Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Pj.3 Kultura e lashtë arvanitase drejtë zhdukjes | My CMS

Pj.3 Kultura e lashtë arvanitase drejtë zhdukjes

Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin në shekujt e më parëshme.
Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.
Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj. Disa nga këta piktorë me famë botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.

Gjendja e vërtetë e arvanitasve sot
Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.
Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arbëror Aristidh Kola, që vdiq vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën EKSKLUZIVE, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas,,.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqis.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arbërorëve të Greqis,,. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis,, me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa,, dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arbërore.
Kënga arbërore ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.
Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.
Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishuajve,, të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre.

Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni,, me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen,, ndër të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake,,.
Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase,, dhe ‘’Trëndafilat e Malit,, që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.
Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.
Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.
Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.

Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mundë të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.

Literatura:

Për këtë studim janë shfrytëzuar

revista ‘’Besa,, dhe arkivi i shoqatës ‘’Arvanitasit e Greqisë,,.

Revista ‘’Arvanon,, dhe librat ‘’Arvanitasit dhe preardhja e grekëve,, ‘

’Gjuha e zotit,, të autorit Aristidh Kola.

Librat ‘’Fjalori dy gjuhësh i Marko Boçarit,, dhe ‘’Arvaniti dhe arvanitica e ishullit të Andros,, të autorit Tito Johala.

Libri ‘’Enigma,, i autorit francez Robert D’Angly.

Libri ‘’Shqiptarët,, të autorit Edwin E. Jacquen.

Libri ‘’Arvanitët,, i autorit Irakli Koçollari.

Libri ‘’Revolucioni grek 1821 dhe kontributi shqiptar,, i autorit Koli Xoxi.

Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare

‘’Lidhja,, e uratit arbëresh Antonio Bellushi.

‘’ Problemi i ndërgjegjies se arvanatisve,, i Tolkë Xhillari.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button