Aeroporti i Prishtinës, zhduk simbolet kombëtare kompania Turke

Suvenirët me simbole të Kosovës janë hequr nga dyqanet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, prej ditës kur e ka marrë atë nën menaxhim një kompani turke.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Edhe pse ky aeroport mban emrin e heroit Adem Jashari, në hapësirat e tij nuk mund të gjesh ndonjë skulpturë ose fotografi të tij.

Zëdhënësi i ANP-së, Altin Ahmeti nuk e ka dashur të bëjë asnjë koment rreth kësaj situate. Në anën tjetër, ministrja Çitaku, e cila nuk kishte qenë në dijeni për këtë, ka theksuar për gazetën “Koha Ditore” se “kjo duhet të ndryshojë menjëherë”.

Vetëm disa muaj më parë, në hapësirën e“blerjes së lirë”, në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ka pasur me shumicë simbole të Kosovës. Suvenire si Hyjnesha në Fron, skulptura të personaliteteve, si aso të humanistes së madhe Nëna Tereza, presidentit historik të Kosovës. Ibrahim Rugova dhe të heroit Adem Jashari, emrin e të cilit e mban aeroporti, ishin ndër simbolet që binin më shumë në sy.

Flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës gjithashtu mund të gjendej me lehtësi në këtë ambient.

Pavarësisht se këto suvenire ishin ndër më të shiturit, që prej marrjes në menaxhim të ambientit nga kompania turke “Unifree”, ato janë hequr, ndërsa ish-punëtorët që tregëtonin suveniret janë hequr nga puna.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

loading...
Back to top button