Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Janullatosi i hodhi benzinë zjarrit | My CMS

Janullatosi i hodhi benzinë zjarrit

Dua ta nis këtë shkrim duke shprehur ngushëllimin tim për familjen e Aristotel Gumës, i cili humbi jetën në Himarë në një aksident rrugor ndoshta të qëllimshëm. Pas vdekjes së të ndjerit në media shohim sebanorët e zonës, të afërm të tij kanë bllokuar rrugën kombëtare Sarandë-Vlorë për orë të tëra, jo një orë, as dy por trembëdhjetë orë,një rrugë të mbingarkuar nga turistët me kombësi shqiptare dhe të huaj.Dhe lajmet vazhdojnë nga ora në orë; policia po negocion për hapjen errugës me protestuesit!? Në cilin vend të botës do të bllokohej një rrugë kombëtare në kulmin e turizmit për vdekjen e një personi në aksident rrugor të qëllimshëm ose jo, sikur qoftë larg të kishte ndërruar jetë kryeministri ose Presidenti i atij vendi? Policia jonë fatmirësisht, për raste protestash nuk para negocion me protestuesit cilido qoftë qëllimi i protestës, por këtë herë “shpirtmadhësia” e policisë sonë i ka sjellë një goditje tepër të fortë imazhit të vendit tonë në rajon e botë. Kemi patur raste të tjera protestash të të afërmve të viktimave të ndryshëm, por nuk kemi patur kaq zgjatje dhe durim të tyre dhe të policisë. Ndoshta, jam gabim por mendoj që origjina e viktimës në Himarë, që mendohet se është greke, ka ndikuar në amplifikimin e ngjarjes dhe në “urtësinë” e policisë. Jam i bindur që sikur e njëjta ngjarje të ndodhte në Velipojë, Lezhë, Durrës,Divjakë ose diku tjetër, turistët e atjeshëm nuk do kishin pritur meorë të tëra siç pritën në kryeqytetin e turizmit shqiptar, sado të madhta kishte fisin dhe fshatin viktima. Dhe lajmet vazhdojnë. Kryepeshkopii Kishës Ortodokse dërgon një mesazh publik ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thotë se “këto veprime dhune përbëjnë kërcënim të bashkëjetesës paqësore” etj,etj. Me fjalët e tij, Urata kërkon qetësi dhe jo hakmarrje, por ne shohim haptas se ky “pikëllim” i këtij njeriu të zotit nuk bën gjë tjetër veç se hedh benzinë në një zjarr të mbuluar paksa kohët e fundit. Si qytetar shqiptar, dua ta pyes kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse Shqiptare: “që nga fillimi i aktivitetit të tij në vendin tonë, sa herë ka reaguar apo është pikëlluar kur nga atdheu i tij Greqia kanë ardhur me dhjetëra pa e ekzagjeruar mund të them me qindra djem nënash shqiptare të vrarë nga ekstremistë antishqiptarë dhe shumë raste nga policia greke? Në të gjitha rastet autorët e paktë që janë kapur kanë dalë me probleme mendore dhe pas dy a tre muajsh burg janë liruar dhe shumica e vrasjevetë shqiptarëve kanë mbetur pa autorë. Si njeri i Zotit, duhet të kishit shprehur keqardhjen tuaj për ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur në vendin tuaj kundër emigrantëve shqiptarë qofshin ortodoksë, muslimanë ose ateistë. Nuk ishte krim i rëndë vrasja e të riut Edison Jahja nështëpinë e tij në Kretë? Po vrasja e Gramoz Palushit, Vullnet Bytyçit dhe e shumë shqiptarëve të pafajshëm nuk meritonte ngushëllimin e njeriut të Zotit??? Prandaj, dyshoj se bllokimi i rrugës nuk ështëthjesht pikëllimi i familjarëve, por kemi të bëjmë me një përdorim tëngjarjes për motive të tjera. Nuk vonon as reagimi i Athinës zyrtare.Sipas tyre kjo ngjarje cënon marrëdhëniet. Po kur vriten shqiptarët nuk cenohen marrëdhëniet? Nejse, është faji qeverisë sonë që nuk reagonkurrë kur vriten, poshtërohen, dhunohen emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Për ngjarjen e ndodhur në Himarë, nuk kemi fakte që viktima është vrarë për motive që thuhen si e folura në greqisht apo tjetërmotiv etnik, prandaj duke përfituar nga rasti dua t’ju bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve qofshin fetarë, politikë, grekë apo shqiptarë që duan të keqpërdorin këtë rast apo motive të tjera të rëndomta, që ta lenë të prehet i qetë i ndjeri ashtu si Edisoni, Gramozi, Vullneti etj,etj.
*Rreth një vit më parë u vu nën akuzë nga Prokuroria përorganizimin e një proteste civile në fshatin Toç të Tepelenës kundërveprimeve anti-shqiptare të Vasil Bollanos dhe Spiro Kserës. Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër vendosi pushimin e çështjes ndaj Hasanbegës, duke e shpallur atë të pafajshëm në datën 16.02.2009.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button