Shqipëria në tekstet e shkollës italiane

Nga: VISAR ZHITIÇfarë u mësohet brezave të rinj në bankat e shkollave për “vendin eshqiponjave”, për marrëdhëniet mes dy popujve tanë? Si e shohinhistorinë tonë, të bërë nga ne dhe nga rrethanat dhe lëvizjet përreth,ku Italia ka rolin e saj të ndjeshëm dhe me rëndësi, nga kemi marrë dhedhënë në shekuj?

Për këtë qëllim qëmtova një sërë botimesh tëedukimit shkollor të mesëm, që nënkupton 8-vjeçaren dhe të mesmen elartë, që përfshin edhe 2+3 vjet të tjera studime, 2 vjet gjimnaz dhe 3vjet lice, të shkollës tradicionale apo atyre eksperimentale, të cilatjanë rreth 450 të tilla.

është me interes të dihet se sishikohet dhe trajtohet vendi ynë, Shqipëria, në shkollat e fqinjes sonëtë madhe, Italisë, me pasuri kulturore universale, që i ka dhënënjerëzimit heronj në kulturë, arte dhe shkencë, në letërsi e pedagogji,etj. Por çfarë u thonë ata brezave të rinj në bankat e shkollave për”vendin e shqiponjave”, për marrëdhëniet mes dy popujve tanë? Si eshohin historinë tonë, të bërë nga ne dhe nga rrethanat dhe lëvizjetpërreth, ku Italia ka rolin e saj të ndjeshëm dhe me rëndësi, nga kemimarrë dhe dhënë në shekuj?

Për këtë qëllim qëmtova një sërë botimesh të edukimit shkollor të mesëm, që nënkupton 8-vjeçaren dhe tëmesmen e lartë, që përfshin edhe 2+3 vjet të tjera studime, 2 vjetgjimnaz dhe 3 vjet lice, të shkollës tradicionale apo atyreeksperimentale, të cilat janë rreth 450 të tilla.

Qeveriaaktuale italiane do të kryejë ndryshime epokale në sistemin arsimor tëmesëm, që shkollat të arrijë nivelin e vendeve të tjera, ështëdeklaruar dhe “Reforma Gelmini” parashikon të ruajë vetëm 6 llojet bazëtë shkollimit të mesëm:

1) liceun klasik,
2) shkencor,
3) linguistik,
4) pedagogjik,
5) artistik dhe
6) teknik-komercial.

Në13 vite shkollim nxënësit marrin dije dhe edukim humanistik, pëcaktojnëqëndrimin dhe perspektivën e tyre, për të qenë njëkohësisht qytetarëdhe për të kuptuar jetën dhe shoqërinë përreth, vendet dhe popujt pranëe larg, historinë në përgjithësi dhe në veçanti, pra botën dhellogjikën e zhvillimit.

Shkollat e mesme italiane, mellojshmërinë e tyre dhe format eksperimentale, nuk kanë një tekst unik,por përdorin gjerësisht librin alternativë, me një lirshmëri tëndjeshme, me liri trajtimesh dhe interpretimesh të ndryshme, madje dhebrenda një shkolle, edhe klasat paralele ndodh të kenë tekste tëndryshme për të njëjtën lëndë, por baza dhe qasjet ndaj së vërtetësduhet të jenë të qendrueshme.

Siç është theksuar dhe në”Reformën Gelmini”, që do të nisë vitin e ardhshëm shkollor, reforma dotë jetë radikale, por jo politike. Lëndët, për përmbajtjen e tyre dhenga ana pedagogjike, aparatin shkencor, aktivizimin e recepsionit, etj.qendrojnë lart, janë të begata, edhe me mendim filozofik e artin, tëndërthurura me ese të emrave të mëdhenj nga Italia dhe bota, qëpërforcojnë të kuptuarit e dialektikës së zhvillimit shoqëror, krizat,luftrat dhe përparimin, evulimin dhe hopet shkencore e prosperitetin nëpërgjithësi.

Në këtë “babiloni” tekstesh, vëzhgova, si tëthuash, kampione të tyre të lendës së historisë, të 8-vjeçares dhe tësë mesmes, gjimnaz dhe lice klasik e shkencor, të këtij viti shkollorakademik, për të krijuar një ide e për të ditur se sa dhe si janë tëinteresuar fqinjët tanë italianë për ne sot? Si e pasqyrojnë vendintonë? Dhe çfarë na duket se lënë pa thënë? Po në raport me fqinjët tanëballkanikë?

