Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Një vrasje e "fryrë"...Falenderoj te gjithe pjesmarresit qe ishin te pranishem sot ne Vlore përpara godinës së Prokurorisë... | My CMS

Një vrasje e "fryrë"…Falenderoj te gjithe pjesmarresit qe ishin te pranishem sot ne Vlore përpara godinës së Prokurorisë…

(Edhe kam pritun pas këtij mendimi, Trimnishtpër atme Çfarëdo ndëshkimi – Gj.Fishta) I nxehti veror nuk shtyhet, por kur i shtohet edhe një i “nxehtë” tjetër, siç është ai mendor atëherë bëhet çdo gjë e padurueshme dhe tepër me dritë hije në sfond. Në këto ditë ky i “nxehtë” ka mbërthyer disa palonjerëz, që hidhen e përdridhen gjoja se duan të informojnë publikun dhe nuk bëjnë punë tjetër veçse duan destabilitetin e vendit të shqiponjave, i cili i ka lindur e rritur, por që këto “fëmijë” të poshtër e plangprishës e mohojnë nënëne tyre për interesa klanore. Sa keq më vjen për ju, o të mjerë…Sa keq…Për ato që po mendohen se ku dua të dal është kaq e thjeshtë, sa edhe vetë thjeshtësia ka lakmi. Problemi aktual sot në Shqipërinë tonë, qëpo bën jehonë edhe në lajmet e ditës tek ne, emigrantët që ndodhemi në diasporë është padyshim vrasja e 35-vjeçarit Aristotel Guma në Himarë.Problemin nuk e shikoj vetëm tek një vrasje, por përtej kësaj se çfarë mund të fshihet ose jo. Vendi ynë në këtë sezon veror, ose më saktësisht këto tre muajt e fundit ka pasur shumë viktima në njerëz,duke filluar nga aksidentet dhe duke mbaruar deri në vrasjet monstruoze brenda familjes. Edhe normale që janë raste, të cilat përbëjnë lajmkryesor të televizioneve shqiptare. Por çdo lajm i tillë është mbyllur së lançuari brenda ditës që ka ndodhur ngjarja, e jo stërzgjatur me ditë të tëra. Megjithatë, përsëri dua t’i jap të drejtë ca syleshëve mediatik, pasi kjo vrasje ndryshon shumë me viktimat e aksidenteve,krimin brenda familjes, vdekjet e fëmijëve adoleshentë apo të tjera morte që kanë ndodhur në vendin tonë pasi ne nje fare menyre eshte e dyshimte dhe nuk dihen shakqet ne ishte aksident apo një vrasje nacional ekstremiste- radikale. Por kujtoni se mbaron me kaq?! JO. Të nderuar lexues, miq e dashamirës dhe ju të tjerët që zotëroni një arsyetim të ftohtë logjik nuk kërkoj aspak që ju të më jepni të drejtë, por ama kërkoj që të më dëgjoni arsyetimin tim deri në fund, se ku i dihet, ndoshta bini dakort edhe me mua. Çdo vrasje duhet të dënohet me ligj dhe se ligji duhet të jetë i rreptë e strikt me ata që kryejnë krime. Ligji duhet të funksionojë normalisht dhe të jetë i barabartë për të gjithë që vihen para tij, duke dhënë dënimin e merituar kujtdo që realizon krime, e sidomos vrasje.Vëllezër e motra shqipfolëse, miq të kombit shqiptar dhe njerëz të ndershëm ju bëjme dije që shumë shqiptarë jetojnë e punojnë në Greqi, ndoshta edhe mbi600-700 mijë shtetas shqiptarë. Nuk besoj se te gjithe ne te kemi provuar mbi kurrizin tonë dh nuk dimë vuatjet e tyre, porse dimë vetëm disa rasteminimale (një seri të kësaj telenovele), ku në mes të syrit të njerëzvefamilja shqiptare vritet, babai vdes nën fytyrat rrezëllitëse tëfëmijëve të tij të pafajshëm që do gdhijnë të nesërmen jetim e tëgjorë, adoleshentë që vriten në kufinj dhe në mënyrë të paskrupullt si copë mishi e zhgjebosur trupi i tyre serviret nga ushtarët grekë duke ubërë i “shijshëm” për dhëmbët e qenjve të kufirit, një tifoz dhunohet epastaj vritet se Shqipëria e tij ka fituar një ndeshje sporti, njëvajzë shqiptare përdhunohet në mes të ditës, një familje masakrohet nëbanesën e saj, shumë të tjerë diskriminohen në punë, disa kanë humburgjurmët e nuk dihet ku kanë nam e nishan, e ndërsa të tjerë pjeken nëhedh, disave ju bëhën zorrët litar, e ka nga ata që ju merret veshka,syri, këmba e dora për të plotësuar tërësinë strukturale trupore tështetasve grek që janë të gjymtuar. Dhe e fundit fare, kur studentatshqiptarë dolën me 29 mars të këtij viti për të protestuar paraambasadës greke në Tiranë ndaj thirrjeve raciste që ushtria grekedemonstroi katër ditë më përpara në paradën e ushtrisë së tyre, atondihen nën trysni e presion, disa paralajmërohen se do ndjeken penalisht dhe