Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasve. | My CMS

Zbulohet maja e aisbergut për studimet e arvanitasve.

Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitasit janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të rralla dhe të çmuara.

Kjo ndodh sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shek.XIX. <span>Por e vërteta është krejt ndryshe</span>. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shek.XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë që nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit që ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do ti ndeshim te libri Dhiata e Re, Korfuz, 1824, fq.188., Dhiata e Re, Korfuz, 1827 fq.839., Dhiata e Re, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet se në ato vite shpeshherë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme etj. Por për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për tu studiuar. Nga mesi i shekullit 19-të, gjuha shqipe në Greqi do të fillonte të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për tu studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori(1821-1881), Anastas Kullurioti(1822-1887) dhe të studiuesve të huaj.

Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoji gazetën “Zëri i Arbirisi” (Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbirisi”), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë që nuk dihet fati i tyre. Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoji më shumë libra për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si Kryetarë shteti, Kryeministra, akademikë etj., të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoji në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin Varvakion në Athinë. I cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht.

Ai hartoi gjithashtu dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamëria Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe. Panajot Kupitori botoj edhe një fjalor greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet.

Flitet se ai hapi një shkollë mbrëmjeje ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet për sepse nuk kanë dalë në dritë shumë vepra që botoi. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo në bibliotekat e Greqisë. Edhe pse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij shumë pak flitet edhe studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe shumë pak janë marrë me letërsinë e arvanitasve, ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shek XIX. Por këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shek.XIX janë të gabuara sepse sipas zbulimeve viteve të fundit, del se ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë.

Nga Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button