Sipas kronologjisë po vendos të gjitha rastet tipike të qëmtuara nga unë.

LASHTËSIA

GJUHASHQIPE: qysh në fillim gjejmë të dhëna me interes për gjuhën shqipe dheilirishten si pararendëse të saj në tekstet e lëndes së greqishtes sëvjetër të gjimnazit, (IV), “Corso di lingua e civiltá greca”, botim i”Bruno Mondadori Editore”. Në tabelën përmbledhëse të gjuhëveindoeuropiane, (f. 2), jepet ecuria e tyre nëpër mijëvjeçarë, p.sh.,kalimet nga gjuhët iranike në ato të persishtes së lashtë dhe avestike,që sot kanë dhënë gjuhët persiane, afgane e kurde; apo gjuhët sllavenga rrjedhin rusishtja, bjellorusishtja, ukrainishtja, bullgarishtja,polonishtja, çekishtja, sllovakishtja, sllovenishtja,serbo-kroatishtja, maqedonishtja. Po kështu dhe për gjuhë italike,gjermanike, keltike, me derivatet e tyre të shumta, etj. Ndërsa përIlirishten si gjuhë e veçantë jepet që kalon drejtpërsëdrejti nëshqipen e sotme.

Po kështu dhe në tekstin e latinishtes, “Ilnuovo libro di Latino”, Editori Laterza, për gjimnazin (IV), në tabelën”Rrënjë indoeuropiane – grupi perëndimor”, ku renditen, p.sh.,keltishtja e ç’rrjedh prej saj, apo gjuhët italike, gjermanike, etj,nga “Veneto ILIRICO” kanë dalë mesapishtja dhe SHQIPJA (f 2).

Nëtekstet e historisë antike dhe të mesjetës, për gjimnazin (IV) metitull “Il mosaico e gli specchi”, (“Mozaiku dhe pasqyrat”), me autorëB. Corradi, A. Giardina. B. Gregori, f.96, jepet një e dhënë befasuese:popullsia e Palestinës është e përbëre nga grupe Popujsh të Detit, kumë i rëndësishmi është ai i Filistejve, shkruhet, që ka mundësi të jenëme origjinë nga Shqipëria e sotme dhe u vendosën në 5 qytete gjatëbregut jugor.

Vendet tona fqinjë, Greqia e lashtë dheMaqedonia e lashtë, në këtë kurs me autorët e latpërmendur, natyrishtqë shtjellohen shumë më gjerë dhe gjatë…

Nuk gjetëm të dhënapër Ilirët, por ishin të shënuar në hartat për gjatë bregut Dalmat.Kurse Epiri pothuajse shtrihej i gjithi në Greqinë Veriore të sotme.

Ndërsanë hartën e ngulmimeve greke, të civilizimit të tyre dhe të “poliseve”shenjoheshin Epidamno, Durrësi i sotshëm, si dhe Apolonia, – si kolonigreke. Kur flitet për zgjerimin e Greqisë antike, me shfaqjen etitanisë së saj, Epiri konsiderohet si nën këtë sundim dhe në Luftënmidis Athinës dhe Spartës, Epiri shikohet si shtet neutral.

PërMaqedoninë e lashtë thuhet se janë popuj të përzierë, edhe grekë poredhe parahelenikë, në konflikt me Greqinë e atëhershme, që Filipi II epushtoi e kalohet tek ambicjet dhe perandoria e Aleksandrit të Madh…(faqet 274 – 275)

Në volumin e dytë të këtij kursi “Nga Italiapararomane deri në apogjeun imperial” themelimi i Romës nga Enea iTrojës konsiderohet mit dhe per Eneun nuk përmendet që është dardan,ndërsa origjina e etruskëve s’përcaktohet, shihen si autoktonë, pa umarrë në shqyrtim lidhja ilirike me ta.

