Maqedoni, libri për shkollat shqipe, quan Greqi hartën e Kosovës

Libri “ Shoqëria” për klasat e pesta nëntëvjeçare edhe pas rishikimit dhe ribotimit, sërish del me gabime të mëdha hartografike dhe pa përkthim adekuat. Një nga recensentët e librit, Skender Asani, nuk ndjen përgjegjësi për këto gabime, pasi sipas tij janë eliminuar gabimet përmbajtësore brenda në tekstit ku fyheshin shqiptarët, dhe thekson se faji për këtë duhet kërkuar në Ministrinë e Arsimit, e cila është botuese e tekstve shkollore.
Për çudi, vetëm në ribotimin e tekstit shqip, nën flamurin e Kosovës shkruan Greqi, gabim ky i cili nuk evidentohet edhe në librin në gjuhën maqedonishte. Ndërsa, në verzionin shqip, dhe harta e Maqedonisë është në maqedonishte, raporton Alsat-M.“Pasi e kemi kontrolluar dhe kemi dhënë vizën sepse teksti ishte i pastruar dhe nuk kishte asnjë gabim në tekstet, ndërsa në harta janë përvjedh disa gabime me qëllim apo pa qëllim tash duhet të gjendet ose të kërkohet faji te ministria e Arsimit, në komisionet e ndryshme të cilët pasi është dhënë vizë kanë bë disa lëshime dhe pse janë vendosur këto harta, a janë teknike apo të qëllimshme”, pyet Skender Asani, recensent i librit.

Por për numrin një të Ministrisë së Arsimit, Todorov, këto janë gabime normale dhe të vogla. Sipas tij me rëndësi është se sa të njëjtat ndikojnë në procesin mësimor.

“Gabime në libra do të ketë me siguri edhe në 100 vitet e ardhshme ndoshta edhe më shumë jo vetëm tek ne por në gjithë botën. Gabimet në libra janë dukuri normale, ndodhin, shtrohet pyetja sa ato gabime ndikojnë ose jo në procesin arsimor. Libri paraqet një mjet ndihmës, atë e shfrytëzon mësuesi dhe nxënësit, nuk është burim i vetëm i nxënies, dhe kur arsimtari do të gjej gabim të njëjtën e nënvizon dhe i njofton nxënësit”, thotë Nikolla Todorov minsitër i arsimit.

Tërheqja e librit, “Shoqëria”, erdhi si rezultat i reagimeve të shumta rreth publikimit të fakteve të pavërteta për historinë dhe kulturën shqiptare. Më skandaloze ishte paraqitja e fotografisë së profetit Muhamed. Në librin shkollor “Shoqëria” për klasën e pestë,  Republika e Kosovës tregohej si pjesë e Serbisë kurse pavarësinë e vet, Kosova e kishte fituar në vitin 2009 si krahinë autonome e Serbisë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button