Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Skandal - Autorë shqiptar në libra antishqiptar. | My CMS

Skandal – Autorë shqiptar në libra antishqiptar.

MOS HARRONI,JEMI VETE NE QE E PRISHIM HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR KURSE BOTA NA MIRPRET TA RRENOJME KETE TOKE DHE MBAN SEHIR …

SHKUP- Largimi nga përdorimi i një dhe dy teksteve shkollore, në të cilat thuhen njëmijë të pavërteta për shqiptarët, është e pamundur ta çrrënjosë tezat shovene të instaluara tanimë në çdo libër shkollor ku është shkruar historia dhe gjeografia e shqiptarëve. Në tekstet shkollore, përveç se minimizohet pesha e shqiptarëve, e matur më njësi mësimore, shtrembërohen rëndë edhe të vërtetat historike. Përveç origjinës së tyre “rome”, “turke” apo “çerkeze”, historia e shqiptarëve nuk ka mbetur pa u përbaltur as me tezën e ardhacakëve. Një libër i këtillë, me teza serbe se gjoja shqiptarët kanë ardhur në Kosovë dhe Maqedoni pas luftërave austro-turke dhe se qenkan vendosur këtu falë disa privilegjeve, që gjoja shqiptarët paskan pasur në kohën e Perandorisë Osmane, fatkeqësisht i gjen nëpër libra dedikuar nxënësve të Maqedonisë. Me teza të këtilla skandaloze është i mbushur edhe libri “Historia” për klasat e VI. Në këtë tekst shkollor, i cili mban firmën edhe të doc.dr. Nebi Dervishit, thuhet se në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVII, shqiptarët i paskan ndryshuar Maqedonisë përbërjen etnike, duke ardhur nga pjesët veriore të Shqipërisë.
Lojalë të pushtetit osman
“Pas kryengritjes së Karposhit nisi vendosja masive e shqiptarëve nga Shqipëria në pjesët veriperëndimore të Maqedonisë. Kjo shkaktoi ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të Maqedonisë veriore dhe perëndimore…”, shkruhet në faqen 118 të “Historisë” për klasën VI, në njësinë mësimore “Maqedonia pas kryengritjes së Karposhit (shekulli XVII-XVIII)”. I kontaktuar të hënën nga gazeta KOHA, bashkautori i këtij libri, historiani Nebi Dervishi, shmangu të jep çfarëdolloj prononcimi për skandalet me këtë libër të historisë. Fillimisht tha se ishte i zënë me provimet e studentëve, prandaj kërkoi ta kontaktonim pas një ore. Mirëpo, pas terminit të caktuar, Dervishi fiku telefonin celular dhe për rrjedhojë, nuk patëm mundësi të kuptonim se cili ka qenë motivi për të vendosur firmën e bashkautorit në një libër që pretendon t’i mësojë nxënësit se “shqiptarët e Maqedonisë janë ardhacakë”. Doc.dr. Nebi Dervishi është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë. “Historia” e prof.dr .Millan Boshkovskit, Jordan Iliovskit dhe doc.dr. Nebi Dervishit na zbulon edhe marrëdhëniet e lojalitetit të shqiptarëve ndaj perandorisë osmane. Në pasuesin ku flet për vendosjen e shqiptarëve në pjesët veriperëndimore të Maqedonisë, qëndron me sa vijon: “Vendosja e popullsisë shqiptare u ndihmua edhe nga pushteti osman. Tek ata gjenin mbështetje për pushtetin e vet, duke i përvetësuar me dhënie të tokës për ta punuar ose me privilegje të tjera. Përveç fshatarëve, vendoseshin edhe feudalë shqiptarë të cilët si shpërblime merrnin rajone të tëra”. Ky libër, që në vitin 2009 është ribotuar për herë të katërt nga Shtëpia Botuese “Prosvetno Dello”, është në përdorim të lejueshëm edhe për vitin shkollor 2010/2011. Ndërkaq, për maqedonasit, thuhet se në atë kohë kanë qenë të detyruar t’i braktisin “vatrat e tyre të lindjes”. “Shumë banorë nga Shkupi, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Kratova, me tërheqjen e ushtrisë austriake shkuan në Vojvodinë, Hungari dhe Austri”, qëndron në pjesën “pozita e popullsisë maqedonase pas Kryengritjes së Karposhit”.