Pirroja si mbret i Epirit, shikohet si sovran tipik elenik, (faqe 7), që kërkon të ribëje perandorinë e Aleksandrit të Madh…

Nënëntitullin “Fushata kundër Ilirëve…”, (faqe 80, lib. cit.) shkruhet:”Tashmë Roma ishte një fuqi e madhe detare. Vendos kështu të përballojëprobleme të rënda të dala nga pirateria ilirike. Ilirët, një popull meorigjinë indoeuropiane të shtrirë gjatë bregut lindor të Adriatikut…që mbillnin terror… e krijonin dëme për romanët, italikët dhegrekërit. …Roma bëri aleancë me shumë qytete greke dhe i nënshtruanilirët…” Kaq. Asgjë më shumë nuk thuhet e nuk flitet për ilirët e aspër perandorët e ardhshëm të Romës me origjinë ilire e dardane, që nëbotime të tjera shkencore dhe enciklopedike hasen.

MESJETA

Në”Profili storici” (“Profile historike”), 6 tekste, me autorë A.Giardina, G. Sabbatucci e V. Vidotto, (për 3 vitet e liceut, pas 2viteve të gjimnazit), përsa i përket periudhës së viteve 1350-1650,Europa e 100 vjetëve luftë, nuk përmenden fare as Iliri e as Arbëri,veçse në një hartë, (f.179) shenjohet “Principato di Albania”(Principata e Shqipërisë) me në kufi në veri e veri-lindje Serbinë, nëjug-lindje dhe jug Greqinë dhe në një rrip toke mes këtyre dy vendve,Turqinë që po avitej.

Me rënien e perandorisë bizantine dheshfaqjen e Turqisë otomane në Ballkan, përmendet me një fjali triumfi ityre në Betejën e Kosovës më 1389dhe rënien e Mbretërisë Serbe, (f.310), duke mos e qartësuar si humbje të popujve të Ballkanit, që sëbashku luftuan në atë betejë, ku kishte shqiptarë të udhëhequr ngaprincërit e tyre, bullgarë, boshnjakë, rumunë, kaoalicion i krishterë,ku u rënditën edhe çekë, hungarezë, polakë, frengj, vërtet nën komandënserbe.

Ndërkaq nuk kujtohet qëndresa shqiptare me GjergjKastriotin Skënderbeun, e cila ndikoi, gjithsesi, dhe në mbrojtje tëItalisë e më gjerë si dhe asgjë për marrëdhëniet dhe ndërhyrjet eSkënderbeut ushtarakisht në Itali apo lidhjet e mëpastajme meVenetikun, etj.

Ndërsa kur vazhdohet të shpjegohet përperandorinë osmane, reformat e saj në shekullin XVII për rimëkëmbje,gjejmë se në 20 vjeçarin 1656-1676 e ngritën bilancin e shtetit vezirëte mëdhenj, Qyprillinjtë, atë e bir, me origjinë shqiptare. (f.39)

Nëparagrafin “Perandoria turke dhe popujt ballkanikë”, shkruhet se ishtegjithnjë më problematike kontolli i tyre: grekë, serbë, maqedonas,shqiptarë, bullgarë, rumunë, kur s’kishte një lidhje fetare, megjithëseshumica ishin kristianë ortodokse, dhe perandoria ishte tolerante nëkëtë drejtim, pa përdorur forcën asimiluese. (f. 541, lib. cit. mëlart).

DREJT KOHËVE TË REJA:

Në tekstin “Ladiscussione storica” 3, (“Diskutimi historik”), me autorë De BernardiGuarraccino, botim shkollor i Bruno Modadori-t, duke ndalur vetëm kupërmendet Shqipëria dhe shqiptarët, gjejmë (f. 501) në pjesë kur flitetpër Egjiptin e pas viti 1801 se mes klimës anarkike që zotëronte,ngrihet figura e Mehmet Aliut, ushtarak me origjinë shqiptare, qëmbërrin në Egjipt me trupat otomane për të luftuar francezët.

Mëpas, po në këtë tekst (f. 503), kur flitet për kryengritjet greke të1822 për pavaresi, rrezikohet që ajo të shtypet me ndërhyrjen dhendihmën e pashait të Kajros tashmë, Mehmet Aliut.

Për paralelizëm kemi të drejtë të kujtojmë se në kryengritjet greke për pavaresi kishte dhe shumë heronj me origjinë shqiptarë.

Gjithashtukonstatojmë se në këto tekste shkollorë, kur flitet gjatë për figura tënjohura të historisë së afërt italiane si për kryeministrin FrancescoCrispi dhe ideologun Antonio Gramshi, jepen biografitë e tyre bashkë mefotografitë, por nuk u zihet në gojë origjina e tyre shqiptare dhes’gjendet asgjë për arbëreshët.

