A jane Greket e sotem ‘ende’ Indo-Europiane? A kane qene ndonjehere?

Greket moderne nuk rrjedhin ne menyre predominuese nga Indo-Europianet. Eshte qesharake te flasesh nese greket ‘vazhdojne apo jo’ te jene Indo-Europiane pasi njerezit qe jetonin dikur brenda kufijeve gjeografike te Greqise nuk kane qene asnjehere me prejardhe dominuese Indo-Europiane. Sidoqofte aristrokracia e Greqise klasike duhet te kete rrjedhur nga Indo-Europianet. John V. Day ne shenimet e tij ve ne dukje:

Indo-Europianet shpesh duken sikur kane qene minoritete te vogla ne vendet ku ata penetruan: Klasa e luftetareve Kelte ne Irlande: patriket Romake: disa heronj Homerike dhe e ashtuquajtura ‘grek puro’ e viteve te mevonshme; si dhe Arianet qe luftuan kunder shume vendasve ne Indi.

Sipas Petersonit, aristokracia greke ishte e ndare nga ‘shtresa te ngjashme me kasten… ne klasa me njerez te lire dhe skllever midis te cilave influenca gjenetike e popullates autoktone gjenetike duhet te kete predominuar’. (Peterson 1974).
Po ashtu duhet mbajtur ne mend se greket kane 28 % HG9 ( qe eshte nje percaktim Y-chromosome haplogroup J blog ose kromozoni Y i haplogrupit te tipit ose llojit J i njohur ndryshe si HG9, Eu9/Eu10.) te Lindjes se Mesme dhe 28 % HG21 Afrikano Veriore. Pjesa me e madhe e kesaj lashtesie mund te datohet qe nga Neoliti por eshte kurioz fakti qe RM (ose Racial Myths/Mitet mbi Rracat) nuk e intepreton kete te dhene ne kuptimin qe greket jane 56% ‘Hamito-Semitik’ dhe si rezultat shume me pak ‘puro’ Europiane. Sic ve ne dukje Day (2002): “Gjenetikisht popullata greke dhe jugosllave jane midis atyre qe paraqesin me pak tipare ‘Europiane’’.
Sipas te dhenave te studimeve te fundit ne fakt sugjerohet se pjesa me e madhe e origjines neolitike ne Greqi perfaqeson nje vershim gjenetik mbas Neolitit.

Greket Aristoi

Pjestare te familjeve aristokrate jane te paraqitur me teprice ne rradhet e Grekeve te periudhes klasike. Pra kur flitet mbi llojin rracial te ‘grekeve’ te lashte, eshte shume e rendesishme qe te konsiderohet lloji rracial i aristokracise. Nga kendveshtrimi fizik antropologjik kompleksiteti etnik i shoqerise greke gjate mijevjecarit te pare p.e.s. ‘ndalon’ cdo perpjekje per nje deklarate te pergjithshme te tipit fizik te bazuar mbi mesataret statistikore te te dhenave qe kane dale nga materialet e disponueshme skeletore. Nje kaste shtresore thelbesore e shoqeruar nga principe relativisht strikte te nje kaste endogame (martese brenda fisit) ndante Eupatridet me prejardhje Indo-Europiane nga klasa e njerezve te lire dhe sklleverit midis te cileve influenca gjenetike e popullates ‘Pellazge’ autoktone mund te kete predominuar. (Paterson 1974)

Peterson ve ne dukje se gjuhet IE (qe nga ky moment per fjalen Indo-Europiane do perdor shkurtimin IE) eventualisht filluan te fliten nga njerez te ndryshem gjenetikisht dhe ne rrace por ne te njejten kohe ai sugjeron se:

Gjate rrjedhes se pese ose gjashte mijevjecareve ekspansioni dhe pushtimi, nje kaste e larte IE gjithnje ne zgjerim padyshim duhet te kete ruajtur nje vazhdimesi te nje shkalle te larte gjenetike (Pearson, 1974), ndersa i impononin veten e tyre popullatave autoktone. Ata qe sollen te foluren IE ne territoret e sapo pushtuara u shnderruan ne klasen sunduese fisnike luftarake sic deshmohet nga konotaciopni ‘fisnik’ per arya ne Indi dhe Persi, ariothez ne Greqi (pra aristokracia) dhe aire tek Keltet. Dhe ne fakt evidencat tregojne se ne nje fare menyre pushtuesit arya, art ose aire ruajten principe strikte te endogamise ne zgjedhjen e grave te tyre zyrtare dhe sidoqofte ndonese ne disa zona ata duken se ne menyre disproporcionale kane ndikuar fuqishem ne ‘pellgun’ gjenetik te popullates indigjene nepermjet praktikimit te mbajtjes se nje numri te madh konkubinash, ata ndryshonin nga popujt e Uralit dhe ato Semitike ne kundershtine e tyre per te prodhuar trashegimtare te paligjshem nga martesa dhe per te pranuar statusin social te babait.