Heshti Shoqata e Historianëve
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, ka paralajmëruar revidim të librave nga klasa e parë deri të pestën, si dhe të “Gjeografisë” për vitet e dyta të arsimit të mesëm, mirëpo ka lënë të hapur mundësinë e revidimit edhe të librave tjerë për të cilat mund të zbulohen gabime dhe parregullsi të rënda. Megjithatë, deri në largimin eventual të “Historisë” për klasat e VI-ta, do të duhet kohë, pasi Komisionet e revidimit, që do të duhet të bëjnë super-recensimin e teksteve aktuale, duhet të sjellin vendim me të cilin do të konstatojnë parregullsi. Në mënyrë shumë të përciptë dhe të mjegullt përshkruhet edhe periudha e formimit të feudalëve shqiptarë, që sipas “Historisë” ku autor është edhe kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Nebi Dervishi, kanë nisur të marrin hov pas vdekjes së mbretit serb Dushani, i cili madje në libër quhet “perandor”. Pra, feudalët shqiptarë, sipas librit, filluan të përforcohen pas “dobësimit të perandorisë serbe”, në shekullin IV, kurse numërohen në këtë kontekst familjet Topiajt, Ballshët, Dukagjinët, Kastriotët, Muzakajt, Vropajt, por jo edhe familja e Gropajve që në atë kohë u ngrit në principatë me Ohrin si kryeqendër.
Sa i takon prejardhjes së maqedonase, libri mbron tezën sllave, kurse “banorë të mbetur nga maqedonasit antik janë vllehtë”, qëndron në faqen 32 të librit “Historia” për klasat VI. Për shtrembërimi e fakteve historike dhe promovimin e tezave serbë në tekstet shkollore të Maqedonisë, patën reaguar personalitete të larta të fushës në Shqipëri. Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, drejtori i Institutit Albanologjik Ardian Marashi dhe historiani Beqir Meta, i kanë vlerësuar “provokime të qëllimshme të shtetit fqinj” promovimin e tezave serbe se gjoja shqiptarët janë të ardhur në Kosovë dhe Maqedoni në periudhën e shekujve XVII-XVIII. Në këtë kontekst bie në sy heshtja e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), e cila drejtohet nga profesor Dervishi. SHHSHM-ja nuk kanë reaguar ende për provokimet dhe qëndrimet ofenduese për shqiptarët. Nuk ka reaguar po ashtu edhe Katedra e Historisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

“Gjeografia” pret anëtarin shqiptar
Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, është formuar të hënën edhe Komisioni për revidimin e tekstit “Gjeografia” për vitet e dyta të arsimit të mesëm. Mirëpo, deri para mbylljes së gazetës, në këtë komision nuk dihej ende emri i anëtari shqiptarë. Zëvendësministrja Lindita Qazimi tha se është vendosur që në këtë Komision të ketë edhe anëtarë shqiptarë. “Nuk mund të them se kush do të jetë, pasi presim që anëtarin në fjalë ta propozojë Universiteti Shtetëror i Tetovës”, pohoi Qazimi. Komisioni duhet të vlerësojë nëse “Gjeografia” mund të përdoret nga nxënësit duke iu korrigjuar pjesa ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje nga romët dhe maqedonasit, apo do të duhet të nxirret tërësisht nga përdorimi. Ndryshe, përkthyes i librit “Gjeografia” është prof.dr.Asllan Selmani, ndërsa në duart e nxënësve dhe profesorëve shqiptarë të lëndës së Gjeografisë qarkullon shtatë vite të tëra.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button