Po kështu ku flitet përlëvizjen filohelenike europiane, kur emra të shquar europianë përkrahënluftën greke për pavaresi, edhe duke marrë pjesë në të, kujtohen poetianglez Bajron, udhëtimi i tij nëpër Itali e Greqi, por nuk vazhdohet:dhe në Shqipëri dhe që piktori francez Delacroix, realizon piktura qëpasqyrojnë masakrimin e kryengritësve greke, por dihet që në pikturat eDelacroix janë paraqitur arvanitas, kryengritës shqiptarë.

Pokështu na duket si mungesë mospërmendja e Ali Pashë Tepelenës, me roltë ndjeshëm për Greqinë, Ballkanin, me jehonë në Europë, kur në tekstena duket se gjen emra më me pak rëndësi në arealin përreth.

Nëbetejat ballkanike, 1912, në konfliktet mes vendeve të Ballkanit dheTurqisë, ndërhyrjeve të Austrohungarisë, Italisë dhe më gjerë, Rusia,aleancat, interesat, etj., etj., nuk përmendet fare Shqipëria, vetëm nëfund të kapitullit kjo fjali: “në bregun jugor të Adriatikut lindetndërkaq një Shtet i ri i vogël, principata e Shqipërisë, i dëshiruarnga Austria e Italia për të penguar Serbinë të zbarkojë në det” (f.106).

është e pamundur, mendoj, se mund të krijohet një shteti ri vetëm me dëshirë të të tjerëve, pa bazamentin natyral, popullin,gjuhën, truallin, pa dëshirën, përpjekjet dhe luftrat e vetë atijpopulli, pa elitën e tij paraprijëse dhe strategjinë kolektive, dukegjetur aleatë dhe mbështetje., etj., etj., dhe më pas nuk thuhet farepër copetimin e Shqipërisë nga fqinjët.

Kalohet në Luftën eParë Botërore, për Shqipërinë prapë asgjë, por në harta është shenjuarme ngjyrën e vendeve neutrale. (F.184). Ndërsa për Paktin e Londrës, më1915, gjejmë dhe këtë marrëveshje: në rast fitoreje Italisë i qenëpremtuar territore të Shqipërisë (Historia bazë e 8-vjeçares, “ISegreti del tempo” (“Sekretet e kohës”), botim i Grupit Editorial “Ilcapitello”, f. 6.).

Lufta e Dytë Botërore:

Në hartën edy diktaturave, asaj naziste dhe asaj komuniste, Shqipëria, para se tëniste lufta, figuron ende neutrale. me Zvicrën etj., e qarkuar me vendeprofashiste, Jugosllavia, Bullgaria, Greqia, Italia…

Nëtekstin bazë të lartpermendur, të kursit të historisë për të mesmen8-vjeçare, (“I Segreti del tempo”, “Sekretet e kohës”, botim i GrupitEditorial “Il capitello”), ka një tabelë përgjithësuese, ku në njërinnga kuadratet shkruhet: 11 shkurt 1939, Italia anekson Shqipërinë, nëfaqen 85 tabelën tjetër: Shqipëria pushtohet nga Italia më 1939 dhe nëfaqen 91 nëntitulli “Imperializmi italian zbarkon në Shqipëri”, kushkruhet se përkrah Gjermanisë, pas pushtimit të Etiopisë, Italia bëhetpadrone e Shqipërisë. Dhe një foto e ushtrisë italiane, që ka zbarkuarnë Durrës.

Komunizmi dhe rënia e tij:

Gjithmonë nëkërkim se ç’ka për vendin tonë, në tekstin “Profili storici 3:”(“Profile historike”, në paragrafin “Jugosllavia e Titos”, (f. 528),thuhet se komunistët morën pushtetin pa probleme të tepërta në Shqipërie mbi të gjitha në Jugosllavi… Kjo e dyta dhe me ndihmën e Armatës sëkuqe.

Gjatë analizave për komunizmin, Stalin, shkëputja eTitos, Hrushovi, Mao Ce Duni, Kuba, propapaganda, etj., ndërsa kujtohetshumëçka, asgjë nuk thuhet për Shqipërinë, as dhe për daljen ngaTraktati i Varshavës, largimin e bazës sovjetike nga Vlora, me shumërëndësi për Italinë, po kështu dhe në raport me Kinën, lidhjetndërkombëtarizuese me të, etj.

