Aksidenti në Himarë, Babai i Mukës: Bollano, s`duam gjykatës grekë në Shqipëri

VLORE – Babai i Ilir Mukës, 20-vjeçarit të arrestuar për ngjarjen ku mbeti i vdekur.
35-vjeçari nga Himara Aristotel Guma, i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, të mos kërkojë gjykatës grekë në Shqipëri.“I themi Bollanos të mos kërkojë gjykatës edhe hetues grek sepse ndodhet në tokën e Shqipërisë. I bëj një thirrje mos e shfrytëzojë fatkeqesinë e tjetrit për qëllimet e tjera. Ai që u vra nuk ishte grek”, ka thënë Halo Mukaj.Në lidhje me ngjarjen, kanë dëshmuar edhe disa nga djemtë e arrestuar së bashku me Ilir Mukën.Ata kanë thënë se kishin shkuar me pushime në Jalë, dhe se një ngjarje e tillë nuk ishte qëllimi i tyre.“Jam student ne degen ekonomik në Tiranë. Në Jalë ne shkuam me pushime. Me cudit fakti që për një aksident u futen kaq rryma politike”, thotë Dijon Bushi, 21 vjeç.Prokuroria ka ngritur akuzë për vrasje ndaj Ilir Mukës, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ngjarja ku gjeti vdekjen Aristotel Guma, ka qenë aksident.