Pra deri ne kete pike ne lidhje me pjellen e tyre, ne shoqerine aristokrate greke si ne shume shoqeri te hershme IE, endogamia strikte e klasave pushtuese u evidentua nga pohimi qe ‘ne i zgjedhim grate tona sic zgjedhim kuajt: nga kohezgjatja gjeanologjike’? dhe eshte i njohur respekti i madh qe greket kishin per kuajt.

Sipas Peterson:

Fakti qe emigrantet IE kishin nje koncept te qarte dhe te prere mbi ate qe konsideronin si nje karakteristike te vecante te tyre fizionomike e cila duhet te jete ruajtur madje edhe theksuar nga martesat brenda fisit, eshte evidentuar me bollek ne literaturen Greke. Tek Odisea (XII, 222) kuptojme qe Athina e maskuar pershkruhej si te ishte ‘delikate dhe tolerante sic jane bijte e mbreterve’, ndersa tek Iliada (II, 26) Thersites me origjine autoktone pershkruhet si ‘i keq formuar dhe me koke te deformuar’…

Coon permend:

Batakcinjte, karakteret komike, satiret, centauret, gjigandet dhe te gjithe njerezit e tjere te pakendeshem dhe ata qe nuk mund te admirohen, shpesh paraqiten ne skulptura dhe ne vizatimet e vazove si fytyre gjere, hunde te shtypur dhe me mjeker te dendur. Sokrati qe i perkiste ketij lloji ne menyre keqdashese krahasohej me nje satir. Kjo lloj fizionomie vazhdon te ekzistoje edhe sot ne Greqi dhe eshte nje fizionomi e zakonshme Alpine. Ne skeletet e hershme te gjetura kjo tregohet nga kafka brakiocefale.
Sokrati, djali i nje skulptori dhe nje mamie, nuk ishte nje aristokrat. Fakti qe ky lloj fiziku percmohej nga aristokracia tregon se vete aristokracia nuk ishte e llojit Alpin, me siguri jo Alpine e perzjere. Coon po ashtu thekson se “Lloji rracial te cilit i perkiste Sokrati [nje lloj rrace qe nuk favorizohej nga elita IE] sot eshte lloji rracor me i rendesishem ne Greqi.

Peterson vazhdon:

…si nje suplement i fuqishem i studimit te mbetjeve te paplota skeletore… perdorimi i mundshem i nje analize te detajuar mbi portretet e mbijetuara greke, skulpturat dhe gdhendjet e te gjitha llojeve, te klasifikuara sipas prejardhjeve te verifikuara historike, tribale dhe familjare te individeve te paraqitur. Nje klasifikim i tille behet shume i rendesishem nen kendveshtrimin e e pranuar gjeresisht qe gjate mijevjecareve p.e.s. popullata e Egjeut mbetet e ndare nga nje numer ndarjesh te izoluara gjenetike ne vend qe te perfaqesojne nje popullate homogjene Mendeliane.

Greket qe tregohen me siper, pasardhes te familjeve te lashta aristokrate, paraqesin te dhena fizionomike IE.

Ska nevoje te permendet por ne ditet e sotme eshte me e mundur te shohesh nje rrace te tille ne Angli apo Suedi sesa ne Greqi. Coon afirmon:

…mbasi shikon bustet portret te Athines dhe maskat prej argjili te Spartaneve, impresionohesh nga ngjashmeria e tyre me Europiano Perendimoret e sotem. Kjo ngjashmeri behet me e paket ne artin Bizantin ne te cilin jane te pranishem me shume fytyrat e Lindjes se Aferme; por Bizantinet jetuan ne pjesen me te madhe jashte Greqise.
Peterson raporton se ‘gjate periudhes se dominimit Romak… aristoit e vjeter te prejardhur nga perendite ishin virtualisht te zhdukur’.

Angel (1945) konfirmon pranine e llojit Nordik-Iranian midis pushtueseve te Epokes se Hekurit te Greqise dhe vazhdimesise se tyre si minoritet ne Athinen e Koheve Klasike. Te dhenat e tij po ashtu sugjerojne pranine e lidhjes se llojit Nordik me Nordiko-Alpinet midis pushtuesve te Epokes se hershme te Bronzit dhe sic Angel permend me tej nje rrace te me vonshme Helladike-Nordiko-Iraniane-Mycenaean Athinase qe ‘pa shume dyshim… ishte luftetare’. Lloji Nordiko-Iranian ka qene i pranishem edhe ne kohet e vona helenike.