Rikthimi i demokracisë në Europën Lindore.

Nënkëtë titull, (Lib. cit. më lart, f. 768), renditen ndryshimet në vendete perandorisë komuniste. Po Shqipëria? Ja: …dhe pasi në Rumanirevoltat popullore kapin dhe dënojnë me vdekje çausheskun më 1989, njëvit më pas era e reformave preku dhe Shqipërinë, kështjella e fundit eortodoksisë marksiste-leniniste në Europë.

Në paragrafin”Zgjedhjet më 1990″, (po në f. 768), shkruhet: Në Bullgari dhe nëShqipëri trashëgimtarët e Partisë komuniste mbajnë pushtetin në fazën etranzicionit…

Në Serbi mbizotëron neokomunizi nacionalist iSllobodan Millosheviçit, që kërkon të riafirmojë rolin hegjemonist të Serbisë në
Jugosllavinë e bashkuar.

Në nëntitullin “KrizaJugosllave” (f. 786), shtjellohet: kriza jugosllave nisi ngakondërshtitë mes gjallërimit të aspiratave hegjemoniste të Serbisë sëMillosheviçit, tashmë të ushtruara ndaj minorancës shqiptare të Kosovësdhe vullnetit autonomist të Republikave të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Në anë ka dhe një hartë të ish-Jugosllavisë, ku përcaktohet: “Kosova dhe Vojvodina – territore autonome në përbërje të Serbisë”

Edhenë tekstin tjetër “La discussione storica- 3, Novecento”, (“Diskutimihistorik-3, Nëntqinda) me autorë De Bernardi e Guarracino, Edizionscolastik Bruno Mondadori, jepet po ajo gjendje si më lart, portheksohet diskriminimi i shqiptareve dhe hungarezeve ne Jugosllavi. (f.724).

Kriza e Kosovës

Ja ç’lexojmë: “Më 1998 rikthehetnë mënyrë dramatike çështja e Kosovës… Si përgjigje ndaj protestaveautonomiste të popullsisë me origjinë shqiptare dhe lindjes së njëlëvizjeje guerile për pavaresi, UçK, serbët shpërthyen në represione tërënda që goditi, si zakonisht mbi të gjitha civilët.” (“Profili storici3:” (f. 787)

Ndërhyrja e NATO-s, ku bën pjesë dhe Italia.Bombardimet mbi impiante industriale, infrastrukturën civile dhepallatet e pushtetit, teksa serbet intensifikuan “spastriminin etnik”në Kosovë, ku rreth 500 mijë kosovarë shqiptarë morën eksodin dramatikpër në republikat pranë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë. ( Nga e njëjtafaqe si më lart.)

Kurse Rusia përcaktohet në këte paragraf si “aleatja tradicionale e serbeve, që mbajti qendrim kritikues për këtë akt.”

“Kosova mbetet që nga atëhere nën kontrollin e forcave të NATO-s, në pritje të statusit përfundimtar”, mbyllet paragrafi.

Nëpjesën “Rënia e Millosheviçit”, gjejmë këtë shtesë: një zjarr tjetërtensioni etnik hapet në republikën e afërt të Maqedonisë, vend i njëminorance të konsiderueshme shqiptare… Grupe guerilase të ardhur ngaKosova… NATO vendos paqen… ndërsa vendet e Bashkimit europiankërkojnë të favorizojne një marrëveshje për një aset të riinstitucional që garanton të drejtat e minorancave. (Faqet 787-788;lib. cit.)

Shqipëria e uritur, Jugosllavia në flakë

Kyështë titull i një kapitulli të tekstit “Sekretet e kohës” (“I Segretidel tempo”), per kl. VIII, botim i Grupit Editorial “Il capitello”,faqe 128. Dhe me këta nëntituj:

– Me mijëra ikin nga Shqipëria në Shqipëri dhe në Jugosllavi, dy vende komuniste europianë, jo anëtarëtë Traktatit të Varshavës (Shqipëria doli prej andej më 1968), merënien e komunizmit, patën pasoja të rënda… më 1992 në Shqipëri erdhinë pushtet një parti e opozitës, por vendi kishte rënë në krizë tërëndë ekonomike, me papunësi 50 %. Për mijëra Shqiptarë zgjidhje ishteikja, në të parin vend afër, drejt Italisë.

