Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Skandal - Racisem ndaj futbollistit Vasil Shkurtaj pasi zgjodhi pashaporten Shqiptare dhe jo ate Greke.A reagoj shteti shqiptar? | My CMS

Skandal – Racisem ndaj futbollistit Vasil Shkurtaj pasi zgjodhi pashaporten Shqiptare dhe jo ate Greke.A reagoj shteti shqiptar?

GREQI- Përplasjet shqiptaro-greke në sport kanë njohur një ditë më parë një situatë të re, teksa futbollisti i kombëtares kuqezi Vasil Shkurtaj ka refuzuar pasaportën e Greqisë. Në fakt, klubi i Panioniosit i ka kërkuar atij që të marrë pasaportën helene në mënyrë që në skuadër të lirohet një vend për ekstrakomunitarët, por Shkurtaj nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Refuzimi i pasaportës është marrë vesh nga tifozët e Panioniosit, nga më fanatikët në Greqi.

Ata e kanë pritur sulmuesin shqiptar në stërvitjen e së martës dhe kanë nisur të lëshonin kore raciste ndaj tij, duke nisur “Shkurtaj, o shqiptar, nuk do të bëhesh kurrë grek!”. Tifozët kanë vijuar edhe me sharje të tjera raciste, ç’ka ka shkaktuar një reagim të vërtetë edhe në mediat helene. Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, drejtues të klubit të Panioniosit kanë dalë në një konferencë shtypi, duke dënuar sjelljen e tifozëve dhe duke e quajtur atë të papranueshme me politikat e klubit. Po a e denoj shteti shqiptar kete akt ? A doli dikush nga perfaqesuesit e qeverise shqiptare te ngrinte zerin pasi po sulmohej shtetasi i tij ne dhe te huaj ? Po per sulmin qe i bene autobusit shqiptar me bomba molotove ? Po per ngjarjen e rëndë te ndodhur në Igumenicë, ku një vajzë e vogël shqiptare është abuzuar seksualisht nga një plak grek ? Permenda rastet e diteve te fundit pasi me kujtohen deklaratat e menjehershme te shtetit greke dhe kryeminstrit te vendit tone po ashtu dhe te janullatosit per ngajrjen ne Himare ku sipas hetimeve te policise ishte nje kasident dhe jo i qellimshem.Mos per qeverine shqiptare te heshtur aktet tona jane te qellimshme dhe ato te grekeve aksidente ? Ky nuk eshte as rasti i pare dhe as i fundit nga greket kunder nesh dhe nga pushtetaret per shtetasit e vete dhe per padrejtesit ndaj kombit Shqiptar.Eshte e vertetuar qe as nuk i intereson as populli dhe as atdheu pasi ne venat e tyre nuk rrjedh gjak Shqiptari po tradhtari.

Nga : Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button