Greqia në krizë gërmon për thesarin e Ali Pashë Tepelenës

Një grup kërkuesish të thesareve janë vënë në kërkim të thesarit përrallor që i përkiste Ali Pashë Tepelenës, pashait shqiptar, guvernatorit të territoreve europiane të Perandorisë Otomane në periudhën 1744- 1822. Nuk janë pak por 30 ton ar dhe bizhuteri.

Një grup kërkuesish thesaresh kanë nisur kërkimet e tyre në fshatin e vogël Vasiliki, 350 km në veri të Athinës. Kërkimet janë mbështetur dhe nga autoritetet vendase. Në krye të grupit kërkues është një qytetar Greko-Amerikan, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Lajmi mësohet nga agjencia e lajmeve italiane Ansa. Sipas kryetari të bashkisë Vaios Ziakas, kryetari i këtij grupi ka në dore një dokument historik për vendndodhjen e thesarit të rrallë.

Operacioni në të cilin do të përdoren edhe dy eskavatore si dhe mjete të sofistikuara për zbulim thesaresh do të nisë në një zonë të Vasiliqisë, fshat i cili mban edhe emrin e gruas së preferuar të Ali Pashë Tepelenës.

Ali Pashë Tepelena sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

Lindi në Tepelenë në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze. 

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button