Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Shqipëria pak aktive në mbrojtjen e emigrantëve | My CMS

Shqipëria pak aktive në mbrojtjen e emigrantëve

Shqipëria pak aktive në mbrojtjen e emigrantëve
Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar

Sondazhi: Greqia, vendi më armik i të huajve
Racizmi dhe ksenofobia i ka rrënjët në vetë shtetin helen, në tërë mekanizmin e tij lëvizës, ku më shumë se kushdo ky racizëm është ndjerë tek shqiptarët Me këtë veprim racor vetë shteti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të ksenofobisë dhe të racizmit, duke paraprirë me shembullin e vetë në shoqëri, duke e çuar këtë vend kampion të BE-së për vrasjet dhe keqtrajtimet e të huajve. Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 154 vrasje nga policia 68 dhe 86 nga qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje. Deri më sot policia vendase ka vrarë vetëm 8 shtetas grek, ndërsa shqiptar 68. Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajon morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.  

 Sondazhi
Sondazhi i zhvilluar tre vite më parë nga Qëndra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, “The Guardian”. Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë. Sipas gazetës The Guardian, mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Thrakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qera, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative.

Policia: Emigrantët fajtorë të krimit
Sipas sondazhit të fundit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë, në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind. Sipas sondazheve 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit. 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit. 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi. Ndërkaq 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit. Ndërsa 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.

Nga Shpetim Zinxhiria

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button