Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Haga konfirmon : Kosova shtet i ligjshem. | My CMS

Haga konfirmon : Kosova shtet i ligjshem.

Ditë historike për të gjithë shqiptarët, Serbia dështon me turp në përpjekjen e saj të fundit kundër Kosovës. Pritet furi njohjesh nga e gjithë bota. Mendimi i Gjykatës së Hagës nuk është vendimor por shtete janë të detyruara tashmë të njohin Republikën e Kosovës pasi nuk ka asnjë pengesë juridiko-ligjore. Ndiqni raportin e plotë

Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se “është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Kjo deklaratë që përbënte thelbin e një orë e gjysmë lexim të opinionit këshillëdhënës të Gjykatës së Hagës ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të botës, duke shënuar kështu një ditë historike.

Gjykata e Hagës vlerësoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 nga ana e qytetarëve dhe autoriteteve të Kosovës, nuk ka shkelur asnjë nga të drejtat dhe ligjet ndërkombëtare, deklaroi pak çaste më parë Presidenti i GJND-së, japonezi Hisashi Oëada e bëri këtë pohim, duke shpallur mendimin këshillëdhënës të kësaj gjykate.

“Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara”, – kumtoi Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada.

Në këtë pikë, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.

Sipas z.Ovada, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor. “Gjykata konsideron se e ka juridiksionin për të dhënë mendimin. Por kjo, nuk do të thotë se është e obliguar që do ta ushtrojë këtë juridiksion”, – u shpreh z.Ovada.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.
“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Ovada theksoi edhe se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë.

“Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

hisashi_ovada_noa2.jpg Ovada theksoi edhe se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”,tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

“Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”, tha zoti Ovada.

Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, pikërisht në orën 15.00, nisi seanca ku do të shpallet opinioni këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës.
Presidenti i GJND-së nga Japonia, Hisashi Oëada, ka nisur leximin e deklaratës, e cila është miratuar paraprakisht nga 15 gjyqtarë.

Në hyrje, gjykatësi japonez ka dhënë arsyetimet pse gjykata do të merret me rastin: “Gjykata nuk mund të refuzojë t’iu përgjigjet aspekteve ligjore të pyetjes, edhe pse pyetja pjesërisht është politike”, ka thënë Oëada, lidhur me pyetjen e shtruar nga Asambleja e OKB-së, me kërkesën e Serbisë, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.

Me 10 vota kundër 4, Gjykata e Hagës vendos të krijojë mendimin këshillëdhënës se “është e mendimit se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”, – konkludoi z.Ovada.

Raportojnë mediat ndërkombëtare

AFP thotë se “deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

“Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, shkruan Reuters, për të shtuar se “vendimi do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”.

Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se “e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë”, raporton Associated Press.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button