.

Ligji Nr. 8306, datë 14.03.1998; Ligji Nr. 8515, datë 21.07.1999; Ligji Nr. 8660, datë 18.09.2000; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 329, datë 12.07.1999; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 27.05.2000.

Përsa i përket praktikës së deritanishme të ndërhyrjes së investimeve të huaja në ekonominë kombëtare shqiptare, këto ligje dhe vendime qeverie bien ndesh me Nenin 28 të Ligjit 8577, datë 10.12.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Kushtetutës të RSH”. Po kështu bien ndesh edhe me Nenet 131/C, 134/ 1,2 të Kushtetutës Shqiptare.

Grekët, sekuestrues e masakrues të shqiptarëve që përpara vitit 1925

Faktet historike dëshmojnë se edhe shumë vite përpara dekretimit të ligjit të luftës në vitin 1940 me Shqipërinë, Greqia ka pasur dhe ka zbatuar synimet e saj grabitëse për të sekuestruar pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas diskutimeve në seancën e posaçme parlamentare të Dhomës së Deputetëve të Shqipërisë, të zhvilluar në datën 25 qershor 1925, kushtuar çështjes së pronave të grabitura të shqiptarëve në Greqi, pa llogaritur pronat në Çamëri, sidomos fjalës së Xhaferr Ypit në këtë seancë, nëse kjo pasuri e grabitur nga grekët do të vihej në duart e shqiptarëve, atëherë shteti shqiptar do të siguronte 10 milionë franga ari në vit. Pa llogaritur shpronësimin e detyrueshëm të çifligjeve shqiptare në Thesali e zona të tjera, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronësimeve në përmasa më të mëdha. Për të bllokuar këtë qëllim, shkoi atëherë në Greqi një komision parlamentar shqiptar. Duhet thënë se pas vizitës së parlamentarëve shqiptarë, Greqia e kufizoi dukshëm procesin grabitës të pronave të shqiptarëve, por nuk e ndali asnjëherë, madje e thelloi edhe shumë vite më pas. Rast i mirë për të ishte ligji i luftës i vitit 1940, i cili nuk mund të jetë kurrë një “mbetje e së kaluarës”, përderisa është një faktor i madh grabitës për grekët dhe që i shërben strategjisë serbo-greke të rrënimit ekonomik të shqiptarëve. Bëni një llogari të thjeshtë. Vetëm nga viti 1925 deri sot, me kursin e këtij viti, duke llogaritur rreth 10 milionë franga ari në vit, të marra nga administrimi i pronave të shqiptarëve në Greqi (pa llogaritur pronat e popullsisë çame dhe ato që preku ligji i luftës i vitit 1940), Greqia u ka përvetësuar shqiptarëve një shumë prej rreth 950 milionë frangash ari. Në atë kohë, një frangë ari shkëmbehej me 5 dollarë.

Godina e Legatës Shqiptare e kohës së Mbretërisë, 66 vjet e sekuestruar

Ka një fakt të tillë, të cilin nuk duhet ta lëmë jashtë vëmendjes: buxheti i shtetit shqiptar ka vite që paguan shuma kolosale financiare për të përballuar qiranë e godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë (tashmë me godinë të re më 2004-n) dhe 8 apartamente banimi të familjeve të rezidentëve të saj. Kjo ndodh në një kohë kur prej 72 vjetësh, në qendër të Athinës, në rrugën “Vasilissis Sofias”, ndodhet godina e ish-Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, godinë që është pronë historike e shtetit shqiptar. Që prej 70 vjetësh, pra që prej vitit 1940, kjo ndërtesë, ish-seli diplomatike, ka kaluar në “sekuestrim konservativ” dhe është kthyer në muze. Natyrisht, në krahasim me atë që kanë humbur dhe po humbin shqiptarët në Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur është shumë pak, por që duhet kërkuar e rikthyer jo vetëm si pronë fizike, por së pari si vlerë historike.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button