Heshtja e qeverisë për Himarën

Me fjalë, kryeministri Sali Berisha është një patriot i pashoq, që aq bukur evokon tëshkuarën e lavdishme të popullit shqiptar për të mbrojtur trojet eveta. Katër ditë më parë, duke ligjëruar nga kalaja e Himarës dhe nëkrah të kryetarit të bashkisë së Himarës, Berisha shprehejtekstualisht: “Unë zgjodha jo rastësisht këtë kështjellë përkonferencën e shtypit.
Kjo është një nga kështjellat më vjetra të vendit, me fillimenë shekullin e 4-t para krishtërimit, e cila ka shërbyer në shekuj emijëvjeçarë si një mburojë e pamposhtur e kombit shqiptar. Kujtoj këtuse pas rënies së Krujës, Gjon Kastrioti, djali i Skënderbeut, vendositë bëjë mbrojtjen e trevave shqiptare nga kjo kështjellë”.
Me vepra, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka dorëzuar kalanëdhe mbarë Himarën e Shqipërisë dhe nuk ka guximin të thotë një gjysmëfjale, edhe pse kryetari i bashkisë mesditën e djeshme sfidonteautoritetet shqiptare, duke shpallur mbylljen e “kufijve” të Himarëspër turistët.
Vrasja e një të riu në zonë, mbrëmjen e dy netëve më parë, shërbeu përtë treguar, veç mungesës së shtetit dhe lulëzimit tragjik të krimit nëvend, se Himara kontrollohet nga një pushtet paralel dhe jashtëjuridiksionit të qeverisë shqiptare dhe si rëndom vitet e fundit, atysfidohen të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. Vrasja e shtetasitAristidh Guma, për fat të keq është një lajm tjetër i zi në vend.
Është krimi i përditshëm që ka mbërthyer Shqipërinë nga veriunë jug. I ndjeri Guma si qindra të tjerë kanë qenë viktima të tij,sepse shteti është i pafuqishëm për të parandaluar vrasjet, plagosjet,krimet ordinere dhe deri te ato të porositura. Për këtë situatëdramatike, fajtore është qeveria që kryeson rekordmeni Sali Berisha,pastaj Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, krah i djathtë i tij.
Nëse Himara do të kërkojë realisht përgjegjësin e vrasjes së të riut dynet më parë, ta kërkojë te klima konfliktuale që mbjellë në vendretorika alla-sali, te pasiguria totale dhe mospërgjigjja vrastare estrukturave shtetërore ndaj rritjes së krimit të rrugës.
Berisha heshti si gjithnjë, edhe dje në mbledhjen e qeverisë, ndonëseishte informuar që një mbrëmje më parë për krimin e radhës, bllokimin errugës dhe kalvarin që kaluan mbi 12 orë ata mijëra udhëtarë vendas dhetë huaj që ranë viktima të mungesës së autoritetit shtetëror në”Kështjellën” e Himarës.
Kryeministri i shqiptarëve nuk tha asnjë fjalë, as për të ngushëlluarfamiljen e viktimës, as për të bërë thirrje për qetësi te banorët erevoltuar, as për t’i tërhequr veshin zaptuesit të ri të kështjellës sëGjon Kastriotit, se askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe mbiautoritetin e shtetit.
Foli për “bumin turistik” (!) Ata turistë fatkeq që kaluan natën jashtënë Himarë zor se do të binden të kthehen më në një vend ku ligjin e bënvetëgjyqësia. Foli për rekordin personal në not, kinezërirat e medaljesdhe dialogjet imagjinare për peshkaqenë, por kurrsesi për Himarën.
Që kur Sali Berisha vendosi të bëhej më grek se grekët dhe tëshpallte aleancën anti-shqiptare me atë çka përfaqëson një si VasilBollano, Himara ka qenë krahina më e trazuar e Shqipërisë. Në zgjedhjete rregullta parlamentare apo vendore, ligjin dhe votën e kanë bërëvotuesit e sjellë me autobusë nga Athina dhe jo banorët që jetojnë nëatë zonë, mesazhet i kanë sjellë në greqisht dhe po në greqisht janëpërcjellë prej autoriteteve të Himarës, deputetët që vijnë po ngaAthina.
Në çdo trazirë, të nisur për shkaqe banale, kryetari i bashkisësë Himarës do të ankohet për dhunën ndaj minoritetit etnik grek nga anae policëve shqiptarë.
Kanë qenë deklaratat ksenofobe dhe antishqiptare të z. Bollano ato qëkanë detyruar disa herë të rinj nga Vlora apo rrethe të tjera që tëndërmarrin udhëtime të organizuara në drejtim të Himarës, me në kryeflamurin kombëtar të Shqipërisë. Kanë qenë thirrjet në gjuhën greke,presioni për të folur vetëm greqishten dhe jo gjuhën shqipe, ato qëkanë ndezur tensione mes banorëvetë Himarës dhe me të tjerë.
Ka qenë sfida e bashkisë së drejtuar nga z. Bollano për të shkulur çdotabelë rrugore me germa shqipe, për të treguar se zona nuk ka asnjëlidhje me Shqipërinë, por me Greqinë, ajo që nxiti edhe reagimin edrejtësisë shqiptare.Por drejtësia dhe ligji nuk arriti të vihej në vend. Dhe as ka për tu vënë në vend.
Sepse z. Bollano dhe ajo çka ai përfaqëson është i paprekshëm, nënmbrojtjen e kryeministrit të këtij vendi – edhe kur shkul tabelat, edhekur mbyll kufijtë dhe kur shpall si fortesë të tij, kështjellën e GjonKastriotit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button