– 4 vjet lufte dhe spastrim etnik

Më1991 shpërthen lufta civile në Jugosllavinë… e banuar nga grupe etnike të ndryshme, me histori të veten e me besim fetar tëvetin…etj, etj., deri në shkëputjen e republikave përbërëse.

– Bomba mbi Kosovë

Më1998 shpërthen situata në Kosovë që kërkonte pavaresinë.. Serbetbombarduan sistematikisht rajonin, duke detyruar mijëra kosovarë tëlinin Kosovën e të iknin në Shqipëri e Maqedoni… Për ta ndalur, NATObombardon ashpërsisht Beogradin (1999) duke e shtrënguar të pranojëplanin e paqes.

Ky “mësim” ka anash një fotografi me turmashqiptarësh që po ikin nga Kosova mbi shina treni dhe një hartë mekufijtë përcaktuar të republikave të ish Jugosllavisë dhe të dykrahinave autonome.

“Gratë Nobel”

Nën këtë titull janërenditur ato gra të shquara në botë, që kanë marrë çmimin Nobel nëbotë, ku krahas 2 nobelisteve italiane, shkrimtares Grazia Daledda eshkencëtares Rita Levi Montalcini, apo birmanezes Aung San Suu Kyi,luftetare për demokraci e kundër diktaturës, etj, është dhe humanistjashqiptare Nënë Tereza, nobelistja e viti 1979, por aty cilësohet si meorigjine maqedonase. (f.214)

Kriza shqiptare.

Nën këtëtitull është i vetmi kapitull prej 21 rrjeshtash, në gjysmën e faqes788, që i kushtohet Shqipërisë në tekstet e kurseve të historisë gjatëgjithë viteve të studimit në Liceun klasik italian. (“Profili storici”3:)

Aty bëhet fjalë për ngjarjet e rënda të 1997 në”Shqipërinë më të prapambetur e më të izoluar mes vendeve të Europëskomuniste dhe e fundit që prodhoi një demokraci të brishtëshumëpartiake… shkaku i krizës: shoqëritë financiare, që mbinëpapritur dhe mblodhën kursimet e shumë shqiptarëve…

Më pasështë dhe emri i Presidentit të Republikës, Sali Berisha, PartiaDemokratike, akuzat e opozitës së majtë, ndarja Veri-Jug, “anarkia, kugjetën hapësirë bandat keqbërëse”, dhe kështu mbyllet ky kapitull. Poedhe të dhënat për Shqipërinë.

Në bazë të këtij shfletimi tëshpejtë, ç’mësoi studenti italian i shkollës së mesme për vendin nëbregun tjetër të Adriatikut, Shqipërinë? ç’përfytyrim mori dhe ç’do tëmund t’i mbetet në mendje? Kaq afër dhe kaq larg, gati në harrim…

KONKLUZIONE TE MIAT:

Italiaështë e interesuar për Shqipërinë. Jo vetëm pse është vendi fqinjë dhekanë një det që e ndajnë bashkë, por ajo ka ndikuar në historinë eShqipërisë, madje dhe ka bërë pjesë të saj, duke përcaktuar dherrjedhën, një herë në lashtësi, kur e pushtoi perandoria romake përgati 5 shekuj dhe pastaj në kohët moderne në shekullin XX, kur Italiafashiste pushtoi Shqipërinë mbretërore dhe prej këtij pushtimi lindidhe u fuqizua lëvizja komuniste, mori pushtet, vendosi diktaturën e sajdhe kështu shqiptarët e humbën sërisht Europën, që e kishin humbur dhenjë herë më parë me pushtimin e gjatë turk.

Na duket sikur kaarsye dhe vend për të thënë më shumë për Shqipërinë në tekstet eshkollave të mesme italiane, për atë popull që i mbijetoi vorbullave tëngjarjeve, ku vërtet jepet lashtësia e thellë e gjuhës së tij shqipe,por pa ngjarjet dhe bëmat dhe dramat dhe rolin në Ballkan.

