Pj.10 Incidentet mes Shqipërisë dhe Greqisë që nga vitit 1992 e deri tani…


Videoja greke, 4 Mars 2007

Një marsh urrejtjeje i kënduar nga ushtarët grek gjatë stërvitjes ka acaruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo video u publikua në internet, ndërkohë që teksti i këngës është botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janë shqiptarë. Me zorrët e tyre do të bëjmë lidhëse këpucësh”, ky ishte teksti i këngës raciste që shkaktoi reagime në disa qytete të vendit. Ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Athinës të dënonte skandalin, gjë që “u bë” nga zëvendësministri i Jashtëm grek.

Forcat Speciale në paradë zyrtare, 25 Mars 2010

Skandal me përmasa të papranueshme në Greqi, Forcat Speciale të ushtrisë greke fyejnë rëndë shqiptarët duke kërcënuar madje me pirje gjaku.
“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” ,është thirrja në kor që kanë bërë,në paradën zyrtare të 25 Marsit 2010, jo anëtarë të ndonjë organizate ilegjitime, por pikërisht Forcat Speciale që parakaluan rreshtore në rrugët “Panepistimiu” (Rruga Universitare) dhe “Agjiu Konstandinu”.Zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, shprehu indinjatën e thellë për ngjarjen e rëndë,ku sic tha Meta kjo vjen në kundërshti të plotë dhe nuk i përgjigjet aspak vullnetit politik dhe nivelit shumë të mirë të marrëdhënieve mes vendeve e popujve tanë fqinj, si dy shtete anëtare të NATO-s…Por qe harroj te cilesonte qe marredheniet e mira ishin ato personale me greket dhe jo me popullin shqiptar…

(Vazhdon…)

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button