Kurti propozon bashkimin Kosovë-Shqipëri

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka kundërshtuar ashpër bisedimet e paralajmëruara në mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij pas vendimit të GJND-së dhe Rezolutës së OKB-së, liderët kosovare është dashur të debatojnë me Tiranën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Pushtetarët tanë në vend që të diskutojnë me autoritetet e Tiranës për bashkimin Kosovë-Shqipëri, kanë zgjedhur të debatojnë me Serbinë për ndarjen e brendshme të Kosovës”, është shprehur Albin Kurti, të martën pasdite në Klinë.

Ai me ketë rast ka bërë zyrtar edhe formimin e Këshillit për Zhvillim të Qendrës së Vetëvendosjes në Komunën e Klinës, Këshill ky që do të punojë për gjetjen e një përkrahjeje sa me të madhe për këtë lëvizje.

Kurti, i ka kritikuar qeverinë aktuale për politikën që po zhvillon sidomos pas paralajmërimeve për bisedime dhe ka paralajmëruar demonstrata dhe protesta kundër këtyre negociatave, që sipas tij, janë në dëm të Kosovës. Ai është i bindur se me këto negociata do të jetësohet plani 6 pikësh i Ban Ki Moonit dhe kjo është shumë e rrezikshme.

“Krerët tanë nuk duhet assesi të pranojnë negociata me Serbinë, sepse nga to nuk fiton Kosova por Serbia. Nuk negociohet me një shtet si Serbia e cila në kushtetutën e vet akoma Kosovën e konsideron si pjesë të saj, nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera, akoma i mban fshehur gjurmët e personave të pagjetur”, u shpreh Kurti.

Kurti mendon se në Kosovë duhet të ndodh një mobilizim një rizgjim i popullit për të ndryshuar ketë politike që është në dem të Kosovës pasi që liderët aktual e shikojnë vetëm interesin e tyre personal e jo edhe të Kosovës.

“Politikanët tanë nuk po e mbrojnë Kosovën por po punojnë vetëm për interesa të tyre personale që me shumë kanë të bëjnë me fitime financiare. Në Kosovë ka nevojë për protesta dhe demonstrata për të ndryshuar ketë qeverisje”, potencoi Kurti sipas të cilit në ketë kohë janë duke përfituar pushtetarët, miqtë dhe miqtë e miqve të tyre ndërsa qytetari është lënë në harresë.

Qëllimi Vetëvendosjes, sipas Kurtit është që të gjithë njerëzit e pakënaqur me zhvillimet në vend të bashkohen dhe të japin një organizate të re.

“Vetëm një grusht politikanësh dolën përfituesit kryesor dhe jo qytetarët. Ne do të angazhohemi për një shtet sovran dhe demokratik në realitet e jo siç është sot vetëm në letër dhe për neve vendosin të tjerët”, ka thënë Kurti.

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje, është i bindur se pa ndërruar politika nuk do të ndryshoj gjendja në veri të vendit dhe se aktet e fundit të dhunës janë të përgatitura nga autoritetet e Beogradit me qëllim që në prag të negociatave të dëshmoj se qeverisë me atë pjesë të vendit.

“Në Kosovë ka edhe shumë probleme tjera,gjendja socio-ekonomike është shumë e rëndë, krejt kjo nga mos qeverisja e mirë e politikaneve në pushtet”, tha Kurti.

Sipas tij, parulla e Vetëvendosjes “ Jo negociata, vetëvendosje”, tashmë është më aktuale se kurrë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button