Megjithë objektivitetin shkencor, konseguencën e informacionit dhemetodikën e lartë të teksteve, siç e pamë, Shqipëria është e pranishme,diçka më shumë kjo e ditëve tona, por, si të thuash, nën optikën eçastit a të rastësive dhe, teksa Kosova e sotme na duket më epërkthjelluar, më e paqartë del e kaluara e saj. Dhe sa më thellëkalojmë në histori, aq më pak bëhet e pranishme Shqipëria dhe kumti përtë sikur vjen i cunguar ndonjë herë.

Krahasuar meinformacionin dhe të dhënat për vendet e tjera në Ballkan, sipasmendimit tim vetanak, janë të pamjaftueshme vetëm përmendja e emrit”Shqipëri” apo dhe e një fjale për të, qoftë dhe një paragraf në rastetkruçiale, ose vetëm hartat, ku shenjohet se ku gjendet e ndonjë foto errallë e jo më heshtja për epoka të mëdha të historisë si p.sh., përMesjetën dhe për luftëtarin me përmasa europiane, me ndihmesë dhe përItalinë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Duke parë mënyrën se sijanë hartuar këto tekste, profesionalizmin e tyre, nga ku duhet mësuare marrë përvojë, madje dhe bukurinë, ku spikat dhe edukimi, vënia nëdukje, përveç të tjerash, dhe e vlerave morale kolektive, që prodhonhistoria për të përballuar luftrat, diktaturat, genocidin, nëpërkëmbjetqë i bëhen popujve më të vogjël apo me besim tjetër fetar, etj., do tëdëshiroja të shikohej më thellë nga “Shqipëria – vendi përballë”, siçthotë në një dokumentar të rëndësishëm Roland Sejko, me imazhe filmikëtë marra nga arkivi “Luce”, aq shumë mbresëlënëse.

Teksa jepenmë ndjeshëm dhe më e detajuar, p.sh., genocidi mbi hebrenjtë,persektutimi deri në shfarosje i tyre, Shqipëria, dihet tashmë që dhanjë shembull tjetër, të shkëlqyer, atë të mikpritjes së tyre dhe tëmbrojtjes.

Po kështu u dha dhe një shembull tjetër unikal, imrekullueshëm: kur kapitulloi fashizmi, shqiptarët mbajtën në shtëpitëe tyre mijëra ushtarë italianë, që kërcënoheshin nga pushtuesi nazistdhe uria e luftë. Kështu, ata që kishin ardhur si pushtues e u luftuansi të tillë, kur u mundën, u mbajtën nëpër shtëpira njerëzisht, madjedhe si miq dhe u përcollën si të tillë.

Eshtë një mesazh që dotë dëshiroja t’u jepej brezave, sidomos atyre që janë në bankat eshkollës, në një shoqëri të hapur e në një Europë që bashkohet gjithnjëe më shumë, jo vetëm si gjeografi, por dhe si bashkëveprim, me ndikimetë ndërsjellta kulturore, si qëndrim i përbashkët dhe etikëkontinentale.

Po kështu dhe harmonia fetare që gëzon Shqipëriaështë një shembull, kur dhe fare pranë Italisë ka luftra për çështje tëbesimit fetar.

Kujtoj nobelistin indian Tagora, që i shkruantenjë letër populli të vet, ku ndër të tjera i thosh, doni të mësoni përbashkëjetsën fetare, si bëhet realitet ajo, shkoni në Shqipëri. Etekset shkollore, e thamë më lart që alternohen me copa leximi, ese tëautorë të shquar botërore.

Do të doja ta përfundoja dukepërsëritur që Italia ka ndërhyrë në historinë e Shqipërisë dhe dukengritur pjesë të saj apo duke ndryshuar rrjedhën, e pranishme, prandajdhe përgjegjësia e saj civile bashkë me vëmendjen do të dëshiroja tëishte më e madhe ndaj vendit përballë, që edhe ai s’ka qenë pa ndikimfare në historinë e Italisë, të vjetër dhe të re.

Shqipëria endodhur mes kulturës së lashtë greke dhe asaj romake, mes dysuperfuqive kulturore kështu, dy vende fqinjë në Bashkimin Europian, kubota moderne jep gjithçka, shumë më shpejt se pushtimet, na bën të duamdëshmi të qenësishme dhe vlerësuese realisht.

Në mozaikun e popujve ka vend për secilin gur e çdo ngjyrë, që bëjnë të pasurohemi së bashku.

Marre nga Bota Shqiptare

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button