Pse Greqia nuk jep llogari për vrasjen e 154 emigrantëve shqiptarë

Një vlerësim ndoshta jo i drejtë, por i edhe nxituar nga politika greke, një vlerësim që më shumë rëndon imazhin e vendit komunitetin shqiptar në Greqi. Temperaturat e larta në Greqi mesa duket kanë prekur edhe politikën vendase, që ende kërkon të gjej drite në errësirë. Si një kliente e përhershme në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut dhe kampione në BE për shkeljen e të drejtave të njeriut, si “Delja e zezë” përpiqet të tërheqë vëmendjen e Komunitetit të BE-së, se minoriteti në Shqipëri po vritet dhe kërcënohet. Si nxënësi më i dobët i klasës kërkon të hapë probleme me Shqipërinë, duke shfrytëzuar në maksimum edhe rastin e fundit.  

Po përse ndodh kjo?
Përse ky vend gjithnjë kërkon të hapë probleme të paqena e të shkaktojë tensione në Shqipëri? Po kush është Greqia? Të njohur si sherrxhinjtë e Europës kanë çuar këtë ngjarje deri në Bashkimin Europian, në një kohë kur po hartohej programi për perspektivën e Shqipërisë në BE. Eurodeputeti i opozitës z. Kumcako i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të nxisë vendin tonë për të kapur fajtorët e krimit, në një kohë kur dihej angazhimi i autoriteteve shqiptare. Greqia gjithnjë ka ditur të shfrytëzojë dhimbjet njerëzore për qëllime politike. Edhe këtë radhë ende pa përfunduar hetimet nga organet kompetente, e ka pagëzuar këtë vrasje si një pastrim etnik nga nacionalistët shqiptarë, me pretendimin se himarioti u vra pse donte të fliste greqisht. Edhe këtë radhë politika greke është bashkuar si një trup i vetëm në emër të “mbrojtjes” së komunitetit grek të mbështetur nga Bollano dhe Arkipieskopi Janullatos, gjoja për të shpëtuar minoritetin, po nga kush? Greqia mesjetare tenton që krimet e kryera kundër komunitetit shqiptar në Greqi t’i eksportojë në Shqipëri, në një moment ku kriza ekonomike po gjunjëzon këtë vend nga dita në ditë.

Papandreu gjunjëzohet nga opozita
Papandreu është gjunjëzuar shpejt nga presioni i brendshëm politik, në një kohë pa dalë përfundimet e hetimeve lidhur mbi vrasjen. I nxituar si asnjëherë Papandreu me këtë veprim vulosi përfundimisht se Greqia ende nuk po gjen dritë për të dalë nga errësira e nacionalizmit e shovinizmit. Në prag të zgjedhjeve vendore Papandreu bën një kthesë 360 gradë kundrejt vendit tonë, një kthesë që lë të kuptosh se vija politike e Greqisë kundër Shqipërisë është e njëjtë e pa ndryshueshme dhe e parapërcaktuar.Nuk ishte ndonjë e papritur kur qeveria e tij lëshoi një deklaratë jo mirëdashëse, pasi kujtonte marrëveshjet reciproke dhe ato për të drejtat e minoritetit grek, duke i kërkuar autoriteteve shqiptare ndëshkimin e autorëve të krimit. Kjo deklaratë e nxituar hapi rrugën e absurdeve të mentalitetit ballkanas, me reagimet e nacionalisteve dhe të diplomatëve, për të implikuar një vrasje të karakterit banal me skenarë politik.  

Shfrytëzimi i vrasjes
Vrasja e minoritarit është shfrytëzuar më së mirë edhe këtë radhë nga shovinizmi dhe ekstremistët e vendit, që në mënyrë të drejtë për së drejti gjunjëzuan edhe qeverinë e Papandreut, që duke mos patur më besim në qeverinë shqiptare, ka reaguar ashpër me kritika të rënda kundër qeverisë shqiptare, i ka kërkuar përshpejtimin e gjetjes së fajtorit. Gjithashtu i mëson qeverisë sonë se si duhet ta dënojë këtë vrasje, të ngrejë në këmbë shoqërinë shqiptare si dhe përfaqësuesit politik.

Nuk prononcohet ambasada shqiptare në Athinë
Ambasadori shqiptar i porsaardhur në Athinë ende nuk është prononcuar akoma, të dënojë këtë vrasje, në një kohë kur mbarë Greqia është ngritur në këmbë, kur dhe ekstremi i djathtë di të shfrytëzojë shumë mire këto momente e të krijojë tensione. Siç dihet në këtë vend punojnë dhe jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë, të cilët prisnin një reagim më të shpejtë të qeverisë shqiptare, edhe pse kjo vrasje regjistrohej si nga të parat në vendin tone.

154 shqiptarët e vrarë
Por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikojë heshtjen e qeverisë greke dhe shqiptare për vrasjen e 154 emigrantëve tanë. Vrasjen e emigrantëve të pafajshëm me arsyen pse veshën bluzën e kuqe, vrasjen e fëmijëve 13 vjeçar, apo të moshuarve 65 vjeçar. Qeveria greke dhe ajo shqiptare duhet të ndërgjegjësohen për rihapjen e hetimeve në vrasjen e 68 emigranteve shqiptar nga policia greke (Astinomia), viktima të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me krimin.

Samaras: Athina duhet të reagojë fort
  Kreu i opozitës së djathtë Antonis Samaras ka shprehu gjithashtu mbështetjen e pakicës greke që jetojnë në Shqipëri dhe ka kërkuar dhe dënimin shembullor të fajtorëve. Ai theksoi se “Athina duhet të reagojë fort për veprime të tilla, të cilat shkaktojnë tensione dhe probleme në jetën e grekëve në Shqipëri.”

Ndërkohë policia akuzon emigrantët si fajtorë të krimit

Nga Ardit Saliaj

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button