Deprecated: stristr(): Non-string needles will be interpreted as strings in the future. Use an explicit chr() call to preserve the current behavior in /var/www/vhosts/zgjohushqiptar.com.al/zgjohushqiptar.al/wp-content/plugins/a2-w3-total-cache/lib/W3/PgCache.php on line 1054
Dhjetë vjet pa Aristidh Kolën | My CMS

Dhjetë vjet pa Aristidh Kolën

Sot më 11 tetor 2010 mbushen dhjetë vite ku në spitalin Evangjelizmos në Athinë vdiq arvanitasi i shquar Aristidh. Në këtë dhjetëvjetor të humbjes së tij ne nuk do themi shumë gjera për të, por do lemë vetë Aristidhin të na thotë mendimet e tija për shqiptarët.

Kola ishte studiues, shkrimtar, publicist që ka botuar disa libra për çështjen e arvanitasve dhe të Kosovës. Gjatë viteve 1995-2000 ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen. Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanitas, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste kishte përfunduar në dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Në këtë libër të fundit të tij, ai na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve, pellazgëve. Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga Kryetari i atëhershëm i shtetit shqiptar Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-Kryetari i shtetit shqiptar Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri”. Në vitin 2004, Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi e nderon me çertifikatë “Mirënjohje”, ndërsa Bashkia e qytetit të Skenderajt e shpalli “Qytetar Nderi”

 Kush është Aristidh Kola

Aristidh Kola lindi më 8 korrik të vitit 1944, në një fshat të banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arvanitika (shqipen). Në vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar më vonë punën si avokat në Athinë. Mbas disa vitesh do të njihej me Nansin, e cila u bë gruaja e tij dhe do t’i dhuron dy fëmijë të mrekullueshëm, Poliksenin dhe Panajotin.
Në vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij të avokatit për t’u marrë me studimet historike, folklorike dhe gjuhësore, të arvanitasve të Greqisë. Në vitin 1983 do të anëtarësohej në shoqatën “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do të zgjidhet disa herë kryetar i saj.

Në vitin 1983 do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, një libër i ringjalljes së vetëdijes për arvanitasit në Greqi, që do të ribotohej edhe nëntë herë të tjera në gjuhën greke.
Në vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit të parë në Greqi me këngë arvanitase, ku me Dhimitër Lekën dhe këngëtarin Thanasi Moraitin, bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD me këngë arvanitase.

Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perëndive”, dhe më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”, me qëllim që të botojë veprat e autorëve arvanitas, por edhe të autorëve të tjerë shqiptar.

Me punën e tij të palodhshme, në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar drejt grek, për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do të hidheshin kundër tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh Kola do të shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria për prezantimin e librit të tij u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi.

Kontributi i tij kombëtar

Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë.
Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë.

Në vitin 1995 do të botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat ç’njerëzore serbe kundër kombeve të ish- Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve. Në këtë libër Aristidh Kola do të paralajmëronte për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër shqiptarëve në Kosovë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.

Në vitin 1996, Aristidhi do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase të Greqisë” për tu marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, do botonte i vetëm revistën tre mujore “Arvanon”. Ku në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre.

Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij.

Iku i madhi të gjithë shqiptarëve

I qeshur dhe i dashur, Aristidhi  ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë. Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse.
Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”. Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke. Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak.Jemi të sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.

Idea e madhe

Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë.

Humbje e madhe; na e vranë Aristidh Kolën

Pak kohe para se te vdiste Aristidh Kola u tha miqve:
“Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.

Me vdekjen e tij kombi humbi një nga bijt më të medhenj, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej. Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë. Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.

E vërteta përvëluese e Aristidh Koles

“E vërteta përvëluese e Aristidh Koles” është libër, ese nga Kolec Traboini, që lidhen me të vërtetën e studiuesit arvanitas Aristidh P. Kolia (1944-2000) si dhe të popullsisë arvanitase në Greqi, të cilës racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke (si në të djeshmen historike por edhe në të përditshmen aktuale) përpiqet me të gjitha mjetet ti shuaj indentitetin si popull, si gjuhë, si kulturë e tradita. Aristidh Kolia ishte ai që qoftë si president i arvanitasve të Greqisë, qoftë si shkrimtar, studiues, historian publiçist, zgjoi popullin e vet dhe e vuri në udhën e dinjitetit historik e në këtë pikpamje ai është Prometeu i Arvanitasve. Dhe për këtë ata e vranë, së pari fizikisht e së dyti, përjetojnë dëshirën e eger që sa të jetë e mundur, të vritet moralisht edhe vepra e tij shumëdimensionale. Me studiuesin Kola, autori pati rastin të njihet personalisht gjatë kohës që jetonte në Athinë dhe të krijojë një miqësi të vërtetë, njohje që i sherbeu për të paraqitur një sërë artikujsh në të cilat shfaqet jo vetëm universaliteti i ideve të Aristidh Kolias por edhe të shtjellohet me tej idea se përse këtë personalitet të madh e vranë në mënyrë të sofistikuar siç historikisht kanë vrarë edhe udheheqës të tjerë arvanitas, herë me plumb pas shpine, herë me helm në kafe e në kohrat moderne me radioaktivitet vdekjeprurës. Në 310 faqet e librit përmblidhen edhe ese e shkrime të tjera relevante, që kanë të bëjnë me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, aspekte historike e aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, mbi artin e letersinë etj. Është botuar në Tiranë 2005.

 Veprimtaria

  • Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
  • Gjuha e Perëndive, 1989.
  • Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
  • Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
  • Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
  • Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
  • Kënga e Mercenarëveprejardhja e grekëve
  • Mithi dhe e Vërteta
  • Varrimi i Tretë i Marko Boçarit

Në faqën tone sot më datë 11.10.2010 u realiziua një kërkesë prej 10.000 pjesmarrësish ku vendosëm foto profili në facebook foton e të ndjerit Aristidh në përkujtim të përvjetorit 10-vjeçar të vdekjes të tij.

Arsyeja :
Duhet ti tregojmë botës dhe kryesisht grekëve që Aristidhi ska vdekur është në zemrat tona përgjithmonë dhe që kujtimi i tij do të jetë i paharrueshem pasi kemi humbur një nga njerëzit më të medhenj të kombit tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej.Njëkohësisht të tregojmë për Shqipërinë dhe për Shqiptarin e vërtet pasi historia e Shqipërise dhe e historianëve po zhduket dhe po deformohet dhe shumica e shqiptarëve jan shum pak të informuar për të madhin Aristidh i cili është më gjallë se atëhere kur merrte frymë…

U prehtë në paqe shpirti tij !

Nga Ardit Saliaj
Dokumentar :
http://vids.myspace.com/index.cfm?fuseaction=vids.individual&videoid=50271805#pm_cmp=vid_OEV_P_PThe

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button