Urgjent-Dit e me shume po shtohen "Bollanot" ne Shqiperi.I arrestuari i “Peshkepise”, Fredi Beleri: Gumen e bene njesh me balten

Kreu i shoqatës “Bashkimi i Himarjotëve”, Fredi Beleri, në një intervistë të dhënë për gazetën greke “Agelioforos” (pjesë e grupit mediatik Beta), ka dhënë versionin e tij lidhur me vdekjen e 35-vjeçarit, Aristotel Guma. Në rrëfimin e tij, Beleri ka deklaruar se ngjarja tragjike ndodhi për shkak se “Himara është greke” dhe se sipas tij ky fakt “i irriton shqiptarët”. Ai ka akuzuar opinionin publik shqiptar, përfshi politikën dhe median, që janë rreshtuar sipas tij “në mbrojtje të autorëve të vrasjes”. Fredi Beleri, njihet nga opinioni publik shqiptar si një nga 8 personat e akuzuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë, të ndodhur më 10 prill 1994. Ai është rikthyer sërish në Shqipëri “për të punuar për Vorio-Epirin” siç premton në këtë intervistë. Beleri aktualisht drejton shoqatën “Bashkimi i Himarjotëve”, me seli në Himarë.
Çfarë ndodhi, z. Beleri që u vra një njeri?
E folura e banorëve të Himarës i irriton shqiptarët. I shqetëson që himarjotët flasin greqisht. Disa prej atyre të shqetësuarve janë ekstremistë nga Kosova dhe FYROM dhe këta të fundit i ofendojnë ata që flasin gjuhën greke dhe kërkojnë ta ndalojnë atë të folur. Viktima, Aristoteli Guma, jetonte përgjithmonë në Athinë dhe kishte ardhur në Himarë për pushime. Kur i thanë të mos fliste greqisht reagoi dhe ndodhi hataja. E kërcënuan Aristotelin, e goditën mbi motor dhe makina vrastare shkeli mbi kufomën e të ndjerit dy herë. E bënë atë njësh me baltën. Aristoteli u sulmua nga një bandë prej shtatë vetash me dy makina. Në dimër, banorët e Himarës janë rreth tre mijë, por gjatë verës ky numër arrin në njëzet mijë. Janë shumë himarjotë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, si dhe shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Shkupi. Sidomos për shqiptarët, Himara është një vendpushim turistik i preferuar. Nuk do ta teproja po të thosha se Himara është Mykonos e Shqipërisë. Ajo është pjesa më e përdorshme e bregdetit shqiptar për turizmin. Pra, në Himarë gjatë verës grumbullohen gjithë turistët shqiptarë.

Cila është gjendja sot në rajon?
Njerëzit ndjejnë frikë, trishtim, indinjim dhe zemërimin. Ata duan që të dënohet fajtori dhe pyesin veten se çfarë do të ndodhë nesër. Bëhen gjithashtu edhe përshpirtje për viktimën si parakalim me qirinj, u mbyllën rrugët në ditën e varrimit të viktimës dhe të enjten u bë një demonstrim tjetër.

Ndodhin shpesh ngjarje ekstreme në këtë zonë?
Kanë ndodhur dhe incidente tjera, të cilat për fat të keq nuk janë vlerësuar si duhet nga qeveria dhe si rezultat ndodhi e keqja. Situata në Himarë ka qenë shumë e tendosur gjatë tre viteve të fundit. Një muaj më parë shpërtheu një bombë jashtë shtëpisë së kryetarit të Bashkisë. Ka vërtet dhe disa site shqiptare në internet që janë veçanërisht agresive. Këto site janë bërë nga shqiptarë që faktikisht e urrejnë Greqinë, ndërkohë që autorët e vrasjes së fundit u përkasin grupeve të tilla që mbjellin urrejtje në internet dhe faqe si Facebook.

A është e vërtetë që banorët e Himarës janë një rast i veçantë, pasi ndaj tyre ka racizëm si nga shqiptarët dhe nga grekët?

Aktualisht nuk ka grekë që të na trajtojnë me racizëm. Sigurisht ne kemi disa probleme në Greqi, por në asnjë rast për shkak të fenomeneve raciste. Për shkak se shumë pak është shkruar për Epirin e Veriut, ku shumë prej tyre nuk e dinë dhe besojnë se jemi shqiptarë. Megjithatë, kjo nuk është shenjë e racizmit. Nuk është e nevojshme, për shembull një banor i Selanikut të dijë se çfarë po ndodh në Himarë. Megjithatë, ne kemi planifikuar të organizojnë disa aktivitete për informim dhe ngritjen e vetëdijes në Athinë pas kësaj ngjarjeje. Dua të denoncojë me këtë rast faktin që kufoma nuk u ekzaminua nga mjeku ligjor dhe akoma nuk ka mbërritur në Himarë prokuroria dhe hetuesia për të marrë deponime nga dëshmitarë okularë. Kjo do të thotë se kur çështja të mbërrijë në gjyq, nuk do të ketë dëshmi të mjaftueshme dhe autorët e krimit do të bjenë në të buta (duke e trajtuar thjesht si aksident rrugor).

Ju e konsideroni se “aksidenti” është i qëllimshëm?
Po, personat e përfshirë në krim vandalizonin zonën në mëngjesin e ditës së vrasjes. Dhe një grup himarjotësh shkoi në stacionin e polici për ankesë por shefi i policisë nuk regjistroi ankimin, as masa morri, madje i dëboi ata.

Ju këmbëngulni që sulmi kriminal mund të ishte evituar?
Sigurisht. Nëse policia do merrte masa kjo nuk do të kishte ndodhur. Ka një suportim (mosveprim). Për fat të keq përvoja jonë me shqiptarët na ka bërë shumë skeptikë. Për më tepër ngjarjet provokuese janë tashmë të përditshme.

Ajo që kërkojnë shqiptarët është që banorët të mos flasin greqisht? Dhe jo vetëm. Kërkojnë të mos zgjerohen kufijtë e pakicës kombëtare greke. Sigurisht ka dhe shqiptarët të cilët nuk janë ekstremistë apo racistë. Sigurisht që ka.

Pra, ka pasur shqetësim dhe nga një pjesë e shoqërisë shqiptare? Natyrisht që jo. Të gjithë shqiptarët janë nacionalistë. Por, jo të gjithë hidhen në veprim. Nëse keni lexuar deklaratat e palëve në lidhje me vrasjen, gjen se deklarata më e avancuar është ajo e Berishës. Partitë e tjera si dhe opozita ishin më shumë “miqësore” me autorët e krimit. Nuk ka artikull në gazetat shqiptare, madje as edhe një intelektual që të mbrojë viktimën. Të gjithë mbrojnë autorët e krimit.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button