Demosteni (fotoja ne fund te faqes) trashegoi 84.000 dhrahmi nga babai i tij prona e te cilit ‘na jep disa ide mbi pronat e 300 qytetareve me te larte ne shekullin e katert’ (Webster 1973,44). Ne kontrast, ‘nentedhjet per qind e qytetareve kishin nje te ardhur prej 180-480 dhrahmi’, dhe ‘qytetaret, metikset (metikset ne Greqine e Lashte kane qene qytetare te dores se fundit, ata qe nuk kishi asnje te drejte civile ne jeten e vendit dhe konsideroheshin si te huaj dhe te ardhur) dhe klleverit punonin bashkarisht ne minierat e argjendit dhe paguheshin ne te njejten menyre’ (46)
Shtresa e ulet e qytetareve ka gjasa te kete qene me origjine autoktone (dhe jo IE). Shifra 317 p.e.s. e pranuar me konsensus per Athinen tregon 12.000 qytetare ne klasat e uleta (thetet), 8.000 te klases se mesme (hoplitet) dhe 1.000 ne dy klasat me te larta. Klasat e larta ishin te dominuara ne numer nga qytetaret e tyre, pra sklleverit dhe metikset.

Aristokracia ishte nje segment i vogel dhe i izoluar i popullsise dhe shume familje aristokrate praktikonin kremimin (djegien e trupave) ‘deri ne periudhen Klasike’ (Peterson 1974) duke e kufizuar me rreptesi panevojshmerine e evidencave skeletore ne diskutimin e llojit rracor te aristrokracise. Por evidenca e permendur me siper eshte konsistente me idene qe lloji Nordik duhet te kete perfaqesuar gjeresisht aristokracine, sic sugjerojne dhe vete portretet.

Aksidentalisht vete praktika e kremimit ne vetvehte eshte nje e dhene.

…kremimi… ishte i asociuar me popullatat pastoralo-nomade Nordike per te cilat shpirti duhet te sillet i lire ne vdekje ashtu si dhe ne jete. Si rezultat futja ne perdorim e kremimit ne Greqi eshte konsideruar nga shume studiues si nje tregues i ardhjes se popullates se re Nordike dhe nomade… (Hall 1997, 116)

Ska rendesi nese kremimi u prezantua nga ndonje ‘element verior’ i panjohur dhe i gjeneralizuar si i tille, ose ne menyre specifike nga ‘pasardhesit Doriane te praktikave te kremimit te popullates Zjarrperdoruese qe banonin ne Iliri dhe Bosnje ne Periudhen e Bronzit te Vone’ (Hall 1997, 116-117), eshte e qarte se kremimi sic eshte praktikuar nga aristokracia greke e ka origjinen e tij tek Nordiket.

Pigmenti

Ne lidhje me pigmentin, Coon (1939) thote:

Literatura greke dhe arti grek na japin evidenca te bollshme mbi pigmentin dhe karakteristikat e fytyres te banoreve te lashte te Eladhes. Perendite e Olimpit, paraardhesit e gjysem-heronjve ne pjesen me te madhe te tyre ishin bjonde, lekurbardhe dhe floke te verdhe. Athina kishte sy gri. Ndersa Poseidoni ishte me floke te zeze. [Shenim: Poseidoni e ka prejardhjen nga nje perendi Mesdhetare pre IE]. Nese do besonim Homerin, keto perendi ishin paksa te ndryshme nga pasardhesit e tyre heronj, shumica e te cileve ishin lekurebardhe dhe floke verdhe.

Day (2002) zbulon se:

Informacioni i vlefshem mbi greket e vertete dhe jo ata te fantazise vjen nga Polemoni, shkrimtari i dyte per nga rendesia mbi fizionomine i cili ka shkruar ne shekullin e dyte e.s. Polemoni shpjegon se ‘Greket puro’ te kohes se tij kane lekure te celet, floke te kuqe dhe ngjasojne me njeriun e prirur ndaj letersise dhe filozofise i cili ka lekure te celet dhe floke te celet. Polemoni mund te kete arritur ne keto perfundime nga Pseudo-Aristoteli, fizionimisti me i rendesishem grek i cili ne shekullin e trete p.e.s. deklaroi se mashkulli me perfekt eshte luani me krifen e tij te celet.

Sipas Angel, ‘Nordik-Iranianet ishin te gjate dhe muskuloze, me faqe te fuqishme dhe ka mundesi qe ne rradhet e tyre te perfshiheshin dhe floke kuqerremtet, sy bojqielli, gri si dhe floke verdhe dhe kafe.’ Po ashtu Angel permend ‘nje ngjashmeri te dukshme’ te ketij lloji ‘me anglo-saksonet’ dhe pjeserisht me ‘veriperendimoret fqinje te ketij lloji grek’.
Greket moderne jane ne menyre tronditese floke zinj dhe shume rralle me lekure te celet.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button