pasdite nuk kishin si të mungonin deklarat e “cicëronit”të tyre Vangjel Dule kundrejt të rinjve tanë studenta. Ky është shteti Helen për shqiptarët. Ju mund të më pyesni kush e ka fajin? Po gjejeni vetë de, nëse mundni! Veç një gjë di të them, që gjithë këto raste nuk janë publikuar edhe aq, shumë jane fshehur, shumë janë publikuar veç në Shqipëri dhe e shumta dy ditë kanë qëndruar si kronika në median tonë,kurse vrasja e një greku jo vetëm që përbën lajmin më të madh të mediave tona, por disa prej tyre me në krye mafian e Top-channel arrintë mbushë veshët e shqiptarëve që një gjë e tillë është e pa tolerueshme. Kujt do ia thotë kjo media?! Kujt?! Neve do na e thotëqë jemi prej një gjaku me ato që kanë bërë krimin, e që vuajmë faktin etë qenurit të poshtëruar e inferior përpara një shtetasi grek apo dot’i tregoj ndërkombëtarëve se kush janë shqiptarët?! Në psikozën dhe në brendësinë e ndërgjegjes sime një përrua i nëndheshëm më thotë përherë që çdo gjë që meriton ndëshkim nga drejtësia e morali shoqëror duhet tamarrin atë, kushdo qoftë ai edhe sikur nëna e babai im të jenë. Këtu jam dakort plotësisht. Organet e drejtësisë duhet të vendosin të gjithë ato që ndikuan në këtë vrasje me shpatulla pas murit, porse ajo që duhet të “hesht” se na torturoi ditë-natë është media e financuar nga paret e fëlliqura të ca horrave e klaneve mafioze me prapavijë të qarte politike, e cila ka për qëllim të destabilizojë jetën e vendit dhe të ndikojë mesa të mundet në ngadalësimin e proçesit të liberalizimit tëvizave. Më thoni mua kujt iu bë vonë nga njerëzit e Top Medias që deri tani rezultojnë të humbur e të vrarë shumë shqiptarë në trojet greke?!Kujt prej tyre ju bë vonë që të realizojnë çdo ditë kronika, ku në kufirin grek ka edhe kocka njerëzish?! Po he kujt?! Jeni apo s’jeni shqiptarë?! Turp të keni, por mesa shikoj kishte të drejte i madhi Gj.Fishta që nga halli e belaja mes të tjerash tha: M’thirrni sit’doni, U tham: Urdhno! Zulu ma ngjitni… Shqyptar, vec JO. E derisa pona hiqen si shqyptar të devotshëm ca gazetarë që mbyllin sytë kurshohin të ligen mes popullit të tyre dhe i hapin ato si të çalitur e çoroditur kur i ndodhin një greku, atehere nuk na mbetet gjë tjetër veç të deklarojmë që shqiptarë janë Top Media dhe ca që vijnë pas tyre, të cilët financohen nga lekët e “bollanove” me shokë, e jo ne që punojmë çdo ditë për të mirën e përgjithshme të vendit tonë, pasi familja na e ka ushqyer në gjak tradicionalisht që jemi përgjegjës shoqërorë në shoqërinë tonë. E nëse diçka ndodh në mesin tonë, mes shqiptarëve dijeni që edhe ne jemi përgjegjës, pasi jemi pjesë e këtij realiteti,sado që ky mund të jetë i dhimbshëm. Me zemër të ngrirë, me kurajo,guxim e syluani në trupin tim ju them publikisht që kjo vrasje po fryhet për qëllime të ulta politike, pengimin e hapave të integrimit tëShqipërisë dhe destabilizimin e vendit duke mos lënë pa harruar idenë e kahershme që vlon tek “dulet”, “janullatosat” e “bollanot” për Vorio-Epirin. Por HARROJENI! Zullumqarët, kodoshët dhe”kadaifë-spiunët” që po i ndihmojnë, e që janë me kombësi shqiptare dhe po përdoren për të kultivuar situata të pafavorshme në Shqipëri domarrin ndëshkimin e merituar. Këto që fryjnë dhe nxitin konflikte meritojnë një burgim më të madh, se ato që i finalizojnë veprime të tilla në gjak nxehtësi e sipër.Falenderoj te gjithe pjesmarresit qe ishin te pranishem sot ne Vlore përpara godinës së Prokurorisë.Ajo cka u zhvillua sot nuk ishte proteste, ishte nje peticion
drejtuar gjykates dhe nje kerkese tjeter prokurorise. Pjesmarrja ishte e dobet por qe koha e shkurter nuk mundesonte organizimin masiv.Kërkojmë paanshmëri dhe drejtësi. Kërkojmë procedim të 8 të rinjve studentë vlonjatë në gjendje të lirë. Këta të rinj nuk kanë përse të rrijnë të burgosur për shkak të deklaratave të politikës nga dy anët e kufirit.Arrestimi i 8 te rinjve eshte bere per ceshtje politike.Mbi te rinjte duhet te rendoje vetem akuza e shkaktimit te nje aksidenti rrugor, e jo per vrasje per qellime politike.Portali Albeu

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button